Studentet.info
Lajme : Bashkėpunim mes Universiteteve
Kyqur 02-04-2007 12:33:00 (1395 Lexime)

Universiteti shtetėror i Tetovės nenshkruan marreveshje me universitetin e Shkupit

TETOVĖ, 2 PRILL - Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti, nėnshkroi njė marrėveshje bashkėpunimi me rektorin e Universitetit “Shėn Cirili dhe Metodi” tė Shkupit, prof. dr. Gjorgji Martinovski. Ky akt solemn i lidh kėto dy universitete qė nė tė ardhmen tė kenė njė bashkėpunim mė tė ngushtė mes vete. Me kėtė rast, rektorėt e tė dy universiteteve dhanė deklaratė pėr mediumet.


Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti u shpreh: “Sot nėnshkruam kontratėn e bashkėpunimit, e cila ėshtė njė vazhdimėsi e bashkėpunimit tė kėtyre dy universiteteve nga viti 2004, mirėpo kjo u bė sot edhe zyrtarisht me firmosjen e kontratės”.



Bexheti nėnvizoi se bashkėpunimi mes dy universiteteve parasheh pjesėmarrjen nėpėr projekte tė pėrbashkėta, studime tė pėrbashkėta programore, kurikulume etj. “Dihet qė Universiteti i Shkupit ka njė pėrvojė tė madhe, kėshtu qė ne si universitet i ri duhet ta shfrytėzojmė kėtė. Bashkėpunimi ekziston nė tė gjitha fakultetet, ndėrsa ne kemi shumė profesorė deficitarė qė duhet tė ligjėrojnė nė universitetin tonė”, tha rektori Bexheti.


Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, lidhur me kėmbimin e kuadrit, tha se “Universiteti i Shkupit edhe deri mė tash mė sė shumti na ka mbėshtetur me kuadėr, por edhe tash e tutje ky bashkėpunim do tė thellohet, pasi qė na presin disa projekte tė pėrbashkėta, disa nga ato do tė jenė edhe ndėrkombėtare. Disa nga projektet e tilla janė edhe ato tė menaxhimit tė universiteteve, programi Tempus, programi pėr ndėrkombėtarizimin e universiteteve etj.”.


Rektori i Universitetit “Shėn Cirili e Metodi”, prof. dr. Gjorgji Martinovski lidhur me kėtė marrėveshje, tha: “Sot kemi njė akt solemn tė formalizimit tė bashkėpunimit mes kėtyre dy universiteteve. Ky bashkėpunim u iniciua me hapjen e njė universiteti nė Tetovė. Nė kėtė fazė, si dhe nė proceset e mėtutjeshme, aktivisht kemi bashkėpunuar. Ne participuam nė fillim nė pėrgatitjen e kurikulumeve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ndėrsa mė vonė morėm pjesė aktive edhe me kuadrin mėsimor, duke marrė parasysh se universiteti ynė ėshtė shumė mė herėt i formuar, kemi kuadro profesionale, njė numėr i tė cilėve u vunė nė dispozicion tė USHT-sė, siē ka qenė praktika edhe me Universitetin e Manastirit”.

Lidhur me numrin e pėrgjithshėm tė profesorėve qė do tė ligjėrojnė nė USHT, rektori i Universitetit tė Shkupit, Gjorgji Martinovski tha se pritet qė tė angazhohen rreth 30 profesorė, por kjo nuk ėshtė aq mė rėndėsi, sa qė ėshtė vetė akti i njė bashkėpunimi tė tillė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio