Studentet.info
Lajme : Kosovarėt do tė bėhen diplomatė pas leksioneve tremujore qė do tė organizojė Akademia Diplomatike e Vjenės
Kyqur 04-04-2007 10:20:00 (1652 Lexime)

Kosova me diplomatė tė pashkolluar


Prishtinė, 4 prill – Diplomacia pėr Kosovėn qysh prej nėntorit tė vitit 2005 ėshtė sjellur pėrrreth Vjenės, ndėrsa ėshtė pikėrisht akademia e kėtij qyteti qė do tė pėrpiqet tė pėrgatis sadopak diplomatėt e ardhshėm kosovarė, tė cilėt do tė eknė mision jashtė vendit. Ky hap para nė pėrgatitjen profesionale tė ambasadorėve tė ardhshėm dhe korit diplomatik bėhet tek nė ditėn kur nė Kėshillin e Sigurimit ėshtė diskutuar pėr propozimin e kryendėrmjetėsit pėr statusin, Martti Ahtisaari. Universiteti i Prishtinės dhe Akademia Diplomatike e Vjenės janė marrė vesh tė martėn qė bashkėrisht tė bėjnė trajnimin pėr diplomaci tė stafit tė institucioneve vendėse, i cili do tė rekrutohet pėr shėrbim jashtė vendit.

Kosova ka nevojė tė ketė personel tė trajnuar nė kėtė fazė tė procesit tė statusit, ka thėnė Alexander Bayerl, shef i Zyrės Austriake nė Prishtinė, dhe ka konsideruar se kjo ėshtė koha mė e mirė pėr tė filluar zyrtarisht bashkėpunimin pėr kėtė trajnim.
“Akademia Diplomatike e Vjenės ėshtė e gatshme tė ofrojė ndihmė pėr personelin i cili do tė caktohet pėr kėtė trajnim. Kėta 20 kandidatė do tė kenė njė trajnim tre mujor dhe pastaj do tė fillohet me disa seminare, ku do tė jepen leksione pėr mėnyrėn se si funksionojnė institucionet evropiane dhe, nė fund, gjatė verės do ta kemi seancėn e fundit nė Vjenė”, ka thėnė Bayerl.
Pasi ėshtė konsideruar se nė kėtė fazė Kosova ka nevojė pėr staf tė arsimuar nė lėmin e diplomacisė, ėshtė bėrė e ditur se grupi i parė i pjesėmarrėsve nė kėtė trajnim do tė pėrbėhet prej 20 vetave, ndėrsa prej 18 prillit e deri nė muajin qershor ata do tė kenė mundėsinė qė tė ndjekin leksionet nė lėmin e diplomacisė nga profesorėt vjenez.
Por, Kosova nuk duhet tė jetė e kėnaqur me kurse tre apo gjashtė mujore, meqė kjo ėshtė zgjidhje emergjente, i ka thėnė gazetės ish-kryeministri i vendit, Bajram Kosumi, sipas tė cilit edhe pse me dekada tė tėra ėshtė folur pėr ditėn e pavarėsisė “ne po e presim tė papėrgatitur kėtė ditė”.
“Nė Kosovė nuk ka pasur shkollė pėr shkollim tė diplomatėve dhe nė gishta mund tė numėrohen disa diplomatė. Pra, ka mungesė enorme tė diplomatėve”, ėshtė shprehur Kosumi.
Ai tregon se nė kohėn kur ushtronte detyrėn e tė parit tė qeverisė e kishte shtruar kėtė ēėshtje. Kosumi kishte tentuar qė nė bashkėpunim me Universitetin pėr Biznes dhe Teknologji (UBT), dhe me ndihmėn e USAID-it tė hapej drejtimi pėr diplomaci nė studime master, pėr diku 30 deri nė 50 diplomatė, mirėpo projekti thotė se nuk ėshtė realizuar “pas zhvillimeve qė ndodhėn nė qeveri, nė mars tė vitit 2006”.
Kosova do tė pėrballet mė vėshtirėsi gjatė zgjedhjes sė njerėzve dhe personelit qė do tė punojė nė ambasada, druan ish-kryeministri, derisa bėnė apel qė Qeveria tė ndėrmarr urgjentisht njė projekt qė tė shkollojė stafin i cili pritet tė vendoset nė ambasadat qė Kosova do t’i hapė menjėherė pas themelimit tė Ministrisė sė Jashtme.
Me gjithė kėtė Kosumi vė nė dukje se esenca e ēėshtjes nuk ėshtė krejt tek ballafaqimi me kėtė situatė, por shtron pyetjen: si tė bėhet e mundur qė kjo gjendje tė zgjasė sa mė pak. Ai zgjidhjen e sheh nė hapjen e njė drejtimi nė master pėr diplomaci nė ndonjė fakultet, qė pėr njė vit e gjysmė mund tė dilte gjenerata e parė e tė diplomuarve.
Por, Rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, nuk ka ndarė mendimin e njėjtė me ish-kryeministrin Kosumi, sa i pėrket pėrgatitjes profesionale, qoftė tė ambasadorėve tė ardhshėm apo tė njerėzve qė bėjnė korin diplomatik.
I pyetur nga gazeta, nėse Kosova ka ose jo mungesė diplomatėsh dhe nėse UP ka ndėrmend tė hapė ndonjė drejtim pėr diplomaci, rektori ėshtė pėrgjigjur: “Puna e tė qenit diplomat karriere nuk varet vetėm nga shkollimi. Shumė ish-vende koloniale gjatė viteve 50-60 janė bėrė shtete dhe nuk kanė pasur ambasadorė. Nė Fakultetin Juridik ka programe master pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe plan-rogrami dhe literatura janė tė standardizuara. Ne besojmė qė nė njė fazė tė mėvonshme tė ketė trajnim diplomacie tė pastėr”.
Hasani konsideron se me marrėveshjen e sė martės ėshtė bėrė njė hap para nė trajnimin e stafit tė IPVQ-ve, tė cilėt do tė shėrbejnė jashtė vendit, dhe shpreh besimin qė do tė ketė rast edhe pėr trajnime mė tė thella nė kėtė fushė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio