Studentet.info
Lajme : Punsime familjare ne UP
Kyqur 12-04-2007 7:00:00 (2820 Lexime)

Fakulteti i Akraballėkut


PRISHTINĖ, 10 PRILL - Profesorėt e Fakultetit tė Mjekėsisė janė pėrkujdesur qė familjarėt dhe tė afėrmit e tyre t`i kenė edhe bashkėpunėtorė. Ky fakultet ėshtė shndėrruar nė njė trung familjar qė mban pak degė.

Ndėr degėt mė tė forta qė pėrbėjnė pemėn e kėtij fakulteti, janė Dedushaj, Krasniqi, Ramadani, Gashi, Belegu dhe disa tė tjera.
Shumica e kėtyre familjeve, janė nga dy e mė shumė anėtarė ligjėrues nė kėtė fakultet. Disa prej kėtyre profesorėve nė kėtė fakultet kanė tė punėsuar vetėm gruan dhe vajzėn, disa tė tjerė kanė futur vėllain apo motrėn e tyre dhe tjerė tė cilėt janė zgjeruar duke u zgjeruar edhe te kushėrinjtė, baxhanakėt dhe tezet. Asnjė prej tyre nuk janė nė pozita tė ulėta, por janė ligjėrues dhe asistentė tė profesorėve mė me nam nė kėtė fakultet.

Kjo ėshtė vėrtetuar pas njė hulumtimi tė gazetės Express. Ėshtė konstatuar se nga 300 punėtorė sa ka Fakulteti i Mjekėsisė nė tėrėsi rreth 100 prej tyre kanė lidhje tė ngushta familjare.


Duket se kjo me ligj nuk ėshtė e ndaluar, mirėpo nė kėtė aspekt Fakulteti i Mjekėsisė ėshtė unikat nė Universitetin e Prishtinės, ndoshta edhe mė gjerė. Punėsimi i kėtyre njerėzve qė pėrbėjnė trungun, thuhet tė jenė bėrė me konkurse publike dhe tė hapura.

Kėtė e kanė bėrė tė ditur burime tė gazetės Express. Kėto burime gjithashtu tregojnė se asistentėt nė kėtė fakultet, e tė cilėt janė fėmijė tė profesorėve, janė futur pa ndonjė procedurė. Edhe vetė Isuf Dedushaj, dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė, pranon se pėrbėrja e personelit tė fakultetit tė cilin ai e drejton, ėshtė I mbushur me familjarė. Ai tregon se lidhjet familjare tė kėtyre njerėzve janė tė ndryshme, si ēifte, vėllezėr dhe motra. Megjithatė, ai mendon se kjo nuk paraqet ndonjė problem nė mbarėvajtjen e punėve qė bėhen nė fakultet. Arsyetimi i tij ėshtė se kjo gjendje ėshtė krijuar gjatė dekadave dhe shumė nga profesorėt janė martuar me koleget e tyre ose anasjelltas. Nė njė mėnyrė ai justifikohet me trashėgimin e kėsaj gjendjeje familjarizimi. Pėr fėmijėt e profesorėve, tė cilėt po ashtu janė punėsuar nė kėtė institucion, Dedushaj thotė se pėr kėto vende pune janė shpallur konkurse tė rregullta, ku votat kanė vendosur pėr fitimin e vendit tė punės, ku edhe kanė fituar mė tė mirėt. Jo rastėsisht, familjarėt e kėtyre profesorėve janė zgjedhur mė tė mirėt dhe pėr nga pikėt kanė qenė tė parėt dhe ė tė mirėt nė konkurrencėn e tyre.

“Sa u pėrket ēifteve bashkėshortore nė kėtė fakultet, me tituj tė lartė janė katėr, ndėrsa asistentė tri ēifte, por tė gjithė punojnė nė njėsi tė ndryshme”, tregon Dedushaj vetėm pėr ēiftet qė janė tė punėsuar nė kėtė fakultet. Sipas tij, e vėrteta qėndron se nė kėtė fakultet nė gjashtė degėt e tij me 14 klinika dhe shtatė institute, ka rastisur qė tė punojnė edhe bashkėshortė. Fėmijėt e ishprofesorėve dhe tė profesorėve, por edhe motėr e vėlla, shpjegoi ai, nuk ka asnjė rast ku kėta janė tė njė dege specializimi apo tė njė lėnde mėsimore.

“Kemi 8 persona qė janė motėr e vėlla, por asnjėri nuk ėshtė nė degė tė ngjashme dhe pa dyshim se kėta kanė qenė studentė tė shkėlqyeshėm kur janė pranuar nė klinika dhe institute me konkurs tė rregullt pėr punėsim”, tha dekani Dedushaj. Thotė se nuk ka pasur vėrejtje nė mbarėvajtjen e procesit mėsimor, edhe pse e ka tė trashėguar kėtė gjendje.

Gazeta Express ka siguruar listen e tėrė personelit ligjėrues tė Fakultetit tė Mjekėsisė, duke i identifikuar edhe ata profesorė, tė cilėt kanė punėsuar familjarėt dhe tė afėrmit e tyre nė kėtė institucion. Lista fillon qysh me tė parin e kėtij fakulteti – Isuf Dedushaj, i cili e ka vajzėn asistente aty.


Profesorėt e Fakultetit tė Mjekėsisė qė kanė punėsuar tė afėrmit e tyre.

Isuf Dedushaj – vajzėn
Ilir Begolli – gruan
Naser Ramadani – gruan
Sefedin Muēa – gruan
Avdyl Krasniqi - gruan
Mazllum Belegu – gruan
Sylejman Rexhepi – gruan
Ferid Agani – gruan
Afrim Blyta – gruan
Agim Vela – vajzėn
Cen Bytyqi – gruan
Bedri Bakalli – vajzėn
Bajram Nuraj – vėllanė
Osman Sefija – djalin
Adil Raka – djalin
Hasan Ahmeti – gruan
Agim Begzati – gruan
Ali Gashi – vėllanė... dhe
shumė profesorė tė tjerė.


Nga: Artan Behrami
Arben Hyseni




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio