Studentet.info
Lajme : Fakulteti i Mjekėsisė 11 akuza pėr menaxhmentin e UP-sė
Kyqur 13-04-2007 3:32:30 (5188 Lexime)

Rektorati i UP-sė imponoi regjistrimin e studentėve pa pėrfillur kriteret


Prishtinė, 13 Prill - Fakulteti i Mjekėsisė ka alarmuar pėr konfliktet qė ka menaxhmenti me drejtuesit e Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės. Sipas njė letre qė e ka siguruar tablloidi virtual Studentet.Info, prej se kanė marrė timonin drejtues tė UP-sė zyrtarėt e tashėm kanė bėrė shumė shkelje tė ligjit, e tė cilat janė imponuar pėr t’u implementuar nė fakultet. Aty thuhet se fakulteti ka marrė obligime nga Rektorati qė tė pranojė studentė pa pėrfillur kriteret, madje edhe tė tillė qė fare nuk janė paraqitur nė provimin pranues. Studentet.Info ekskluzivisht sjell nė vijim letrėn e plotė tė pėrgatitur nga drejtuesit e fakultetit, dhe e cila ende nuk ka marrė formėn zyrtare.

Nga : Dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė Prishtinė
Pėr: Kėshillin Drejtues tė Universitetit tė Prishtinės
CC.: Senatit tė UP, Kryetarit tė Kosovės,Kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės, Ministrit tė Arsimit, Grupit Parlamentar pėr Arsim tė Kuvendit tė Kosovės, Rektorit tė UP

Lėnda: Informatė mbi gjendjen aktuale nė FMP



I nderuari Kryetar i Kėshillit Drejtues tė UP,
Tė respektaur anėtarė tė Kėshillit,

jemi dėshmitarė tė pėrfoljeve dhe shqetėsimeve tė opinionit kosovar se ēka po ndodh nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė, institucion ky vital i arsimit dhe shėndetėsisė sė Kosovės. Prandaj e kam pėr detyrė pėr tė Ju pasqyruar dhe argumentuar situatėn aktuale. Pėr hir tė sė vėrtetės vendosa qė nė pika tė shkurta ta pėrshkruaj gjendjen nė FMP dhe tė Ju bėjme me dije me sa vijon:

I. Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė e ka themeluar Kuvendi i Kosovės nė vitin 1969. Nė FMP mėsimi zhvillohet nė 6 degė tė studimeve:

1. Mjekėsi e pėrgjithshme (themeluar 1969)
2. Stomatologji (themeluar 1975)
3. Farmaci (themeluar 1996)
4. Fizioterapi (themeluar 2001)
5. Infermieri dhe mami (themeluar 2003).
Nė tė gjashtė degėt e kėtij Fakuleti studiojnė 1781 student tė rregullt (shih raportin e punės 6 mujorė 2006). Nė FMP punojnė 265 mėsidhėnės dhe asistent (22 profesor tė rregullt, 30 profesor tė asocuar, 31 profesor asistent, 8 ligjėrues, 62 asistent dhe 112 asistent tė ri). Tė angazhuar nė procesin mėsimor janė edhe 40 vetė, ndėrsa nga fakultetet tjera kemi tė angazhuar 10 profesor dhe asistent. Ky kuadėr pėrbėn mbi 30 % tė stafit tė UP.

II. Zgjedhjet

Nė vitin 2006, nė tėrė UP poashtu edhe nė FMP u organizuan zgjedhjet e lira, pas tė cilave ėshtė konstituar Kėshilli i FM prej 35 anėtarėve. Kėshilli ka bėrė pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr dekan dhe anėtarė tė Senatit tė UP, dhe me vota tė fshehta ka fituar bindshėm dekani aktual i FMP. Me propozim tė dekanit janė zgjedhė 3 prodekanė, pa asnjė vėrejtje.
Sipas skemės organizative nė FMP funksionojnė Bashkėsitė e Katedrave dhe Katedrat e FMP.

III. Funksionimi i FMP

Bazė mėsimore pėr FMP janė Qendra Klinike Universitare e Kosovės, Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovės, Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, Instituti i Mjekėsisė sė Punės nė Kastriot dhe Enti Kombėtar i Transfuzionit tė Gjakut, institucione kėto tė pavarura tė cilat i raportojnė Ministrisė sė Shėndetėsisė. I tėrė kuadri mėsimor i FMP ka orar tė plotė tė punės nė kėto institucione shėndetėsore nga ora 8-16, kurse pėr veprimtarinė arsimore i raportojnė FMP, qė paraqet problem serioz pėr menaxhment.

IV. Dekanati i ri i FMP

Sprova e parė e Dekanit dhe stafit tė tij ishin provimet pranuese pėr vitin shkollor 2006/07. Ky provim u organizua dhe u zhvillua nė mėnyrė perfekte duke ju falėnderuar angazhimit maksimal tė Komisionit pėr pranimin e studentėve tė rinj, kuadrit tė FMP dhe personelit ndihmės. Karakteristikė e kėtij provimi ishte se pėr herė tė parė nė historinė e FMP nuk u plotėsua numri i studnetėve tė paraparė nė Mjekėsine e pėrgjithshme dhe Fizioterapi, ndėrsa nė Degėt Infermieri dhe Mami nuk u pranua asnjė student pėr arsye se nuk e plotėsuan kuotėn e poenėve nga testi tė paraparė nga UP. Pėr kėtė pjesė tė provimit nuk patėm asnjė ankesė.
Nė afatin e shtatorit (plotėsues) nuk u plotėsua numri me vetėfinansim nė Mjekėsi tė pėrgjithshme dhe Fizioterapi, ndėrsa nė Infermieri dhe mami u pranuan vetėm 2 studentė. Me vendimin e MASHT dhe Rektoratit tė UP, ėshtė bėrė rangimi nėpėr lista sipas vendeve tė lira pėr studentėt e Kosovės, ata nga jashtė Kosovės dhe minoritarėt, tė cilat vendime ne i kemi kundėrshtuar, sepse kėta candidate nuk e kishin plotėsuar kuotėn e nevojshme tė poenave nga test i provimit pranues (kishin mė pak se 24 poena ose 30% nga testi). Pas kėtij afati ka pasė kėrkesa nga Lugina e Preshevės dhe Maqedonia qė tė shtohet numri i studentėve nga kėto treva.

V. Konfliktet dhe mospajtimet me drejtuesit e rektoratit tė UP

1. Pas pėrfundimit tė provimit pranues ne nuk jemi pajtuar qė nė lista tė futen kandidatėt qė nuk e kanė plotėsuar kuotėn prej 30% tė poenėve nga provimi pranues. Ne e kemi zbatuar urdhėrin e MASHT-it, shkresa 801/01-B dhe shkresėn e Rektoratit 1/889 tė datės 20.10.2006. Komisioni pėr pranimin e studentėve tė rinjė i ka shpreh vėrejtjet dhe mospajtimin e tij me kėtė vendim me shkresėn 1969 tė datės 16.10.2006
2. Mė datėn 03.10.2006 arrin shkresa e Senatit tė UP nr. 1/672 me listėn e studentėve tė pranuar pėr pjestarėt e TMK, invalidėve tė luftės dhe dėshmorėve tė kombit. Nė kėtė listė ishin futur edhe 7 kandidatė jashtė Kosove pa e plotėsuar asnjė kriter, madje njėra nga kėto kandidate nuk kishte marrė pjesė farė nė provimin pranues nė afatin plotėsues. Shumica e kėtyre kandidatėve ishin pranuar me vetėfinasim, por mė vonė shumica e tyre janė liruar nga pagesa. Nė kėtė listė janė future edhe 3 minoritarė.
3. Senati i UP nė mbledhjen e datės 11.10.2006 miratoi vendimin e Komisionit pėr studime tė UP pėr zgjedhjen e tre mėsimdhėnėsve tė Mjekėsisė Interne, qė u kundėrshtua fuqishėm nga ana e mėsidhėnėsve tė refuzuar e qė kishin recenzione positive, e qė rezultoi me konflikte tė pandėrprera nė mes tė pedagogėve tė kėsaj Klinike. Nė kėtė Klinikė marrėdheniet ndėrnjerzore janė rrėnuar plotėsisht, dhe situata ėshtė shumė kritike. Tani po shihet qartė se kush kend e favorizoi dhe nė cilėn anė anohet.
4. Komisioni pėr ankesa i UP (kryetar prof dr Luan Ahma), poashtu ka bėrė shkelje gjatė pranimit tė 2 studentėve nga jashtė Kosovės.
5. Nė mbledhjen e Komisionit pėr studime tė datės 30.10.2006 dhe mbledhjen e Senatit te UP 02.11.2006 duhej tė zgjedhej personeli akademik i FMP, sipas konkurseve tė shpallura nga UP. Nga 54 asistentė tė propozuar nga komisionet recenzuese vetėm 12 nga ta propozohej tė pranoheshin. Dekanati i FMP e bėri njė analizė tė gjendjes e cila u prezentua nė Senatin e UP, ku si pėrfundim theksohej se me kėtė akt FMP po mbyllej. Senatorėt e UP nuk e votuan propozimin e Komisionit dhe Rektorit, dhe u morr qėndrim qė kandidatėt e propozuar tė qėndrojnė nė procesin mėsimor deri nė Qershor tė vitit 2007.
Pas kėtij vendimi raportet FMP-Rektorat u ērregulluan dukshėm, dhe nga ana e Rektoratit u krijua njė atmosferė jobashkėpunimi, mosdurimi, ndėrsakmėzave, politikė tė bazuar nė thash e thėme e kuloare, me tė vetmin qėllim qė tė krijohet atmosferė e mosbesimit nė Dekanatin e FMP. Rektorati bėhet “Dragstor” apo vend ku porositen ankesat, dhe ju sugjerohet ankuesėve qė tė sjellin sa mė shumė letra sepse “ėshėt hapur dosja pėr dekanin e FMP”. Krijimim i dosjeve tė pėrkujton njė kohė jo fort tė largėt (pėr kėtė konstatim ka shumė dėshmitarė).
6. Nė Senat tė UP drejtuesit e rektoratit e lėshuan edhe njė margaritarė, (i cili u publikua edhe nė mjetet e informimit !!!) gjoja se Dekani i FMP ka angazhuar asistent nė Katedrėn e Gjinekologjisė. (shiqo kėrkesėn e Dekanatit tė drejtuar Rektoratit pėr angazhim). Kontratat dhe angazhimet nė tėrėsi janė kompetencė e Rektoratit tė UP, dhe pas angazhimit tė gjashtė kandidatėve tė propozuar rektorati i angazhoi edhe tre tė tjerė shtesė, pas ankesės sė tyre.
7. Nė vazhdėn e politikės sė inateve tė ndjekur nga rektorati i UP ndaj FMP ėshtė edhe shkresa 2/188 e datės 15.11.2006 pėr formimin e njė Komisioni pėr vlerėsimin e gjendjes profesionale dhe shkencore tė FMP nė pėrbėrje nga 8 vetė. Ne nuk u pajtuam e as qė ishim tė informuar pėr klrijimin e kėtij komisioni ad hoc. Tre profesorė nga ky komision nuk pranuan tė jenė pjesėtar tė kėsaj loje. Sot po shihet roli dhe rezulatet e punės sė kėtij Komisioni.
8. Drejtuesit e Rektoratit tė UP u hidhėruan nė FMP pėr shkak tė krijimit tė nėnkomisionit pėr reforma tė UP, tė cilin ne e krijuam mė 21.10.2006, ndėrsa komisioni i Rektorit u formua me 15.11.2006 (njė muaj mė pas).
9. Rektori i UP nė vjeshtė, e ndaloi “rreptėsisht” ēfarėdo lloj transferi tė studentėve nga Universitetet tjera nė FMP. Mirėpo jo me larg se gjatė muajit mars mė nėnshkrim tė Rektorit u pranuan tre studentė tė “transferuar” (njė nga Bullgaria, Shkupi dhe njė nga viti i 5-tė i mjekėsisė sė pėrgjithshme nė vitin e pare Fizioterapi sipas nenit 28 dhe 151) me indeksa nė dorė, qė ti vijojnė mėsimet nė semestrin veror ( respektim i ligjit dhe Satutit).
10. Nė mbledhjen e Senatit tė UP tė datės 15.03.2006 Rektori akuzoi haptas Dekanin e FMP se ka angazhuar asistent tė ri nė katedrėn e Mjekėsisė Interne jashtė kritereve. E vėrteta qėndron nė faktin se pėr shkak tė rritjes enorme tė grupeve tė studentėve pėr shkak tė studentėtve tė transferuar nga Universiteti i Tetovės vite mė parė, Katedra e Internos ka kėrkuar angazhimin e tetė asistentėve te ri, por pėr shkak tė kushteve atyre iu ėshtė thėnė me gojė qė derisa tė pėrfundon procedura tė angazhohen dy asistentė nėse pėr kėtė do tė pajtohet rektorati. Mirėpo buja e krijuar nė opinjon dhe stypin ditor bėn tė besosh se krejt kjo qėshtje ka qenė e aranzhuar, pasi qė ne as qė arritėm ta bėjmė kėrkesėn zyrtare me shkrim pėr angazhim.
11. Rektori i UP e ka nėnshkruar kontratėn pėr marrėdhėnie tė punės pėr tre vjet pėr asistenten e Anatomisė patologjike, e cila as edhe njė ditė tė vetme nuk ėshtė paraqitur nė vendin e punė, nuk ėshtė fare nė Kosovė dhe nuk i ėshtė lajmėruar askujt.
Kėsaj shkrese poi a bashkangjesim edhe raportin e punės pėr 6 muajtė e kaluar, ku do tė shihni pėr tė arriturat por edhe tė pambėrrimet e planfikuara tė Dekanatit tė FMP. Kemi arritur disa rezulatete falė punės tė gjthė pedagogėve tė FM dhe ndihma nga donatorėt.
Duke e vlerėsuar si politikė jo tė drejtė, ndjellakeqe dhe potecialisht tė rrezikshme kunduall FMP, nė javėn e parė tė kėtij muaji u mblodh Kėshilli i FMP, shefat e Katedrave dhe pėrfaqsues tė komisioneve tė ndryshme tė Fakultetit dhe pėrfaqsuesėve tė studentėve, dhe kėrkuam votėbesimin e tyre. Rezultoj qė Dekanati i FMP ka njė besim dhe pėrkrahje tė parezervė tė gjithė oranizmave tė FMP dhe studentėve. Si masė te nevojshme dhe tė imponuar nga presionet dhe ngecjet e panevojshme po ju propozojme qe te riinicohet iniciativa pėr themelimin e Universitetit te Shkencave Mjekesore pranė UP.

Duke besuar qė sadopak ta kem kjartėsuar situatėn e krijuar nė mes tė FMP dhe UP, ju pėrshėndes pėrzemėrsisht nė emėr tė Dekanatit tė FMP.

www.STUDENTET.INFO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio