Studentet.info
Lajme : INTERVISTĖ EKSKLUZIVE ME Z. ALAJDIN ABAZI, REKTORI I UEJL-IT
Kyqur 09-02-2005 8:39:51 (2386 Lexime)


UEJL PREJ NĖ VJESHTĖ, STUDIME PASDIPLOMIKE

TETOVĖ 09 SHKURT- Prof. dr. Alajdin Abazi ka kryer Fakultetin Elektroteknik nė Zagreb nė vitin 1965, ku mė pas regjistron dhe kryen studimet pasuniversitare nė vitin 1973. Nė tė njėjtin universitet mbron edhe tezėn e doktoraturės nė lėminė e elektroteknikės. Njė kohė punon si inxhinier profesional dhe mė pas angazhohet nė fakultetin elektroteknik tė Universitetit tė Prishtinės ku njė kohė ishte dekan i fakultetit teknik (1979-1981). Profesor Abazi ka qenė aktiv nė aspektin profesional duke ligjėruar dhe hulumtuar jashtė shtetit, si nė: Universitetin North Wales (Britani e Madhe), IASI nė Rumani, Tiranė (Shqipėri), nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve nė Kinė. Ndėrsa nė Universitetin West Virginia (SHBA) ka qenė i angazhuar nė cilėsinė e kandidatit tė programit tė mirėnjohur tė Fulbrajti .

Njėherit prof.dr. Abazi ka publikuar edhe shumė punime shkencore dhe tekste universitare. Gjithashtu ka qenė pjesėmarrės nė njė numėr tė madh tė projekteve shkencore. Nė vitin 2001, emėrohet drejtor i Fondacionit tė Universitetit tė EJL nė Tetovė dhe pas pėrfundimit tė punėve rreth hapjes sė Universitetit, prof.dr.Alajdin Abazi emėrohet rektor i Universitetit tė EJL. Nė mbledhjen e fundit tė Bordit tė UEJL rektori, prof.dr.Alajdin Abazi, rizgjidhet pėrsėri me mandat katėrvjeēar.



Monitor: Nė mbledhjen e fundit tė Bordit tė UEJL-it u rizgjodhėt rektor pėr periudhėn katėrvjeēare. A mund tė na thoni se cilat janė arsyet qė fituat besimin e bordit edhe pėr njė mandat tjetėr?

A.Abazi: Nė statut parashihej vazhdimi i postit tė rektorit, njeriu i cili e ka kryer atė detyrė. Procedura e kompletimit tė rektoratit zgjati prej gushtit e deri nė fund tė vitit, atėherė kur u mbajt edhe mbledhja e fundit, qė pėrmendėt e bordit, ku u kompletua rektorati dhe pėrveē rektorit u zgjodhėn edhe tre prorektorė dhe sekretari gjeneral me mandat katėrvjeēar. Mirėpo pasi bėhet pyetja pėr rektorin, opinioni ėshtė i atillė qė institucioni ka bėrė me tė vėrtetė hapa tė rėndėsishme nė arsimimin e lartė. Pėr njė kohė tė shkurtėr u vunė themelet e njė institucioni tė studimeve deridiplomike, deri nė vitin e katėrt. U arritėn objektivat qė ishin tė parapara me projektin origjinal, natyrisht edhe objektivat qė paraqesin edhe misionin e universitetit nė statutin e tij. Gjithė kėto ishin sigurisht arsyet qė mė vazhduan mandatin.

Monitor: Kėtė vit UEJL fillon me njė riorganizim pėr shkak tė transferimit tė kompetencave nga stafi ndėrkombėtar te stafi vendor. Konkretisht pėr ēfarė riorganizimi bėhėt fjalė?

A.Abazi: Ėshtė njė lloj riorganizimi nė udhėheqjen, esenca ėshtė pak a shumė formale, por disa janė esenciale. Riorganizimi ėshtė pikėsėpari nė pėrmbajtjen e bordit tė kėtij universiteti, qė tani ka anėtarė prej disa burimeve e qė deri tani kanė qenė anėtarė vetėm prej institucioneve tė jashtme, njė pjesė tė madhe kemi pasur edhe vendorė. Tani bordi pėrbėhet prej anėtarėve qė vijnė prej tre burimeve. Tė huaj dy anėtarė, kryetari dhe njė anėtar qė ėshtė ish-sekretari i universitetit, tė tjerėt janė vendorė, qė sidoqoftė kanė lidhje me arsimin e lartė dhe janė njė pjesė tė punėsuar nė universitet. Kemi edhe tre anėtarė jashtė universitetit,qė kanė punuar ose punojnė nė universitet, por jo nė universitetin tonė. Ky ėshtė riorganizimi i ri. Pastaj fondacioni nė Tetovė, pasi qė nuk ekziston mė fondacioni nė Zvicėr, edhe ky ėshtė njė riorganizim dhe nė fund riorganizimi ėshtė nė atė se kemi edhe njė bord, kėshill tė them, qė pėrbėhet vetėm prej ndėrkombėtarėve, qė ėshtė njė bord kėshillėdhėnės qė do tė takohet tė themi vetėm njė herė nė vit, qė faktikisht do tė monitorojė dhe do tė japė kėshilla nė rastet kur ka nevojė universiteti.

Monitor: UEJL-ja nė tė ardhmen do tė financohet nga burime vetanake dhe do tė ketė njė buxhet tė mėvetėsishėm. Sipas zėdhėnėsit tė kėtij universiteti, buxheti i kėtij viti kap shifrėn 7. 1 milon euro, e cila ėshtė njė shifėr e konsiderueshme. A mund tė na thoni se nga do tė sigurohen kėto mjete?

A.Abazi: Po ne edhe deri tani jemi finansuar prej burimeve vetanake nė pjesėn mė tė madhe, qė nga fillimi, pasi qė studentėt paguanin. Mirėpo nė fillim kemi pasur kohė pas kohe mbėshtetje financiare, pasi qė filluam me njė numėr mė tė vogėl tė studentėve, 900 studentė dhe harxhimet ishim mė tė mėdha se sa hyrja e mjeteve prej studentėve qė paguanin atėherė. Tani ne kemi 5.300 studentė dhe natyrisht menaxhojmė institucionin me ato mjete. Donacione mė nuk kemi. Jo vetėm sivjet, por edhe vjet nuk kemi pasur donacione qė drejtpėrsėdrejti tė intervenojnė nė harxhimet tona. Donacione kemi pasur pėr tė ndėrtuar objekte. Kėto lloj donacionesh nuk do tė ndėrpriten edhe mė tej. Pra nuk kemi donacione tė drejpėrėdrejta, por kemi donacione nėpėrmjet projekteve. Kėshtu kemi njė projekt me SHBA me vlerė prej 1.8 milionė dollarė, kemi edhe njė projekt francez dhe njė donacion tjetėr, qė besoj se do tė aktivizohet gjatė kėtij viti shkollor, qė do tė jetė fillimi i njė objekti tė ri, i cili do tė jetė Qendra e biznesit. Pra donacionet vazhdojnė, por nuk ka intervenime. Ne menaxhojmė dhe jemi nė gjendje tė menaxhojmė tani pėr tani me tė ardhurat qė kemi prej studentėve. Buxheti 7.1 milion euro pėrfshin edhe njė pjesė tė investimeve, ndėrsa buxheti jonė ėshtė diku afėr 6 milion euro. Varet prej studentėve, varet sa studentė do tė regjistrohen, sa e kanė humbur vitin. Sidoqoftė ato tė ardhura neve na sigurojnė tė punojmė me njė komoditet normal. Ne mendojmė qė buxheti jonė do tė ndihmohet edhe prej buxhetit shtetėror njė ditė.

Monitor: Kėtė vit akademik keni ngritur ēmimin e studimeve pėr 50%. Ka tė bėjė kjo ngritje me plotėsimin e buxhetit?

A.Abazi: Jo nuk ka tė bėjė, pėr arsye se ne si fillim duhet tė kemi disa trajta tė mėsimdhėnies, pėrdorimit tė gjuhės qė e shtrenjton punėn dhe qė dallon prej Shkupit e UT-sė, ne me projekt kemi kėtu lojėn e gjuhėve, anglisht, shqip e maqedonisht e qė pak i shtrenjtojnė studimet. Nė fillim ne pikėrisht kemi pasur mbėshtejtje pėr ato kuadro qė kanė ardhur nga jashtė pėr tė mbajtur mėsim anglisht. Njė pjesė tė kuadrit ne e paguajmė vetė. Ne planifikuam qė nė administratėn e biznesit dhe shkencat kompjuterike duhet sa mė shumė anglisht. Dhe nėse vėreni, ato janė dy fakultete mė tė shtrenjta nga 1.500 euro, ndėrsa kėto tė tjerėt nga 1.200 apo 1.100 euro. Dhe natyrisht gjithmonė kanė njė rritje prej 10 % qė ėshtė pjesė e strategjisė. Nuk kemi ndėrmend tė bėjmė ndonjė rritje, rritja do tė jetė sipas projektit pėr rritje 10% ēdo vit.


Monitor: Ēka parasheh plani strategjik i zhvillimit tė universitetit 2004-2008?

A.Abazi: Vitin e kaluar ne e ndėrtuam strategjinė tonė pėr periudhėn 2004/2008. Janė katėr objektiva kryesore. Si e para ėshtė cilėsia, sigurimi i cilėsisė. Shumė me rėndėsi ėshtė qė nė institucionet qė janė nė kėtė fazė tė zhvillimit, se nė rast se bėjmė tani lėshime nė kualitet, kjo vėshtirė do tė mund tė kompensohet. Si e dyta, natyrisht, ėshtė qė tė hapen studimet pasdiplomike, pasi sivjet diplomojnė 300 deri 400 studentė dhe kanė interesim qė menjėherė pas studimeve deridiplomike, nė pėrputhje me deklaratėn e Bolonjės, tė vazhdojnė ciklin e dytė, gjegjėsisht studimet pasdiplomike. Jemi duke i bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė eventualisht nė vjeshtė t'i definojmė drejtimet. Objektivi ynė i tretė ėshtė qė tė fillojmė tė angazhohemi edhe jashtė procesit mėsimor me shkrime, me punė kėrkimore shkencore, me prezencė mė tė madhe brenda universitetit, jashtė universitetit. Pra tė bėjmė njė sistem tė qendrave hulumtuese, ku profesorėt, pėrveē mėsimdhėnies, do tė merren edhe me akivitete tė tjera nė kuadrin e projekteve tė ndryshme shkencore qė financohen nga burime tė ndryshme. Pra, do tė bėjmė qė ēdo fakultet tė ketė qendėr pėr hulumtime shkencore. Objektivi i katėrt ėshtė tė vazhdojmė misionin e institucionit pėrkushtuar gjuhės dhe kulturės shqiptare dhe tė ndihmojė arsimimin e lartė nė gjuhėn shqipe, meqė ashtu parasheh edhe statusi i universitetit.

Monitor: Planifikoni qė prej tetorit tė aprovoni studime pasdiplomike. A mendoni se dispononi me kuadrin e nevojshėm pėr tė realizuar njė gjė tė tillė?

A.Abazi: Kuadri kurrė nuk ėshtė mjaft, mirėpo nėse e krahasojmė me ditėt kur kemi filluar, tash jemi tepėr tė kėnaqur. Unė shpresoj shumė nė kuadrot qė tash vijojnė studimet pasdiplomike, qoftė nė rajon, qoftė nė ShBA e nė vendet evropiane. Pothuaj ēdo ditė ka oferta mė tė mira e mė tė mira dhe unė besoj se gjenerata e re do ta plotėsojė universitetin. Njė pjesė e kuadrit qė ligjėrojnė nė studimet deridiplomike, do tė inkuadrohet edhe nė studimet pasdiplomike, ndėrsa sipas nevojės do tė angazhojmė edhe kuadėr nga jashtė. Studimet deridiplomike do tė jenė studime trevjeēare, ndėrsa ato pasdiplomike do tė zgjasin tre vjet. Pėr disa lėmi, do tė jetė patjetėr tė studiohet 5 vjet qė tė arrihet niveli i studimeve sipas modelit tė vjetėr.

Monitor: Te qytetarėt mbizotėron bindja se mungon bashkėpunimi ndėrmjet UEJL-it dhe UT-sė. Cili do tė jetė angazhimi juaj nė mandatin e dytė pėr tė ndryshuar kėtė gjendje?

A.Abazi: Po ne faktikisht kemi filluar bashkėpunimin. Fillet e bashkėpunimit i kemi bėrė dhe kemi pasur disa takime, nė tė cilat kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit. Mirėpo, fatkeqėsisht ndodhi qė kėto dy-tre muaj UT-ja tė kishte si prioritet ēėshtje tė tjera. Nė njė takim u morėm vesh qė tė bėjmė njė marrėveshje pėr bashkėpunim, i cili nėnkupton mė tepėr se sa mėsimdhėnie. Kuptohet se nė fillim do tė jetė ēėshtja kadrovike, por krahas kėsaj do tė realizohen edhe projekte tė pėrbashkėta. Nė disa prej kėtyre projekteve, jo nė tė gjitha, kemi aplikuar bashkarisht. Unė besoj se nė tė ardhmen do tė mund ta rrisim bashkėpunimin, pasi pak u lehtėsua puna me zgjidhjen e problemit tė studentėve tė mjekėsisė dhe stomatologjisė pranė Universitetit tė Tetovės.

Monitor: Me zyrtarizimin e UT-sė qarkullojnė zėra se njė numėr i caktuar i profesorėve tė UJEL-it shprehin dėshirė qė tė kthehen nė Universitetin e Tetovės. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?

A.Abazi: Ata qė dėshironin tė punėsohen nė UT shkuan. Prej atyre qė kanė qenė tė punėsuar si tė rregullt nė UEJL, vetėm dekani i ekonomikut ėshtė punėsuar nė UT. Ata qė nuk janė nė marrėdhėnie tė rregullt pune, kėtu ose aty, ėshtė ēėshtje e tyre se ku japin mėsim. Sigurisht se angazhimin e ligjėruesve mendoj se duhet nė mėnyrė mė tė organizuar ta bėjmė tė dy institucionet. Tė legalizohet mbajtja e mėsimit nėpėr universitete tė ndryshme. Ne kemi informata se disa prej stafit tonė tė rregullt, ligjėrojnė atje. Ata kanė ligjėruar nė UShT edhe para se tė zyrtarizohet. Shpresojmė se sė shpejti ne universitetet do tė bėjmė njė marrėveshje dhe do tė zyrtarizohet puna e tyre. Pėrndryshe nuk ėshtė mire, qoftė dikush prej UShT-sė tė vijė kėtu, apo prej kėtu dikush tė shkojė atje. Duhet nė mėnyrė tė organizuar tė bėhet kjo. Ne jemi institucion privat, dhe jemi tė kujdessshėm nė atė se si realizohet procesi i mėsimit, a janė profesorėt tė disiplinuar, a janė studentėt tė kėnaqur, sepse, tek e fundit, studentėt tanė paguajnė mė shumė se sa nė Shkup, UShT apo Manastir.

Monitor: Kohė mė parė nga partia mė e madhe opozitare PDSH-ja u lansua ideja pėr bashkimin e dy universiteteve nė Tetovė. Cili ėshtė mendimi juaj lidhur me kėtė ide?

A.Abazi: Nuk kemi diskutuar seriozisht pėr kėtė temė. Mendojmė se mund tė ekzistojnė forma tė ndryshme tė bashkėpunimit. Pėr njė bashkim eventual, varet shumė prej rrethanave. Bashkėpunim duhet Sa i pėrket statusit tė universitetit, ne jemi universitet privat dhe ne nuk mundemi tė deklarojmė tani se do tė bėjmė kėto, apo ato hapa, pa mos u konsultuar me ata, tė cilėt na kanė themeluar. Mos tė gėnjehemi se mundet rektori, apo rektorati tė vendosė pėr ndėrrim tė statusit tė universitetit. Nuk ėshtė ēėshtje e thjeshtė tė bashkohen, apo tė ndahen universitetet. Njė ēėshtje tė tillė as qė e kemi diskutuar. Mendojmė se ėshtė herėt.


Intervistoi: Gjylsime Ibishi (MONITOR)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio