Studentet.info
Lajme : Me propozimin tė MASH, parlamenti miratoi ndryshimet nė arsimin sipėror
Kyqur 17-04-2007 14:19:10 (1463 Lexime)

Zgjidhje statusi pėr afėr 2.500 studentė pėr tė vijuar studimet nė USHT

TETOVĖ, 17 PRILL- Me angazhimin e drejtpėrdrejtė tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, i cili ndėrmori njė nismė brenda strukturave qeveritare pėr ndryshime dhe plotėsime tė Ligjit pėr arsimin sipėror, qė ka tė bėjė me shkurtimin e afateve dhe pėrshpejtimin e procedurave administrative pėr njohjen e diplomave dhe tė studimeve tė Universitetit tė Tetovės, tė hėnėn e kaluar, nė formė tė amendamentit u miratua ky propozim ligj edhe nga shumica e deputetėve nė Parlamentin e Maqedonisė.

Miratimi i kėtij ndryshimi dhe plotėsimi tė ligjit pėr njohje tė diplomave universitare ėshtė nė interes tė drejtpėrdrejtė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ku nga mosinteresimi i garniturave tė mėparshme udhėheqėse tė kėtij institucioni dhe ish-ministrisė sė arsimit dhe shkencės, afėr 2.500 studentė kishin mbetur me status tė pazgjidhur, ndėrsa kandidatėt qė kishin kryer studimet pėrkatėse nė kėtė universitet ishin mjaft tė shqetėsuar pėr fatin e mėtejmė tė kualifikimit tė tyre, pėr shkak tė pėrballjes me probleme tė shumta gjatė punėsimit, vazhdimit tė studimeve nė vend dhe jashtė, si dhe me pengesa tė tjera.




Ministria e Arsimit deri mė tash ka mundėsuar dy herė transferimin e studentėve, por ka qenė e pėrkufizuar. Shansi i parė ishte dhėnė nė vitin 2000, kur kjo mund tė bėhej nė universitetet e Shkupit, Manastirit mė vonė edhe tė UEJL, kurse transferimi i dytė u hap nė vitin 2004, kur legalizimi mund tė bėhej edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Nė tė dy rastet e mėparshme, prej mundėsisė pėr njohjen e diplomave ishin tė pėrjashtuar ata qė i kanė regjistruar studimet e magjistraturės dhe tė doktoratės, tė cilat mbetėn tė pa legalizuara me ligjin pėr themelimin e USHT-sė.

Me ndryshimin e ligjit tė lartpėrmendur, tė gjithė qė kanė regjistruar studime pasdiplomike dhe doktorata, do tė legjitimohet pėrmes mekanizmit tė zyrtarizimit dhe njohjes sė diplomave tė tyre. Vlen tė theksohet se janė ndėrmarrė tė gjitha masat qė procedurat do tė kryhen brenda harkut kohor tė tetė ditėve. Pėr rrjedhojė ky hap konsiderohet lehtėsim i madh pėr kandidatėt e diplomuar nė kėtė universitet, gjatė hapjes sė procedurave tė njohjes sė diplomave tė tyre dhe vėrtetimit tė tyre me vula tė ligjshme.

Plotėsimi i Ligjit pėr njohjen e diplomave brenda tetė ditėve, sipas ministrit Sulejman Rushiti, do tė vlejė edhe pėr kandidatėt qė kanė diplomuar nė 500 universitetet e jashtme, qė janė nė listėn e bashkėpunimit tė kėsaj ministrie. Ata qė kanė diplomuar nė universitete jashtė kėsaj liste, nostrifikimin do tė mund ta bėjnė mė sė voni pėr 20 ditė. Kurse, afati i fundit vlen deri mė 31 dhjetor 2008. Po qe se universiteti pėrkatės nuk pėrgjigjet me shkrim pėr diplomimin e kandidatit tė caktuar, diploma e tij do tė nostrifikohet me automatizėm.

Agim Ramadani, deputet i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), duke i mbėshtetur ndryshimet nė ligjin pėr njohjen e diplomave, ka vėnė nė pah gjatė debatit parlamentar se fakultetet pėrkatėse deri mė tash kanė bėrė obstruksione tė ndryshme, me qėllim tė zvarritjes sė afatit tė nostrifikimit tė diplomave, sidomos nė fushėn e mjekėsisė.

Nė praktikėn e deritashme, qė ėshtė trashėguar nga qeveria dhe nga ministria mėparshme e arsimit, legalizimi i studimeve tė UT-sė pėrkufizohej deri nė shkallėn universitare. Inkorporimi i studimeve tė magjistraturės dhe tė doktoratės, nė propozim ligjin e tanishėm shėnon njė arritje tė madhe pėr njė numėr tė konsiderueshėm tė studentėve.

Zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės, Jovan Llazarov ka deklaruar se me ndryshimet dhe plotėsimet e kėtij ligji bėhet harmonizimi i tij me Deklaratėn e Bolonjės dhe atė tė Lisbonės.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio