Studentet.info
Lajme : USHT pritet tė bėhet me nėntė fakultete
Kyqur 18-04-2007 14:10:47 (1315 Lexime)


USHT pritet tė bėhet me nėntė fakultete

TETOVĖ, 18 PRILL- Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, tė mėrkurėn mbajti mbledhjen e rregullt, nė tė cilėn u shqyrtuan dhe miratuan disa pika tė rendit tė ditės, ndėr tė tjera u shqyrtua dhe u miratua Vendimi i Drejtorisė sė Rektoratit tė USHT-sė pėr zgjedhjen e mėsimdhėnėsve sipas Konkursit tė publikuar mė 19 dhjetor 2006.

Kryetari i Senatit tė USHT, prof. dr. Lutfi Istrefi, tha se “Senati i USHT-sė mbajti mbledhje me disa pika tė rendit tė ditės, ku ndėr pikat mė tė rėndėsishme ishte miratimi i Vendimit tė Drejtorisė sė Rektoratit tė USHT-sė pėr zgjedhjen e mėsimdhėnėsve sipas Konkursit tė mėparshėm, tė cilin gradualisht e plotėsojmė, kėshtu qė na kanė mbetur edhe disa kandidatė, pėr tė cilėt ka pasur ankesa.


Duke zbatuar statutin, ne i kemi kthyer ata qė komisionet recensuese tė japin mendim dhe pastaj organet e universitetit tė vendosin. Kemi zgjedhur njė numėr tė madh tė kandidatėve dhe tė gjithė janė me nota tė larta”. Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti edhe njė herė pėrkujtoi se nė kėtė universitet do tė punohet nė mėnyrė transparente.

Rektori Bexheti bėri tė ditur se prej 70 vendeve tė hapura nga Ministria e Arsimit, janė plotėsuar 42 vende. Kėshtu kanė mbetur tė hapura 28 vende, ndėrsa pėr 18 nuk ka konkurruar askush. Pėr 10 vende ka pasur ankesa, pėr tė cilėt do tė bėhet recensioni edhe njė herė. “Ështė shumė me rėndėsi tė ceket se Qeveria e Maqedonisė dhe ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti, bėnė tė mundur transferin nga UT nė USHT pėr 2500 studentė, tė cilėt kėtė ende nuk e kanė bėrė. Tė gjithė studentėt do tė mund tė bėjnė transferin e tyre prej studimeve tė UT nė USHT, nė mėnyrė qė deri nė fund tė vitit 2008 tė mund tė kalojnė nė studime tė rregullta, pėr shkak se edhe ata kanė qenė studentė tė kėtij universiteti.

Edhe pėr studentėt qė kanė pėrfunduar ciklin e dytė, do t’u bėhet njohja e diplomave tė tyre”, tha rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti. Rektori Bexheti bėri tė ditur se nė USHT punohet nė lidhje me organogramin e ri tė fakulteteve, ku si risi do tė jetė hapja e disa fakulteteve tė reja, qė do tė dalin nga fakultetet ekzistuese ku janė grumbulluar mė shumė programe studimore. Kėshtu, nė tė ardhmen pritet qė USHT tė ketė nėntė fakultete, pėr dallim prej tash qė ka katėr fakultete dhe dy qendra studimore. Fakultetet ekzistuese, ai i Shkencave Matematike-Natyrore, Juridiku dhe Ekonomiku nuk do tė pėsojnė ndryshime. Universitetit pritet t’i shtohet edhe Fakulteti i Shkencave Mjekėsore, ku do tė ketė disa drejtime, si farmacia, drejtimi i motrave dhe ai i mjekėsisė-stomatologjisė. Ky i fundit pritet tė hapet nė vitin akademik 2009/2010, ndėrsa pėr tė ekzistojnė kushtet e nevojshme dhe ato janė tė akredituara.

Qendra Politeknike, e cila ka funksionuar deri mė tash, pritet tė shndėrrohet nė Fakultet tė Shkencave Aplikative, ashtu sic parasheh Deklarata e Bolonjės. Fakultet i vecantė pritet tė jetė edhe ai Filologjik, ku janė drejtimet e gjuhės shqipe, maqedonase, angleze dhe gjermane. Nė kėtė fakultet pritet tė funksionojė edhe qendra e studimit tė gjuhėve tė tjera, e cila do tė realizohet nė bashkėpunim me Universitetin e Shkupit. Kjo qendėr do tė jetė nė shėrbim tė atyre qė janė tė interesuar pėr t’u kualifikuar pėr gjuhė tė huaja. Nė mesin e fakulteteve tė kėtij universiteti, prej vitit tė ardhshėm akademik pritet tė funksionojnė edhe kėto fakultete tė vecanta: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Kulturės Fizike, qė do t’i kenė edhe drejtimet pėrkatėse.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio