Studentet.info
Lajme : Nė agjendė, krijimi i mė shumė universiteteve publike nė Kosovė
Kyqur 19-04-2007 2:20:00 (1927 Lexime)

Pas Hoxhajt edhe Veliu pro ndarjes sė Universitetit tė Prishtinės


Prishtinė, 19 prill – Ndarja e Universitetit tė Prishtinės (UP) nė mė shumė universitete publike tashmė ka hyrė nė agjendėn e institucioneve mė tė larta vendėse, pėrgjegjėse pėr sektorin e arsimit. Kreu i Ministrisė sė Arsimit dhe ai i Komisionit pėr Arsim nė Kuvendin e Kosovės tashmė hapur janė deklaruar pro kėsaj ēėshtjeje, e cila ėshtė aktualizuar nė masė tė madhe pasi disa nga njėsitė akademike kanė bėrė kėrkesa zyrtare pėr ndarje tė tyre nga UP-ja, shkruan e pėrditshmja kosovare "Koha Ditore".

Ministri i Arsimit, Agim Veliu, pėr herė tė parė ka pranuar se tani ėshtė koha kur duhet tė diskutohet dhe veprohet nė drejtim tė ndarjes sė UP-sė nė mė shumė universitete publike. Qėndrimin e tij e ka bėrė publik nė njė prononcim pėr “Kohėn Ditore”, dhe ka konfirmuar se nė adresė tė ministrisė kanė shkuar kėrkesat e disa fakulteteve pėr mvetėsimin e tyre. Pos fakulteteve teknike tė cilat duan ta themelojnė Universitetin Politeknik tė Prishtinės, tė tillė kėrkesė ministri ka pranuar edhe nga Fakulteti i Mjekėsisė. Menaxhmenti i kėtij tė fundit, pas acarimit tė marrėdhėnieve me drejtuesit e rektoratit, ka riaktualizuan kėrkesėn pėr themelimin e Universitetit tė Shkencave Mjekėsore. Por, ka kohė qė edhe Fakulteti i Arteve ka shprehur ambiciet pėr tė qenė universitet mė vete.
“Ėshtė e nevojshme kjo. Nga Universiteti i Prishtinės duhet tė bėhen tre apo katėr universitete tė tjera publike. Por, natyrisht se kjo duhet tė kalojė nėpėr procedura tė rregullta tė vendimmarrjes, dhe kjo natyrisht se kėrkon edhe kohė”, ka thėnė pėr gazetėn Veliu, i cili ka pranuar se ēėshtja nė fjalė ka qenė nė agjendė edhe nė diskutimin e tij me kryeministrin.
Kėrkesat e fakulteteve pėr mvetėsim tha t’i ketė pranuar nė kohėn kur ministria kontestonte drejtuesit e UP-sė, prandaj thekson se nė atė kohė kjo nuk mund tė vihej nė rend dite, por tani pohon se i mbėshtet kėrkesat e tyre.
Sipas Veliut, pėr shndėrrimin e kėtyre fakulteteve nė universitete nevojiten edhe fonde shtesė meqė kemi tė bėjmė me shtim tė administratės, ndėrsa arsyeton nevojėn e ndarjes sė UP-sė meqė nė kėtė universitet ka njė numėr tė madh tė studentėve dhe tė administratės, faktorė kėta qė e bėjnė universitetin vėshtirė tė menaxhueshėm.
Ndėrkaq, Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit pėr Arsim nė Kuvendin e Kosovės, deklaratėn e Veliut e ka konsideruar “pjekje tė mendimit”. Ai vlerėson se ministrisė dhe universitetit i ėshtė dashur shumė kohė qė tė mendojė rreth asaj se duhet ose jo qė tė ketė mė shumė universitete publike nė Kosovė.
“Definitivisht, mbėshtetjet pro njė mundėsie tė tillė flasin pėr atė se ėshtė kuptuar rėndėsia qė kanė universitetet publike nėse dėshirojmė tė kemi menaxhim efikas, financa mė tė shumta, e mbi tė gjitha nėse dėshirojmė tė kemi edhe kualitet nė arsim dhe profil tė qartė tė universiteteve”, ka thėnė pėr gazetėn Hoxhaj.
Ai e konsideron tepėr tė nevojshėm njė debat pėrbrenda UP-sė, rreth nevojės sė ristrukturimit tė kėtij universiteti. Me ristrukturim ai nėnkupton edhe mundėsinė e krijimit tė disa kolegjeve pėrbrenda tė tė njėjtit universitet, mirėpo edhe krijimin e disa universiteteve tė reja.
“Nėse organet udhėheqėse tė UP-sė kėtė e shohin tė rrugės, atėherė pėrmes njė ligji pėr universitete qė do tė duhej tė kalonte nė Kuvendin e Kosovės, njė ēėshtje e tillė mund tė adresohet”, ėshtė shprehur Hoxhaj. Ligji pėr universitete, sipas tij, mund tė iniciohet nga Ministria e Arsimit apo edhe nga Kuvendi, qė ėshtė themelues i UP-sė, dhe me tė do tė rregullohej ēėshtja edhe e ristrukturimit tė UP-sė.
Ndėrsa ka njė universitet tė dytė publik nė gjuhėn serbe me seli nė veriun e Mitrovicės, disa herė ēėshtja e themelimit tė universiteteve publike nė qytete tė tjera tė Kosovės ka qenė pjesė e fushatave elektorale tė politikanėve. Eqrem Kryeziu kishte folur pėr mundėsinė e krijimit tė njė universiteti publik nė Prizren. Mundėsia e hapjes sė universiteteve publike ėshtė diskutuar edhe nė Pejė dhe Gjakovė.
Fakultetet teknike, Mjekėsia dhe Artet konsiderojnė se UP ka strukturė tė gjerė, duke pėrfshirė pothuajse tė gjitha lėmit e studimeve, gjė qė e bėnė tė vėshtirė zbatimin e rregulloreve tė pėrgjithshme nė fusha tė caktuara. Duke u bazuar nė specifikat qė kanė fakultetet, ato shtrojnė nevojėn qė tė mos qėndrojnė nėn njė ēati me tė tjerat.
Nė Universitetin Politeknik parashihet tė pėrfshiheshin tė gjitha fakultetet e tanishme tė inxhinierisė (Elektrike dhe Kompjuterike, Mekanike, ai i Ndėrtimtarisė, Metalurgjisė dhe Teknologjisė) dhe eventualisht edhe Fakultetet e Shkencave tė Aplikuara Teknike nė Mitrovicė dhe Ferizaj. Nė atė tė Shkencave Mjekėsore drejtimet do tė shndėrroheshin nė fakultete, siē janė Mjekėsia e Pėrgjithshme, Stomatologjia, Farmacia, Mamia, Infermieria dhe Fizioterapia. Fakulteti i Arteve do tė shndėrrohej nė Akademi tė Arteve, nė tė cilėn fillimisht do tė krijoheshin tre fakultete, ai i Artit Figurativ, qė ka katėr degė, pastaj ai i Artit Dramatik qė ka pesė si dhe Muzika qė ka njėmbėdhjetė degė.
Zyrtarėt e fakulteteve kanė shprehur qėndrimin qė procesi i ristrukturimit (ndarjes) sė UP-sė nuk do tė duhej tė shikohet si njė qasje me reflektime personale, ose tė ndonjė grupi tė interesit, por “si njė bashkėveprim nė mes tė MASHT-it, Rektoratit dhe fakulteteve”, pėr njė cak tė pėrbashkėt - zgjidhja e problemeve tė grumbulluara.
Ndėrkaq, nė njė studim tė KIPRED-it, tė publikuar ditė mė parė, pasi ėshtė konstatuar se nėse rritja e universiteteve private me cilėsi tė dyshimtė ėshtė njėri ekstrem, posedimi i vetėm njė universiteti publik (nė gjuhėn shqipe) me mjete jo konkurruese paraqet ekstremin tjetėr. Prandaj, njėri nga rekomandimet e KIPRED-it ka qenė qė “tė analizohet mundėsia e ndarjes sė UP-sė nė katėr universitete”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio