Studentet.info
Opinione : OPINION
Kyqur 19-04-2007 3:09:39 (1531 Lexime)

Masakėr nė Amerikė (ose Kur tė ndjek mallkimi i CNN-it)

Nderim Rudi

Kurrė nuk mė ka vajtur mendja se vendi ndėr mė tė qetėt dhe tė sigurt do tė jetė subjekt i agjencive ndėrkombėtare tė lajmeve si CNN. Blacksburg, Virxhinia, bashkė me studentėt, ka hiq me shumė banorė se sa qyteti im i lindjes Gjakova. Siē jeni lajmėruar, nga kėto agjensi lajmesh, nė Virginia Tech University, Blacksburg, ka ndodhur masakra mė tragjike nė kampuset universitare qė kur mbahet mend nė historinė e re tė SHBA-ve. Kobi i sotshėm duket akoma si ėndėrr e keqe e pabesueshme edhe pėr komunitetin e vogėl shqiptar kėtu. Pėr fat, asnjėri nga studentėt shqiptarė nuk ndodhej nė ndėrtesėn ku ndodhi krimi, edhe pse disa ishin nė njė ndėrtesė ngjitur duke studiuar.

Kanė kaluar 8 vite qė kur lufta nė Kosovė mori fund, dhe si shumė tė tjerė bashkatdhetarė unė me familjen ishim bėrė subjekt i agjencisė sė lajmeve CNN pėr javė me radhė. Por patėm fat e mbijetuam! Pastaj shumė ndryshime ndodhėn... Mallkimi i CNN-it nuk mė kishte ikur. Nė udhėtimin drejt SHBA-ve, njėri ndėr komplotet mė tė mėdha terroriste qė nga 11 Shtatori ishte zbuluar (Londėr, Gusht 2006), dhe pėr fat prapė unė me motrėn shpėtuam. Avioni ynė, nė drejtim tė aeroportit Dulles tė Washington DC ishte njėri nga caqet e sulmeve.
Agjencia e lajmeve CNN, sėrish kishte punė me mua, edhe pse vetėm njė nga shumė njerėz qė prisnin si refugjatė para aeroportit Heathrow nė Londėr. Kur mbėrrimė nė SHBA, pas njė jave rrugė, isha i bindur se CNN-i kishte mbaruar lajmet me mua si subjekt. Isha gabim, pasi dita e parė e mėsimit (Gusht 2006) nė njė nga kampuset mė tė qetė nė Amerikė, filloi me tė shtėna dhe si pėrfundim dy policė tė Universitetit humbėn jetėn. Kjo ngjarje nuk bėri shumė bum jashtė, por CNN i kushtoi pak kohė.
Por unė e ndjeva qė ishte mallkimi i njėjtė. Sot, plani ishte qė do punonim nė njė studim me shokun e klasės qė nė orėn 7 tė mėngjesit. Ēdo radhė pas njė nate tė gjatė me shoqėri dhe mosdaljen e gjumit me kohė nė mėngjes, shan veten dhe thua s’do ta bėj mė. Sot, isha mė se dy orė me vonesė. Me zgjoi telefoni celular, dhe lajmi I kobshėm nga zėri i shokut mė pas ishte mė kthjellės se ēdo gjė tjetėr. Nė fillim ishte njė, pastaj 20, e tashti dihet pėr 32 viktima. Ka akoma shumė tė lėnduar rėndė, dhe deri nesėr gjerat mund tė ndryshojnė pėr keq.
Thuhet qė ėshtė tragjedia mė e madhe e kėtij lloji nė SHBA. Lotova me dėnesė sot
pas kaq vitesh. Viktima tė pafajshme, fėmijė tė vrarė, masakėr - fjalė tė njohura, vend i ri,
por e njėjta agjenci lajmesh rrinte nga pas.
Dy qytete, Gjakova dhe Blacksburg. Dy pjesė tė ndryshme tė botės. Unė nė mes.
Nesėr do tė ndjek edhe njė ceremony pėrkujtimore, kushtuar viktimave tė pafajshme
tė njė masakre. Lutem qė mallkimi i CNN-it tė mbarojė me kaq.

(Autori ėshtė politolog i diplomuar)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio