Studentet.info
Lajme : Takim i rektorit Sadi Bexheti me ambasadorin francez z. Bernard Valero
Kyqur 19-04-2007 12:13:42 (1807 Lexime)


Katedra e Frangjishtes hapet nė USHT

TETOVĖ, 19 PRILL- Njė delegacion i Ambasadės franceze nė Maqedoni, i udhėhequr nga ambasadori dhe kėshilltari pėr bashkėpunim kulturor, Johan Uhres, u pritėn nga rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti.


Me rastin e vizitės sė delegacionit francez, ambasadori Bernard Valero u shpreh: “Jam kėtu nė kuadėr tė vizitave sistematike, operative dhe miqėsore qė ua bėj tė gjitha institucioneve arsimore tė Maqedonisė. Nė qendėr tė bashkėpunimeve nė fushėn e arsimit janė edhe universitetet. Erdha kėtu dhe pata njė takim mjaft tė gjatė me rektorin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof .dr. Sadi Bexhetin dhe e urova pėr tė gjitha pėrpjekjet e tij qė i bėn nė kuadėr tė programit pėr zhvillimin e gjuhėve tė huaja”.


“Rektori mė njoftoi pėr planet qė i ka pėr hapjen e njė katedre tė gjuhės frėnge, si dhe pėr themelimin e njė qendre pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja, qė ėshtė njė hap i rėndėsishėm. Biseduam edhe pėr mundėsitė e ndryshme tė bashkėpunimit ndėruniversitar, edhe pėr mundėsitė qė i ka ambasada e Francės nė trajnimin e studentėve, tė mėsimdhėnėsve dhe punėve tė tjera nė kėtė fushė”, tha ndėr tė tjera, ambasadori francez.


Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti me kėtė rast u shpreh: “Ishte njė takim i frytshėm dhe i rėndėsishėm, ngase Franca ėshtė njė shtet i rėndėsishėm dhe i fuqishėm i BE-sė. Vetė ardhja e ambasadorit francez nė Universitetin tonė tregon pėr mbėshtetjen e fortė tė saj lidhur me dėshirėn tonė tė kamotshme pėr hapjen e katedrės sė gjuhės frėnge, e cila do tė funksionojė nė kuadėr tė katedrave tė gjuhėve tė huaja”.


“Nė tė ardhmen do tė kemi nevojė pėr kuadro qė do tė flasin gjuhėn frėnge, por edhe tė tjera si atė gjermane, angleze etj., qė ėshtė nevojė e kohės gjatė angazhimit nė vende tė reja tė punės. Prandaj, ėshtė shumė e arsyeshme qė ne t’i orientojmė synimet nga BE dhe tė mbėshtesim katedrėn e gjuhės frėnge, si dhe tė gjithė katedrat tjera”, theksoi rektori Bexheti, duke falėnderuar ambasadorin pėr mbėshtetjen e fuqishme qė bėri sot nė aspektin e dhėnies sė kuadrove, hapjes sė dyerve pėr tė lėvizur lirshėm kuadrot e kėtushme nė Francė, si dhe nė universitetet e tjera ku flitet frėngjishtja.


“Nė kuadėr tė Universitetit tonė kemi qendėr tė gjuhėve tė huaja, e cila funksionon nė bashkėpunim me Universitetin e Shkupit, pėr tė nxjerrė kuadro qė do tė marrin vetėm diploma profesionale”, nėnvizoi rektori Bexheti, duke u bėrė apel tė gjithė studentėve dhe nxėnėsve tė cilėt do t’i kryejnė maturat dhe kanė interesim pėr gjuhėn frėnge, nga viti i ardhshėm akademik do tė mund tė regjistrohen nė Katedrėn e gjuhės frėnge.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio