Studentet.info
Lajme : A do tė mbyllen dy drejtimet e rėndėsishme nė Fakultetin Teknik tė UP-sė?
Kyqur 26-04-2007 2:35:26 (3344 Lexime)

Mė shumė bursa se studentė!


PRISHTINĖ, 26 PRILL - Edhe pėrkundėr bursave tė ndarė nga Ministria e Energjetikės dhe e Minierave (MEM) pėr Fakultetet Teknike nė Universitetin e Prishtinės, dy prej drejtimeve nė Fakultetin Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike janė nė prag tė mbylljes, ai i Sistemeve Elektroenergjetike dhe Elektroenergjetike-Industriale.

Kjo mbyllje do tė vijė pėr shkak tė mosinteresimit tė studentėve tė rinj pėr tė studiuar nė kėto lėmi. E njėjta gjė ėshtė duke ndodhur edhe nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike, duke e pėrjashtuar kėtu drejtimin e komunikacionit, ku interesimi ėshtė dukshėm mė i madh krahasuar me tė gjitha drejtimet nė kėtė njėsi akademike.

Zyrtarėt e kėtyre fakultet kanė shprehur shqetėsimin e tyre rreth kėsaj ēėshtjeje. Nga ana tjetėr, Luan Ahma, prorektor pėr ēėshtje mėsimore nė Universitetin e Prishtinės (UP) thotė se fakultetet dhe Qeveria e Kosovės duhet tė merren mė shumė me kėtė ēėshtje.


Ndėrkaq, Myzafere Limani, dekane e Fakulteti tė Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike, rrezikimin e kėtyre drejtimeve e arsyeton me mos informim tė studentėve tė rinj. Sipas saj, studentėt e rinj nuk janė tė informuar me rrjedhėn e studimeve, sepse pėr ciklin e parė tė nivelit (Bachelor) janė tė njėjtat lėndė me tė gjitha drejtimet e Fakultetit tė Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike. “Nė vitin e tretė ndahen lėndėt pėr specializim tė kėtij lėmi. Edhe pėrkundėr bursės sė ofruar nga Ministria e Energjetikės mezi ka arritur shifra 20 pėr plotėsimin e bursistėve”, thotė ajo. Sipas saj, bursa kap njė shifrėn e njė rroge mesatare nė Kosovė (150 euro). Ajo thotė se kėtė vit akademik,
pėr 80 vende tė parapara, kanė konkurruar vetėm 33 kandidat dhe, tė gjithė janė pranuar. “Ėshtė njė proces i kėtyre studimeve, i cili nė dukje tė parė duket shumė i rėndė, mirėpo me teknologjinė e re nuk duket tė jetė ashtu ngase e gjitha bėhet me procese tė automatizuara. Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja pėr tė cilėn studentėt e rinj shprehin mosinteresim pėr fakultetin tonė”.

Edhe Shaban Buza, prodekan pėr ēėshtje mėsimore nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike, pranon se ėshtė njė krizė pėr studentėt e rinj pėr fakultetin e tyre. Ndonėse, sipas tij, sivjet e Fakulteti i tyre shėnon 40-vjetorin e themelimit, interesimi i maturantėve tė rinj ėshtė dukshėm i vogėl, krahasuar me vitet e para nė themelim.
“Vitin e kaluar ka qenė njė numėr i vogėl i maturantėve, tė cilėt kanė konkurruar nė kėtė fakultet duke mos e pėrfshirė drejtimin e komunikacionit, ku interesimi ishte dukshėm mė i madh. Sivjet pritet tė diplomojnė nxėnėsit e shkollave profesionale andaj edhe konkurrenca mendoj qė do tė jetė mė e lartė”, thotė Buza. Buza
shpreson se pėrveē numrit mė tė madh tė maturantėve, sivjet edhe dhėnia e bursave nga Ministria e Energjetikes dhe e Minierave dhe stimulimet e ndryshme, qė i paralajmėron UP-ja, do tė bėjnė qė konkurrenca nė fakultetin tyre tė jetė mė e madhe. “Me riaktivizimin
e disa sistemeve industriale, si Ferronikeli dhe KEK-u, e disa tė tjera, shpresojmė qė studentėt e ardhshėm do ta shohin njė perspektivė punėsimi dhe do tė jenė bartės tė zhvillimeve
industriale tė Kosovės”, tha ai.

Nga ana tjetėr, Luan Ahma, prorektor pėr ēėshtje mėsimore nė Universitetin e Prishtinės (UP) fajėson fakultetet pėrkatėse dhe Qeverinė e Kosovės. “Qeveria e Kosovės e kur bėn strategjinė
e zhvillimit tė vendit, nė tė njėjtėn kohė ata duhet tė bėjnė planifikimin e kuadrove tė reja. Kėrkesa duhet tė vijė nga qeveria se nė cilat lėmi ėshtė mė e nevojshme tė pranohen studentėt e rinj. Po ashtu edhe fakultetet duhet tė bėjnė projekte se si duhet dalė prej kėsaj
situate ata duhet t’i bėjnė ato dhe t’i dėrgojnė nė rektorat qė ne t’i pėrcjellim nė ministri, konkretisht nė Qeveri tė Kosovės”.
Ahma thotė se rrezikimi i kėtyre drejtimeve nuk bėhet pėr shkak tė mungesės sė kuadrove. “Nuk ėshtė mungesė e kuadrove nė kėtė fakultet, pėrkundrazi, aty ka mė shumė profesorė se sa studentė, mirėpo kjo ėshtė pėr shkak tė mosinteresimit tė studentėve.
Fakultetet do tė duhej tė jepnin ide se si duhet tė dilet nga kjo situatė ose t’i lėnė kėto drejtime krejt ose pėrkohėsisht.

Ata janė drejtues tė fakulteteve dhe ėshtė obligim i tyre se si duhet tė gjejnė mėnyra pėr joshjen e studentėve tė rinj”, thekson Ahma duke shtuar se vitin e kaluar MEM ka dhėnė 45 bursa pėr studentėt e kėtyre drejtimeve, ndėrkohė qė 5 bursa kanė mbetur pa u dhėnė nė mungesė tė studentėve. Zėvendėsministri i Arsimit, Fevzi Berisha, lidhur me kėtė thotė se tash pėr tash Universiteti i Prishtinės ėshtė
duke pėrgatitur kuadro vetėm si ofertė.

“Mosdefinimi i statusit tė Kosovės ka bėrė qė tė ketė ngecje tė zhvillimit ekonomik. Kjo ka bėrė qė tė kėtė mungesė tė kėrkesės pėr kuadro tė reja nga ana e Qeverisė sė Kosovės”, thotė ai.
Sipas tij, edhe mosinteresimi i studentėve tė rinj pėr kėto lėmi ka bėrė qė kėto drejtime tė jenė mė tė rrezikuara.
Mirėpo, duhet thėnė se as nga fakultetet dhe as nga Rektorati i Universiteti tė Prishtinės nuk kanė marr ndonjė projekt pėr t’i stimuluar kėto drejtime.

Nga ana tjetėr, zyrtarja pėr informim nė Ministrinė e Energjisė dhe Minierave (MEM), Sherife Kēiku, thotė se me qėllim tė krijimit tė kuadrove sipėrore nė fushėn e energjisė dhe minierave, me iniciativė tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave, nė bashkėpunim mė Ministrinė e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, si dhe Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave, janė dhėnė 45 bursave pėr studentė tė kėtyre dy fakulteteve. “Bursat e ndara do tė jepen nė afatin trevjeēar pėr studentėt bursist.
Qėllimi i kėtij programi ėshtė mbėshtetja e pėrgatitjes sė kuadrove tė reja mė cilėsore pėr sektorėt ekonomisė ne Kosovė. Projekt tjetėr nuk ka MEM-i rreth planifikimit tė kuadrove tė reja. Nėse kėto drejtime do tė mbyllen, ne nuk kemi ndonjė projekt tjetėr pėr stimulimin e kėtyre drejtimeve”, nėnvizon znj. Kēiku.

Nga: Fadil SERTOLLI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio