Studentet.info
Lajme : Prezantim pėr universitetin veror - Academic Training Assotiation (ATA)
Kyqur 26-04-2007 10:47:13 (1458 Lexime)


600 studentė kėtė vitė do tė pranohen nė universitetin veror nė Manastir

TETOVĖ, 26 PRILL – Academic Training Assotiation (ATA) prezantoi para studentėve tė USHT-sė projektin pėr Universitetin Veror qė kėtė vit do tė mbahet nė “Shėn Kliment Ohridski” tė Manastirit. Shkolla verore do tė filloj nga data 9 deri mė 22 korrik tė kėtij viti ku pritet tė marin pjesė studentė nga gjithė Maqedonia, rajoni e mė gjerė.

Kryetari i Unionit tė Studentėve tė USHT-sė, Kushtrim Ahmeti para studentėve u shpreh se ėshtė hera e tretė qė ky universitet bashkėpunon me ATA pėr pjesėmarrje nė universitetet verore, ndėrsa pėr herė tė parė USHT do tė financojė harxhimet e 100 studentėve tė vet, tė cilėt do tė shkojnė nė universitetin veror nė Manastir.


Gligor Pandillovski, pėrfaqėsues i ATA bėri tė ditur se nė kėtė universitet veror janė paraparė 20 kurse intensive, nė fakultetet e drejtėsisė, ekonomisė, biznesit, shkencave humane dhe arteve dhe administratės publike, ku do tė bėhet trajnimi pėr mėsimdhėnie nga 20 profesorė lokalė dhe 20 tė huaj, ndėrsa trajnimi do tė zhvillohet nė gjuhėn angleze.

Pandillovski tha se pėr kėtė vit janė paraparė tė pranojnė 600 studentė, edhe atė 460 do tė jenė nga universitetet brenda Maqedonisė, 100 nga Evropa Juglindore dhe 40 studentė nga bota, tė cilėt do tė vendosen nė konviktet e universitetit. Kėtyre studentėve do t’u paguhen harxhimet e rrugės, ndėrsa njė student do tė duhet tė participojė vetėm me 10 euro. Ai nėnvizoi se studentėve tė suksesshėm do t’u ndahen edhe certifikata me 3 ECTS kredi, tė cilat njihen nga institucionet pėrkatėse ku ata studiojnė.

Gjithashtu, nė kėtė universitet veror ėshtė paraparė edhe program rekreativ, me darkė solemne, ahengje, muzikė dhe filma. Do tė organizohen ekskursione nė Ohėr, Prespė, Strugė dhe turne tė ndryshme sportive, si futboll, basketboll, volejboll, ndėrsa me kėrkesė tė studentėve do tė organizohet edhe njė mini-olimpiadė nė shah, si dhe njė garė me biēikleta nė malin Pelister.

Ky edicion i Universitetit veror nė Manastir vlen pėr studentėt e juridikut, ekonomikut, shkencave humane dhe arteve, ndėrsa kritere pėr aplikim janė nota mesatare e lartė dhe njohja e gjuhės angleze. Afati i paraqitjes ka filluar mė 27 mars dhe do tė vazhdojė deri mė 5 maj, prej kur fillon testimi nė njohjen e gjuhės angleze qė do tė vazhdojė deri mė 25 maj, ndėrsa lista e tė pranuarve do tė shpallet mė 5 qershor.

Studentėt e interesuar pėr Universitetin veror nė Manastir mund t’i bėjnė aplikimet e tyre nėpėrmjet faqes sė internetit ėėė.academiktraining.org ose nėpėrmjet zyrės sė Unionit tė Studentėve tė USHT-sė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio