Studentet.info
Opinione : Dėshtimet e rektorit tė UP-sė, Enver Hasani (1)
Kyqur 28-04-2007 8:05:25 (2213 Lexime)


Historia e njė rektori tė dėshtuar

InfoPress

“Qėlloi” qė rektori i Universitetit tė Prishtinės, universitetit tė vetėm publik nė Kosovė, tė jetė Enver Hasani, profesori qė me shumė krenari tregonte para studentėve tė tij nė ligjėrata, qė ėshtė njė nga tė paktėt profesor me doktoraturė tė vlefshme nė Kosovė.

Ai mė 29 qershor tė vitit 2006 u vu nė krye tė UP-sė, pasi qė i kishte dhėnė aprovimin senati i kėtij universiteti. Para senatorėve, por edhe para mediave nė atė kohė, rektori Hasani kishte shpalosur programin e tij tė famshėm, pjesa mė e madhe e tė cilit mbeti vetėm nė letėr, pa gjetur kurrė zbatim.




Hasani, ky politikan i mirė!

Programi euro-perėndimorė, qė paraqiti Hasani, i mbushi syrin shumė nga profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės dhe ai mori aprovimin e tyre pėr tė qenė nė krye tė UP-sė. Por, nuk u desh shumė kohė pėr tė kuptuar se rruga qė do tė merrte Hasani, do tė ishte rrugė e gabuar.
Madje, shumė shpejt u pa se disa nga premtimet qė kishte dhėnė Hasani ishin tė pamundshme pėr tu plotėsuar dhe se kjo kishte qenė vetėm pjesė e programit tė tij ‘politik’ pėr tė arritur deri te qėllimi – posti i rektorit. Nė kėtė mėnyrė, Hasani shumė shpejt filloi tė identifikohej me politikanė tė mirėfilltė, qė japin premtime tė hatashme gjatė fazės elektorale, e pastaj i harrojnė me tė marrė pushtetin.
Edhe rektori Hasani tė shumtėn e premtimeve i la nė letėr, e disa prej tyre i ristrukturoj dhe i modifikoj, qė tė mos njihej si i dėshtuar plotėsisht para opinionit. Ai deri mė tani ka ndryshuar disa herė prioritetet e tij dhe ka bėrė ndryshime nė ato fusha ku nuk ishte nevoja, e aq mė pak qė priteshin nga ai.

veprimet e pamenduara tė rektorit

Reformimin, rektori Hasani e nisi keq. Tė paktėn kėto janė opinionet e akterėve kryesorė tė UP-sė. Ndoshta, konkludimi i tillė do tė vinte pėr faktin qė Enver Hasani, reformimit iu rrek duke bėrė ndryshime, pėr tė cilat mė vonė do tė pendohej.
Me fillim tė vitit tė ri akademik, duke parė pamundėsinė pėr tė pėrmbushur premtimet e vjetra, Hasani iu rrek punėve tė thjeshta. Largoi dy afate provimesh nga universiteti dhe la vetėm tri mundėsi brenda vitit pėr tė dhėnė provimet e tepėrta nė UP. Ai nė kėtė mėnyrė do tė konfirmonte ‘punėn’ e tij prej reformatori.
Por, ndryshimin e tij tė parė, rektori Hasani nuk do ta mbante dot. Pas presionit tė studentėve dhe kolegėve tė tij, rektori Hasani do tė detyrohej tė rikthente sėrish pesė afatet pėr dhėnie tė provimeve. Nė fakt, veprimi i dytė i tij, do tė dėshmonte se ai kishte marrė njė hap tė pamenduar mirė dhe minor.
Kjo do tė shėrbente, qė njė pjesė e mirė e studentėve tė UP-sė, ta shohin rektorin Hasani, si ‘armik’ tė tyre, ngase hapat qė ai merrte ishin nė kundėrshtim me mundėsitė dhe dėshirat e studentėve.

Me kė krahason UP-nė, rektori Hasani?

“Nuk ka universitet evropian qė ka 5 afate tė provimeve” patė thėnė rektori.
Ndoshta ai edhe ka tė drejtė kur thotė njė gjė tė tillė, por a ka pyetur veten rektori se a ka ndokund nė universitetet evropiane 14 provime nė vit dhe a kėrkohet ndėr kėto universitete tė mėsohet pėrmendsh literatura e viteve ’80; a kanė universitetet evropiane “objekte moderne” sikurse ne; a punojnė profesorėt e universiteteve evropiane nė tri-katėr vende pune; a ka ligjėrim “interaktiv” si tek ne, ku flet profesori e studentėt dėgjojnė?

Ėndrra e bukur e Hasanit!

Gjithashtu, me tė marrė postin e rektorit tė UP-sė, Hasani ka premtuar se do tė rregullohet ēėshtja e profesorėve tė cilėt punojnė nė dy-tri vende tė punės.
“Infopress” i pati sjellė fakte rektorit pėr profesorė qė punojnė jo nė tri, por nė gjashtė vende pune, por Hasani kishte mbyllur sytė para kėtyre fakteve.
Sot, nė Universitetin e Prishtinės, janė tė paktė ata profesorė qė kanė mbetur me vetėm njė vend pune dhe qė i pėrkushtohen me tė gjitha resurset e tyre punės nė UP. Andaj, pretendimi i Hasanit pėr ta bėrė UP-nė universitet me profesorė qė kanė vetėm punėn nė UP, duket mė shumė se njė ėndėrr e bukur.
Pastaj, nė mesin e shumė premtimeve tė papėrmbushura tė rektorit Hasani, ka qenė edhe transparenca ndaj mediave. Para se tė zgjedhej rektor i Universitetit tė Prishtinės, Hasani kishte thėnė se do tė ishte shumė i hapur ndaj mediave. Por, ai u tregua i hapur vetėm me mediat qė promovonin aktivitetet e tij, e jo edhe me ato qė e kritikonin atė dhe veprimet e tij. Madje, kėto tė fundit, rektori Hasani i ka diskriminuar jo rrallė, duke mos u dhėnė intervista e prononcime.

Reforma – dėshtimi i plotė i rektorit

Ndėrkaq, aty ku ėshtė ndier ndjeshėm dėshtimi i rektorit Hasani, padyshim qė ka qenė fusha e reformave nė UP. Ai nuk ka mundur tė bėjė as edhe njė hap pėrparimtar nė kėtė aspekt. Reformat kanė ngelur nė tė njėjtėn pikė, ku edhe i ka gjetur rektori Hasani, mė 29 qershor tė vitit tė kaluar.
Profesorėt vazhdojnė me avazin e vjetėr tė ligjėrimit pa kurrfarė interaktiviteti, provimet vazhdojnė ti mbajnė me nga dy pyetje, mungojnė kur tė duan, punojnė nė shumė vende pune dhe imponojnė librat e tyre. Ka raste kur nė UP, profesorėt e studimeve master mbajnė vetėm orėn e parė dhe udhėtojnė jashtė vendit pėr tė kėrkuar punė tė re, e njėherit edhe duke ruajtur punėn e tyre tė vjetėr nė UP. Por as tė gjitha kėto dėshtime, nuk e ndalėn rektorin Hasani tė proklamoi reformėn e tij.
Ai zė nė gojė pėrparimin nė reforma edhe pse nuk ka bėrė as edhe njė strategji tė vetme pėr implementimin e drejtė tė tyre. As dhjetė muaj pushtet nuk i mjaftuan rektorit Enver Hasani pėr tė hartuar strategji tė re tė reformave, pėrkundėr premtimeve tė tij se do ta bėjė njė gjė tė tillė. E, viti i ri akademik 2006/2007 nisi me reforma tė vjetra, sikur qė duket se do tė fillojnė edhe shumė vite tė tjera.

Ministritė ‘mposhtin’ rektorin e UP-sė

Objekti nė tė cilin janė tė vendosura Ministria e Tregtisė dhe Industrisė dhe ajo e Punės dhe Mirėqenies Sociale, i takon Universitetit tė Prishtinės. Aty do tė duhej tė vendosej Fakulteti i Arteve, qė i duhet aq shumė kjo hapėsirė. Por, rektori Hasani, nuk ka mundur dot qė tė largoi kėto dy ministri edhe pse me to ka nėnshkruar marrėveshje mirėkuptimi pėr lirimin e kėtyre objekteve.

UP institucion jofunksional

Madje, nuk u realizua dot as integrimi i UP-sė nė familjen e universiteteve evropiane, e qė u trumbetua me aq pompozitet nga rektori Hasani ditėn e zgjedhjes sė tij nė kėtė detyrė.
Pastaj, ėshtė e tepėrt tė shkruhet pėr kushtet katastrofale tė Universitetit tė Prishtinės. Infrastruktura e tejvjetėruar e UP-sė, sallat e demoluara tė mėsimit, mungesa e laboratorėve, mungesa e bibliotekave tė mirėfillta tė secilit fakultet, numri shumė i madh i studentėve nėpėr fakultete e kanė bėrė UP-nė njė institucion tė madh dhe jofunksional.
Madje, pėr tė tejkaluar sadopak kėtė krizė tė hapėsirės, Hasani largoi nga objektet universitare bufetė e jashtėligjshme dhe disa prej tyre i shndėrroi nė klasa mėsimi. Por, premtimi i tij se do tė ndėrtojė bufe tė reja pėr studentė nuk gjeti dot zbatim.
Kėto dhe shumė premtime tė tij tė parealizuara, shumė dėshtime tjera dhe gafa tė shpeshta, e kanė bėrė rektorin Hasani, shembull tė keq tė udhėheqjes sė UP-sė.

(Gazeta e pėrditshme InfoPress ėshtė mediumi mė i ri nė gazetarinė e shkruar kosovare, dhe njė ndėr gazetat qė pėrhap zėrin kritik ndaj dukurive devijante qė ngjajnė nė institucionet publike nė Kosovė)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio