Studentet.info
Opinione : Dėshtimet e rektorit tė UP-sė, Enver Hasani (2)
Kyqur 29-04-2007 4:52:31 (2703 Lexime)



Ēka bėri rektori Hasani?

InfoPress

Nė historikun e tij 10 mujor tė udhėheqjes me Universitetin e Prishtinės, rektori Enver Hasani nuk njeh vetėm premtime tė parealizuara, por edhe dėshtime tė njėpasnjėshme. Ndėrkaq, sukseset e tij janė tė rralla dhe shumė tė vogla kundruall kėtyre dėshtimeve.

Nė pamundėsi pėr tė realizuar programin e tij tė famshėm, Enver Hasani, pak kohė pas zgjedhjes rektor, u detyrua tė ndėrmarrė hapa fals, nė mėnyrė qė ti tregoi opinionit se ėshtė gjallė dhe se ai ėshtė duke punuar diēka. Por, nė kėtė mėnyrė, ai nuk do tė rregullonte imazhin e tij pėrballė opinionit dhe kolegėve tė tij, por vetėm sa do ta dėmtonte atė. Nga veprimet qė do tė ndėrmerrte Hasani, nuk do tė rregullohej as imazhi i UP-sė, ndėrkaq ai vetė do tė prishte marrėdhėniet me kolegėt dhe bashkėpunėtorėt e tij.


Shkarkimi pa kurrfarė arsyeje?

Jo shumė kohė pasi ishte zgjedhur rektor i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani kishte ndėrmarrė njė stuhi suspendimesh. Ai nė kėtė mori suspendimesh nuk kishte kursyer as kolegėt e tij, disa prej tė cilėve thonė se kanė pėsuar pėr interesat e rektorit Hasani.
Mirėpo, asnjė nga suspendimet e rektorit Hasani nuk kanė kaluar pa zhurmė. Ai deri mė tash ka bėrė suspendime, shkarkime dhe ndėrprerje kontratash dhe pėr secilėn prej tyre ka marrė akuza nga tė suspenduarit. Por, natyrisht rektori Hasani nuk ka pranuar asnjėherė se akuzat ndaj tij janė tė vėrteta.
Mustafė Aliu ishte i pari qė pėsoi nga Hasani. Ai, menjėherė pas shkarkimit nga posti i dekanit tė Fakultetit tė Kulturės Fizike, pati deklaruar se ėshtė larguar nga posti i dekanit pa kurrfarė arsye dhe nė kėtė mėnyrė rektori po jetėsonte planet e tij, pėr tė vėnė nė krye tė kėtij fakulteti njerėzit e vet.
Dekani Aliu, qė ishte suspenduar pas rrahjes sė turpshme tė profesorėve tė kėtij fakulteti, kishte pėsuar mė sė keqi. Ai ishte shkarkuar nga ky post pėr tė mos marrė mė kurrė titullin e dekanit. Ndėrkaq, profesorėt qė ishin rrahur mes vete, Fehmi Krasniqi, Hasim Rashiti dhe Shemsedin Vehapi ishin kthyer sėrish nė punė, pas njė ‘pushimi’ tė shkurtėr.

Suspendoi se e kishin kundėrshtuar

Ndaj suspendimit, ndryshe ka vepruar Shefja e Zyrės pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Universitetin e Prishtinės, Bardha Qirezi.
Ajo, jo vetėm qė ka shpalosur njė varg dokumentesh para gazetarėve, qė tregojnė pėr shkeljet e statusit nga rektori Hasani, por edhe ka ngritur padi ndaj tij. Duke e akuzuar atė pėr deklarata tė pavėrteta publike ajo i ka pėrgatitur 6 padi penale tė shpifjes.
Madje, as suspendimet, qė shiheshin si tė arsyeshme nga ana e rektorit, nuk kanė kaluar pa kritika e akuza. I pari qė ėshtė suspenduar nėn “fajin” e plagjiaturės ka qenė dr. Sylejman Rexhepi, sė bashku me recensentėt e librit tė tij Ejup Pllanėn, Remzi Izairin dhe Argjend Tafajn.
Nė kėtė mes ai qė ka bėrė zhurmė mė sė shumti ka qenė Ejup Pllana qė ėshtė i mendimit se nuk e ka merituar suspendimin pėr faktin se ai ka qenė vetėm recensentė dhe nuk e di gjuhėn gjermane, prej nga edhe ėshtė bėrė copy-past 70 pėr qind e librit “Reumatologjia”, qė mbante pėr autor Sylejman Rexhepin. Pėr plagjiaturė ėshtė suspenduar nga puna edhe profesor Dalip Limani.
Por, pothuajse tė gjithė profesorėt e suspenduar tė Fakultetit tė Mjekėsisė e “akuzojnė” rektorin se ėshtė treguar lokalist duke iu vėrsulur vetėm Fakultetit tė Mjekėsisė, qė ka kundėrshtuar avancimet nė tituj shkencorė tė bėrė nga Hasani.

Dėshtimi pėrballė plagjiatėve!

Suspendimet e rektorit Hasani do tė merrnin fund shumė shpejt. Pėrkundėr faktit qė ai kishte filluar gjurmimin pėr plagjiat vetėm nė Fakultetin e Mjekėsisė, lufta qė i kishte shpallur Hasani plagjiaturės, dukej shpresėdhėnėse. U mendua se Hasani do tė spastronte njė herė e mirė UP-nė nga profesorėt qė vodhėn librat e dikujt tjetėr dhe pa fije turpi vėnė emrat e tyre nė kopertinat e kėtyre librave, tashmė shqip.
Por, rektori Hasani do tė ndėrpriste suspendimet e tij dhe do tė linte rehat shumė plagjiat, qė me frikė vėshtronin hapat e tij.
“STOP” suspendimeve tė Hasanit i kishte thėnė Kėshilli Drejtues i UP-sė, pėrkatėsisht anėtari i kėtij Kėshilli, Dukagjin Pupovci.
Sipas burimeve tė “Infopress”, ka qenė pikėrisht Dukagjin Pupovci me dy anėtarė tė tjerė tė KD-sė, qė i ka tėrhequr vėrejtjen e fundit rektorit Hasani.
Ata nė kėtė mėnyrė, do tė shpėtonin nga shkarkimi dekanėt Ramush Mavriqi dhe Jusuf Dedushaj, tė cilėt prisnin vendimin pėr shkarkim vetėm njė ditė pas kėsaj mbledhje. Madje, lajmin pėr shkarkimin e kėtyre dy dekanėve e kishin marrė edhe studentėt dhe e kishin paralajmėruar edhe mediat.
Por si duket, fjalėt e Pupovcit kishin qenė tė mėdha dhe nuk e kishin lejuar spastrimin e Hasanit tė marrė fund.

Hasani kėrcėnon dhe shantazhon!

Suspendimi mė i zhurmshėm, ishte ai i dekanit tė Fakultetit Juridik dhe shokut tė rektorit Hasani, profesor Agim Pacės. Paca thotė se rektori Hasani e ka shantazhuar atė, duke bėrė presion tė vazhdueshėm pėr tė dhėnė dorėheqje, vetėm se ai kishte vendosur tė denonconte para senatit dhe Kėshillit Drejtues disa shkelje statutare qė kishte bėrė rektori Hasani.
Madje, Universiteti i Prishtinės jo vetėm qė ka mbetur pa profesorėt qė ka larguar Hasani nga puna, por ka mbetur edhe pa dy prorektorė. Selvete Krasniqi, Prorektorja pėr Mardhėnie me Jashtė dhe Gazmend Luboteni, Prorektori pėr Financa, kanė lėnė punėn, duke e lėnė vetė rektorin Hasani, nė ‘rrugėn e reformimit’ tė UP-sė.

Kur shkeli statusin dhe ligjin Hasani?

Gjithashtu, rektori Hasani qė aq shumė thirret nė respektimin e statusit tė Universitetit tė Prishtinės dhe ligjeve nė pėrgjithėsi, sipas profesorėve ka bėrė disa herė shkelje tė tyre.
E para, Bardha Qirezi ka deklaruar se ėshtė suspenduar nė bazė tė njė neni tė rregullores sė UNMIK-ut qė nuk ekziston. Sipas Qirezit, ajo ėshtė suspenduar nė bazė tė nenit 31.5 tė Rregullores sė UNMIK-ut, qė nė fakt nuk ekziston, ngase kjo rregullore i ka vetėm 25 nene. Pėr mė tepėr, Qirezi ka thėnė se suspendimi i saj ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me po kėtė rregullore.
Pastaj, edhe Dukagjin Pupovci e ka ‘akuzuar’ rektorin Hasani pėr shkarkime pa bazė statutare. Sipas Pupovcit, rektori nuk ka tė drejtė tė bėjė shkarkime, por njė gjė tė tillė e bėn senati i UP-sė. Por, Pupovci njė gjė tė tillė e ka thėnė shumė vonė, vetėm atėherė kur rektori kishte kryer njė varg suspendimesh i vetėm dhe pa mbėshtetje tė senatit.
Ndėrkaq, ai qė thotė se rektori Hasani ka shkelur rėndė statutin e UP-sė, ėshtė profesor Agim Paca. Ai, madje ka arritur tė dokumentojė pėr media, qė rektori Enver Hasani ka lejuar studentė tė caktuar qė tė hyjnė nė provimin e tij edhe pse nėnshtrimi nė kėtė provim ka qenė jashtė statutit.
Madje, rektori Hasani kishte shkuar edhe mė larg nė rastin Paca. Sipas kėtij tė fundit rektori ka vėnė presion mbi tė dhe e ka kėrcėnuar, vetėm se ai kishte iniciuar procedura disiplinore ndaj disa studentėve tė Fakultetit Juridik. Por, materialeve tė Pacės nuk iu kanė dhėnė rėndėsi senati dhe KD-ja e UP-sė, qė kanė qėndruar indiferent ndaj shkeljeve tė rektorit Hasani.

‘Truku’ i rektorit Hasani!

Enver Hasani, qė para mediave aq shumė pėrmend nene, rregullore e ligje, ėshtė ai qė ka shkelur disa prej tyre. Pastaj, ai si i pari i Universitetit tė Prishtinės, nuk kishte bėrė nostrifikimin e tij tė diplomės pėr njė kohė tė gjatė. Madje, pėr njė nostrifikim tė diplomės sė tij, rektorit Hasani do t’i duhej presioni i mediave.
Sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto probleme qė ekzistonin nė UP dhe ato qė kishte shtuar rektori i Universitetit tė Prishtinės, tashmė Hasani do tė pėrballet edhe me njė problem tė ri. Atij do t’i duhet tė evitojė ndarjen e Universitetit tė Prishtinės, ide kjo qė kohėve tė fundit ka gjetur shumė pėrkrahės.
Pra, premtimet e parealizuara tė rektorit Hasani, problemet dhe dėshtimet e tij, suspendimet e dyshimta, shkeljet statutare janė tė shumta. Tė gjitha kėto dėshmojnė se rektori Hasani nuk ka kryer siē duhet punėn e tij prej rektori. Programi i tij ‘paraelektoral’ ka mbetur vetėm nė letėr.
Ndoshta rektorit i duhet kohė qė atė program ta jetėsoi?
Ndoshta ai ka qenė vetėm ‘truk’ i Hasanit pėr tė fituar postin e rektorit, e qė nuk po arrin dot ta dėshmojė se e meriton.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio