Studentet.info
Lajme : Vizitė nė Universitetin e Murcias nė provincėn Murcia tė Spanjės
Kyqur 30-04-2007 3:52:23 (1820 Lexime)


Mr.sc. Arburim ISENI nga USHT-ja nė njė vizitė studimore nė Universitetin e Murcias nė Spanjė


TETOVĖ, 30 PRILL- Mr.sc. Arburim ISENI, asistent profesor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės prej datės 30 prill, 2007 po merr pjesė nė njė vizitė studimore njėjavore nė Universitetin e Murcias nė provincėn Murcia tė Spanjės, vizitė kjo e cila ėshtė pjesė e projektit tė Universitetit Veror Ndėrkombėtar Maqedoni 2007, i cili implementohet nga Asociacioni pėr Trajnime Akademike nė bashkėpunim me Universitetet Shtetėrore dhe ato private nė Maqedoni.

Profesori Arburim Iseni nga Universiteti Shtetėror i Tetovės kėto ditė po pėrpilon sė bashku me prof. dr. Eduardo Encabo Fernandez planprogramin pėr lėndėn ‘TEACHING CREATIVE WRITING’, ku pastaj prej datės 7 korrik e deri me datėn 22 korrik do tė ligjėroj si asistent nga Universiteti Shtetėror i Tetovės nė Universitetin Veror Ndėrkombėtar Maqedoni 2007, i cili kėtė vitė do tė mbahet nė Universitetin Shėn Kliment Ohridski nė Manastir dhe do t’i asistoj po nė kėtė lėndė prof. dr. Janet Roberts nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e cila vepron dhe ligjėron nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze pran Universitetit Chuzhou, provinca Anhui nė Kinė. Gjatė kėsaj vizite profesori do tė takohet edhe me prof. dr. Julio Roca, ekspert nga fusha e tė shkruarit tė gjuhės angleze. Gjithashtu, ai do tė takohet me dekanin e Fakultetit pėr Edukim, pro-dekanin pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare pran Fakultetit pėr Edukim, si dhe me pro-rektorin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare pran Fakultetit pėr Edukim. Profesori do ta vizitoj edhe Fakultetin Filologjik, konkretisht Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze pran kėtij Universiteti dhe do tė shikoj pėr mundėsinė e bashkėpunimit ndėruniversitar.


Disa informacione rreth Universitetit Murcia - Spanjė


Universiteti i Murcias nė Murcia – Spanjė u themelua nė vitin 1272, gjatė kohės sė sundimit tė Alfonso X, El Sabio. Miorėpo, universiteti kishte njė nisje tė zhurmshme dhe u zhduk menjėherė pas themelimit tė tij. Universiteti i Muricias sė sotshme u themelua nė vitin 1915 dhe u bashkua me Kolexhin e Mercedit (Colegio de La Merced) i cili ka qenė i transformuar nė Fakultetin e Drejtėsisė. Sot Universiteti i Murcias ka pėrafėrsisht 34,000 studentė, 16 fakultete me 77 Departamente, 6 shkolla tė larta profesionale dhe 7 institute. Ky universitet numėron gati 1, 853 profesorė dhe mėsimdhėnės dhe afėr 800 tė punėsuar nė shėrbim tė administratės. Njė stimul tjetėr pėr tė nxjerrė studentė me perspektivė ėshtė modernizimi i cili ėshtė prezent nė kėtė universitet. Ndėrtesat e reja dhe tė pajisura me pajisje tė reja e vėnė universitetin nė qendėr tė teknologjisė sė re. Universiteti i Murcias ka edhe shkollėn e Mjekėsisė sportive, njė shėrbim mbėshtetės pėr shkencat eksperimentale, dhe njė zyre pėr rezultate hulumtuese shkencore, si edhe shumė institute tė specializuara qė kanė tė bėjnė me studimin e aspekteve tė ndryshme tė botės shkencore dhe asaj humane. Me kėto lehtėsime moderne, Universiteti i Murcias posedon me mė shumė se 19 klube sportive ku pėrfshihen tė gjitha llojet e sporteve. Universiteti ėshtė i fortė nė drejtėsi, edukim, ekonomi, kimi, mjekėsi, dhe mes tjerash edhe nė Filologjinė Angleze dhe ate Spanjolle. Kampusi kryesor gjendet nė Espinardo Murcia, ku siguron vend pėr shumicėn e studentėve. Universiteti i Muricias ėshtė njė qendėr e zhvillimit konstant dhe shtrirja e tij me fakultete u mundėson studentėve njė nivel mė tė lartė tė studimit nė Spanjė.

Tė dhėna statistikore rreth Universitetit Murcia

Vetėm universiteti i Murcias pa kolegjin e Mercedit numėron pėrafėrsisht 31,500 studentė qė studjojnė nėpėr qendra tė ndryshme tė Universitetit. Universiteti i Murcias sot numėron 28,887 studentė aktiv tė studimeve deridiplomike, 1,385 studentė tė studimeve pasdiplomike, 1,853 mėsimdhėnės, 950 kompjutorė pėr t’u kyēur menjėherė, 40 laboratorė kompjuterik, lėshon 55 lloje tė diplomave. Prej vitit 2002 numėron 325 kurse tė studimeve pasdiplomike, 50 kurse pėr shkolla verore, 4,300 vende tė lira pėr tė studjuar nė biblioteka me 600,000 libra, 9,300 revista shkencore, prej tyre 2,500 revista shkencore elektronike, 5,800 praktikantė nėpėr ndėrrmarje tė ndryshme. Prej vitit 2002 vepron me 343 aktivitete kulturore me gjithsej 22,500 pjesėmarrės.


Njė historik i shkurtėr rreth qytetit Murcia


Qyteti Murcia u themelua nė vitin 831 nga Abd-Al-Rahman II nė njė lokacion tė privilegjuar, nė qendėr tė luginės sė lumit Segura. Muret e qytetit mundėsojnė qė tė shihet se sa i rėndėsishėm ka qenė qyteti kur Arabėt e kishin sunduar kėtė vend, si dhe pjesė tė mureve ku ende mund tė shihen nė shumė vende tė ndryshme pėrreth qytetit. Muret nė atė kohė kishin njė lartėsi prej 15 metra dhe kishin 95 kulla. Rėndėsia e qytetit shėnohet edhe me anė tė njė numri tė madh tė artifakteve tė gjetura nga arkeologėt, siē janė artifaktet e pallateve tė Manastirit Las Claras. Pastaj, qyteti Krishter gjithashtu kishte lėnė njė shenjė tė dukshme nė fizionominė urbane tė Murcias; dy arteriet e saja kryesore, La Platerķa dhe La Traperķa, qė ende zbulojnė aktivitetin e madh tė shoqėrisė sė asaj kohe, gjė e cila kishte bėrė qė ky qytet tė zhvillohet nė Metropol. Sidoqoftė, prej shekullit XVI dhe posaēėrisht prej shekullit XVIII e kėndej, Murcia ka arritur njė shkėlqim urban qė ka ndikuar nė zgjerimin edhe pėrtej kėtyre mureve tė larta.

Nga: R.M




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio