Studentet.info
Lajme : Universiteti i Prishtines
Kyqur 02-05-2007 4:58:06 (4639 Lexime)

KUNDĖR ASISTENTĖVE TĖ RINJ

PRISHTINĖ,2 MAJ - Pėr herė tė parė profesorėt tė UP-sė janė duke iu frikėsuar studentėve tė vet sidomos atyre qė me duart e veta ua kanė vėnė 10 nė indeks. Madje, asistentė - profesorėt nėpėr shumė fakultet janė duke iu bėrė presione ish-studentėve tė tyre qė mos tė marrin pjesė nė konkursin, tė cilin e ka shpallur Universiteti i Prishtinės.

Nė kėtė konkurs pritet tė pranohem shumė asistentė - profesorė. Kėtė vit do tė favorizohen studentėt qė kanė pėrfunduar studimet me nota tė larta dhe qė njohin gjuhė tė huaja. Ndėrsa asistent – profesorėt duhet tė konkurrojnė pėr postet qė deri mė tani i kanė mbajtur. S.H. ėshtė njė studente qė ka notėn mesatare 9.8. Po ashtu njeh shumė gjuhė tė huaja. Deri sot ka publikuar shumė punime shkencore dhe ka marrė pjesė nėpėr konferenca me karakter ndėrkombėtar.


Megjithatė, nė konkursin e shpallur nga UP, ajo nuk do tė marrė fare pjesė. Disa herė asaj i ėshtė thėnė nga profesorėt se nuk ka shans pėr t’u pranuar, ngase fituesit, sipas profesorėve, janė tashmė tė ditur.
“Suksesi i kėtij konkursi do tė shihet nga angazhimi i asistenteve tė rinj nė UP. Nėse do tė ketė vetėm rikonfirmim tė atyre qė tashmė janė nė UP, atėherė do tė mund tė thuhet se klanet dhe prapaskenat nė UP janė mė tė fuqishme sesa rrymat reformuese. Pėr fat tė keq”, tregon S.H. e cila dėshiron tė flasė vetėm iniciale tė emrit.

Edhe pse profesorėt e vet disa herė kanė kėrkuar nga ajo qė tė mos konkurrojė pėr asistent – profesor, ajo dėshiron t’i ruajė marrėdhėniet
e mira qė ka pasur nė tė kaluarėn me ta. Prandaj, ka vendosur qė mos tė konkurrojė fare. Ajo tregon se raste tė tilla ka shumė nėpėr tė gjitha fakultetet. Beson se do tė zgjidhen tė gjithė ata asistentė profesorė, tė cilėt kanė konkurruar pėr ato poste, duke mos pranuar asisten- tė tė rinj.

Ndėrkohė, Luan Ahma, prorektor pėr ēėshtje tė arsimit nė UP, pranon se presione tė tilla ka. Por pėrkundėr kėsaj, ai u bėnė thirrje studentėve qė tė marrin pjesė nė konkursin publik qė do tė pėrfundojė tė enjten. Ai tregon se qė nga fillimi ka pasur presione edhe ndaj Rektorati nga shumė profesorė qė mos tė shpallet fare konkursi pėr pranimin e stafit tė ri akademik nė UP. Megjithatė, premton se pėrzgjedhja e profesorė asistentėve do tė bėhet nė mėnyrė objektive dhe nė bazė tė statutit dhe rregullave tė konkursit.

“Sikur qė nė fakultete ka presione prej ma tė ndryshmeve tė stilit “Mos konkurro, mos ma zėr vendin”. Konkursi ėshtė publik dhe i hapur pėr tė gjithė. Kemi raste shumė nė mjekėsi, ka shumė qė
punojnė, qė janė zgjedhur para 20 viteve, ai ėshtė faktikisht ilegal. Edhe nė shumė fakultet tjera, po ashtu. Dhe tash do t’i zgjedhim njerėzit nė baza ligjore”, paralajmėron Ahma.
Thotė se nė konkurs nuk bėhet fjalė pėr rizgjedhje, por pėr zgjedhje.
Sipas Ahmės, do tė zgjidhen ata qė i plotėsojnė kushtet. Nė kėtė vit, njė kriter tjetėr i pashkruar, do tė jetė edhe mosha.

“Pėr asistentė do tė kenė pėrparėsi ata qė dinė gjuhė tė huaja.
Dhe asistentėt e rinj do tė vijnė kėtu dhe do tė pyeten nė gjuhėn angleze. Ata qė nuk dinė anglisht, kot e kanė, se me qenė asistent e mos me ditė anglisht...”, vlerėson ai.
Ahma tregon se pėrzgjedhja e profesorėve do tė varet nga cilėsia e punimeve. Ato qė janė nė gjuhėt e huaja do tė kenė pėrparėsi.
Ai paralajmėron se profesorėt qė janė duke punuar ilegalisht, nuk mund tė punojnė mė. “Konkursi ėshtė pėr lėndė, jo pėr emra, ne nuk mund tė themi qė nuk ka kandidatė. Tė shohim pasi qė tė pėrfundojė konkursi”, thotė Ahma duke shtuar se Rektorati i ka hyrė njė fronti shumė tė gjerė, por derisa tė jenė aty do tė zbatohet ligji deri
nė fund. Ahma fton tė gjithė tė interesuarit qė tė marrin pjesė nė kėtė konkurs dhe premton se vetėm mė tė mirėt do tė fitojnė.
Ndėrsa, Bekim Lumi, profesor nė Fakultetin e Arteve Dramatike thotė se nė fakultetin ku ai ligjėron nuk ka presione, ngase nuk ka
shumė vende pune qė janė shpallur. “Ne fakultetin tonė nuk ka raste tė kėsaj natyre. Nėse diēka e tillė ndodh nė UP, atėherė unė shpreh
keqardhje. Kjo tregon pėr gjendjen e mjerueshme nė tė cilin gjendet niveli ynė akademik”, shton ai.

Lumi po ashtu tregon se nė Fakultetin e Arteve ende nuk ėshtė bėrė transformimi i titujve akademikė. “Ende nuk i kanė bėrė transformimet nga ligjėruesi nė profesor. Ėshtė njė problem qė duhet m’u marrė, se realisht nuk bėn tė ekzistojė titulli ligjėrues me deklaratėn e Bolonjės, ndėrsa nė Fakultetin e Arteve kėto ekzistojnė”, thotė Lumi. Ndėrkohė, pėr Fakultetin e Edukimit dhe tė Mjekėsisė janė shpallur mė sė shumti vende tė lira tė punės.

Fakulteti i Edukimit deri mė tani vetėm ka huazuar profesorė nga fakultete tė tjera, ndėrsa nga ky konkurs do tė pėrvetėsojė profesorė
dhe asistentė qė do tė ligjėrojnė vetėm nė tė. Ndėrsa, nė Fakultetin e Mjekėsisė dita-ditės numri i kuadrove ėshtė duke u zvogėluar, ngase
shumė profesorė dhe asistentė janė para pensionit. Nevojat e Universitetit tė Prishtinės pėr mėsimdhėnės janė shumė mė tė mėdha se ato vende qė parashihen tė shpallen me konkurs. Pas pėrzgjedhjes sė kandidatėve, tė gjithė do tė merren nė intervistė.

Nga: Artan Behrami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio