Studentet.info
Lajme : PAS FRIKĖS NGA MBYLLJA E DEPERTAMENTIT TĖ SHKENCAVE POLITIKE
Kyqur 15-02-2005 3:25:50 (1607 Lexime)


REKTORI SIGURON STUDENTĖT E DEPARTAMENTIT TĖ SHKENCAVE POLITIKE SE NUK DO TĖ KENĖ ASNJĖ PROBLEM MĖSIMOR

Prishtinė- - Pas shqetėsimeve tė ngritura nga shefi i Departamentit tė Shkencave Politike, Bernard Zeneli, pėr rrezikun qė u kanoset disa lėndėve parėsore tė kėsaj dege nga ndėrprerja e mbėshtetjes financiare, rektori i Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajrami, i siguron studentėt se nuk do tė ketė asnjė problem tė kėsaj natyre nė kėtė departament.



Univeristeti i Prishtinės do t’i sigurojė mjetet e nevojshme pėr mbarėvajtjen e procesit mėsimor nė Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratės Publike. Ne jemi tė gatshėm t’i mbulojmė tė gjitha lėndėt, pavarėsisht mbėshtetjes financiare nga donatorėt". Kėshtu tha pėr Radio Kosovėn, rektori Arsim Bajrami, pas disa shqetėsimeve tė ngritura nga shefi i depratamentit tė Shkencave Politike, Bernard Zeneli, pėr rrezikimin e disa lėndėve parėsore, si pasojė e ndėrprejes sė mbėshtetjes nga ana e fondacionit Soros.

Bajrami tha se megjithatė Universiteti pret edhe mė tutje asistencė ndėrkombėtare."Tani e tutje kėtėo lėndė nėse nuk sponzorohen nga Soros-i do tė mbulohen nga buxheti i Universitetit dhe asnjė kurs, asnjė modul nuk do tė ndėrpritet me vendime tė njėanshme, por mund tė ndėrpriten me vendimi tė fakultetit dhe Univeristetit”. Pėrmes njė letre drejtuar studentėve, Zeneli paralajmėron edhe rrezikimin e studimeve nė tėrėsi gjatė semestrit veror. Mirėpo, rektori Bajrami e kritikon mėnyrėn e komunikimit tė shefit tė depratamentit, duke e quajtur jo institucionale. ”Mund tė them se kjo mėnyrė e komunikimit nuk ėshtė institucionale sepse pėr tė gjitha kurset dhe kuadrin ka vendosur senati i Univeristetit sipas rekomandimeve tė kėshillit tė fakulteteve. Nuk ėshtė ēėshtje individuale e profesorėve apo e udhėheqėsit tė departamentit, por ėshtė ēėshtje e organeve,ėshtė ēėshtje e Univeristeti si organi mė i lartė akademik i vendit”. Sidoqoftė, shefi i departamentit, Bernard Zeneli, konsideron se ndėrpreja e mbėshtetjes nga Soros-i ėshtė pasojė e problemeve tashmė tė njohura ndėrmjet rektoratit dhe Ministrisė sė Arsimit

Nga: RTK




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio