Studentet.info
Lajme : Universitetet nga Shkupi dhe Vermonti nėnshkruan marrėveshje pėr bashkėpunim
Kyqur 14-05-2007 6:15:21 (1232 Lexime)


Universitetet nga Shkupi dhe Vermonti nėnshkruan marrėveshje pėr bashkėpunim

Shkup, 14 MAJ - Universiteti "Shėn Cirili dhe Metodi" dhe Universiteti Vermont nga SHBA-ja sot nė Shkup nėnshkruan marrėveshje pėr promovimin e pėrbashkėt tė bashkėpunimit dhe kėmbimit arsimor dhe shkencor. Marrėveshjen e nėnshkruan rektori i Universitetit tė Shkupit Gjorgji Martinovski dhe prof. Meri Uotsin nga Universiteti nė shtetin federal amerikan, Vermont.

Pritet qė bashkėpunimi tė pėrfshijė projekte tė pėrbashkėta shkencoro-hulumtuese, kėmbim tė viziting-profesorėve, studentėve dhe tė diplomuarve, organizim tė konferencave dhe seminareve shkencore, kėmbim tė publikimeve, edicioneve dhe librave universitarė dhe bashkėpunim nė sferėn e rrjeteve tė komunikimit. Bashkėpunimi mundėson qė dy universitetet tė pėrgatisin aplikime tė pėrbashkėta deri te fondet pėr ndarjen e granteve pėr hulumtim dhe pėr pėrkrahje financiare tė sferave dhe temave tė kontraktuara.



"Ky ėshtė edhe njė shembull i shkėlqyeshėm i bashkėpunimit mes banorėve tė Maqedonisė dhe amerikanėve", tha Meri Uotsin, profesoreshė nė Fakultetin "Rubinshtajn" pėr ambient tė jetesės dhe resurseve natyrore tė Universitetit Vermont.

"Marrėveshja duhet t'i pėrforcojė lidhjet tona pėr bashkėpunim tė mėtejshėm. Pėrfshin kėmbim tė studentėve dhe profesorėve, bashkėpunim tė fakulteteve tė ndryshme. Kjo ka tė bėjė edhe me projekte tė pėrbashkėta hulumtuese, e ajo qė ne e vlerėsojmė si mė tė rėndėsishme ėshtė se tė dy institucionet do tė mund mė lehtė sė bashku tė aplikojnė para institucioneve qė financojnė projekte tė tilla", shtoi Uotsin.

Universiteti i Vermontit ėshtė institucioni mė i madh i arsimit tė lartė nė shtetin Vermont. I ka tė gjitha disiplinat, ndėrsa e vizitojnė 11.000 studentė.(MIA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio