Studentet.info
Lajme : Dita e hapur ne UEJL
Kyqur 14-05-2007 7:24:32 (1573 Lexime)

Maturantėt tė interesuar pėr UEJL

Tetovė, 14 MAJ - Fundjava e ka gjetur Universitetin e Evropės Juglindore me plot maturantė nė Ditėn e hapur, nė tė cilėt kanė pasur mundėsi qė tė njihen me gjithė mundėsitė qė ofron ky Institucion i lartė arsimorė dhe pėr Fakultetet nė tė cilėt ata janė tė orientuar qė tė vazhdojnė ciklin e studimeve. Nė kėtė ditė tė hapur studentėt e ardhshėm tė kėtij Universiteti janė njohur me ēėshtje tė ndryshme, ndėrsa pėr pėrgjegjėsinė e sektorit pėr informim Demush Bajrami gjatė kohės sė studimit, studentėt do t'i pėrmirėsojnė njohuritė dhe aftėsitė e tyre dhe do tė fitojnė njė perspektivė shumė tė fortė multikulturore, arsimore dhe nė mėnyra tė ndryshme, duke zhvilluar shprehi tė shumta qė kanė tė bėjnė me komunikimin, me profesionalizmin, si dhe me profesionin qė ata do tė kenė nė tė ardhmen nė shumė sfera tė ndryshme. Kėta studentė qė dalin nga ky Universitet, sipas autoriteteve, do tė jenė shumė tė pėrgatitur pėr sfidat e ardhshme qė i presin dhe atė qė kanė mėsuar nė UEJL ata do tė mund ta tregojnė nė mėnyrė praktike aty ku do tė pėrcaktohen ata, gjegjėsisht do tė kenė mė shumė vlera nė jetėn shoqėrore dhe profesionale.


Ato qė mund tė quhet risi pėr vitin akademik 2007-2008, ėshtė UEJL fillon edhe Programi i ri tre vjeēar "Bachelor of Arts", nė Shkencat Politike i ofruar nga Fakulteti i Administratės Publike, i cili do tė krijojė njė gjeneratė tė re tė politikologėve, tė cilėt ndėrkaq do t'u pėrgjigjen sfidave, qė sjell shoqėria bashkėkohore.
Sa i pėrket rezultateve tė studimit pas plotėsimit tė Programit, studentėt pritet tė tregojnė dhe tė zotėrojnė njė larmi aftėsish, kompetencash dhe njohurish nė fusha specifike nė Shkencat Politike. Gjithashtu "Bachelor of Arts" nė Gjuhėt Evropiane dhe Studimet: Opsioni Frėngjisht-Gjermanisht, qė pėr herė tė pare fillon nga ky vit akademik, ka pėr qėllim qė tė pėrgatisė profesionistė nė njehjen e gjuhės gjermane dhe frėnge dhe mundėsia e tretė pėr kėtė vit nė UEJL apo risi ėshtė edhe "Bachelor of Arts" nė Pėrkthim dhe Interpretim nė gjuhėn shqipe dhe maqedonase me gjuhė tė huaj, qė pėrqendrohet nė krijimin e kuadrove profesionale pėr pėrkthim dhe interpretim shqip - maqedonisht dhe anasjelltas, me gjuhė tė huaj, duke i marrė parasysh nevojat pėr ndėrtimin e njė shoqėrie multietnike dhe afrimit rrjedhave evropiane. Studentėt do tė pėrgatiten pėr t'u bėrė pėrkthyes dhe interpretues tė gjuhės shqipe dhe maqedonase me gjuhė tė huaj.
Nė ditėn e hapur ata qė ishin tė pranishėm nė UEJL kanė qenė shumė tė interesuar pėr kėto fakultete dhe me shumė ēėshtje tė tjera paraprake, para se tė nisin tė studiojnė nė kėtė Universitet.

Nga: Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio