Studentet.info
Lajme : Studentėt kosovarė kėrkojnė heqjen e regjimit tė vizave
Kyqur 15-05-2007 6:04:23 (1567 Lexime)

Viza veē pėr parelinjtė


Prishtinė, 15 maj – Pėrmirėsimi i lėvizjes sė lirė tė studentėve dhe profesorėve nėpėrmes reformave strukturore, nė gjithė Evropėn, ėshtė njėri nga parimet e Deklaratės sė Bolonjės, por qė nuk vlen pėr studentėt dhe profesorėt kosovarė. Statusi i paqartė i Kosovės ka bėrė qė ministrat e arsimit tė Evropės t’ia shpėrblejnė me JO vendit tonė anėtarėsimin nė Procesin e Bolonjės, ndėrsa kjo ka bėrė qė pak studentė tė shpėrthejnė kufijtė e vendit pėr tė vazhduar studimet e mėtejme, shkruan gazeta "Koha Ditore".

Nė Zyrėn pėr marrėdhėnie me jashtė tė UP-sė thonė se nė katėr mujorin e parė tė kėtij viti 34 studentė, qoftė me mbėshtetje tė universitetit apo edhe tė ndonjė fondacioni, kanė fituar tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet nė ndonjėrin prej universiteteve tė vendeve tė Bashkimit Evropian.
Ndėrkaq, njė grup studentėsh tė UP-sė tashmė kanė pėrgatitur agjendėn e “Rinisė Kosovare pėr BE 2007”, tė cilėn ia kanė paraqitur institucioneve mė tė larta tė vendit. Ata kanė kėrkuar mbėshtetjen e institucioneve pėr lehtėsimin e lėvizjes sė tė rinjve, nėpėrmjet marrėveshjeve dypalėshe pėr heqjen e regjimit tė vizave, pėr tė udhėtuar nė vendet e rajonit dhe nė BE, si dhe krijimin e mekanizmave institucionalė pėr ngritjen e kapaciteteve tė OJQ-ve dhe tė rrjeteve rinore pėr pjesėmarrje nė programin e BE-sė “Rinia nė Veprim 2007-2013”.
Jusuf Thaēi vitin e kaluar ka pėrfunduar studimet bachelor nė Departamentin e Psikologjisė tė UP-sė, ndėrkaq ka njė semestėr qė ai vijon studimet master nė University of Masschusetts Lowell tė SHBA-sė. Jo vetėm derisa ėshtė pranuar nė kėtė universitet, por as gjatė procedurės sė pajisjes me vizė ai nuk ka pasur mbėshtetjen e universitetit, dhe nga ai nuk ka marrė as edhe njė letėr motivuese.
“Pasi jam pranuar nė fakultet dhe pasi kam dėrguar dėshminė qė kam para tė mjaftueshme (30 mijė dollarė amerikanė) me tė cilat do tė mbuloheshin shpenzimet pėr tė paktėn njė vit tė studimeve, ka qenė formulari I-20 qė mė ėshtė dėrguar. Dhe tek atėherė mė ėshtė dhėnė viza nga ambasada amerikane”, thekson Thaēi.
Ka vendosur pėr tė studiuar jashtė vendit pasi ka vlerėsuar qė, me kėtė, do tė sjellė pėrvoja tė reja, do tė shohė njė mėnyrė tjetėr arsimimi dhe edukimi, por ka hasur nė njė mėnyrė “jo mė tė sofistikuar se sa e jona”. Amerikanėt thotė tė jenė njerėz mė shumė pragmatikė, praktikė, dhe shumė sipėrfaqėsorė.
Ndėrkaq, Jehona Lushaku, drejtoreshė e Zyrės pėr marrėdhėnie me jashtė nė Universitetin e Prishtinės, thekson se falė bashkėpunimit qė ka UP-ja me universitetet ndėrkombėtare, ka njė mobilitet tė organizuar, pėr tė cilat raste nuk ka probleme pėr viza. Por, jo secili mund tė pajiset me tė. Vizat u lėshohen studentėve vetėm atėherė kur “financat janė tė siguruara nga ta”.
“Vėshtirėsia mė e madhe e studentėve qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet jashtė vendit ėshtė sigurimi i financave. Gjatė periudhės sė fundit kemi shtuar intensitetin e nėnshkrimit tė marrėveshjeve dhe ka mobilitet mė tė madh. Por, ai nuk ėshtė nė masėn e dėshiruar pasi qė UP-ja nuk ėshtė pjesė e rrjeteve apo asociacioneve evropiane, derisa nuk nėnshkruhet Karta e Bolonjės”, ėshtė shprehur Lushaku.
Ajo theksoi se financimi i studimeve jashtė vendit bėhet kryesisht prej fondacioneve, ndėrsa mundėsitė buxhetore qė ka universiteti nuk lejojnė mobilitet masiv.
Nė kontekstin rajonal mobiliteti ėshtė mė i madh, tregon Lushaku, dhe shton se shpeshherė universiteti i merr obligimet financiare meqė shpenzimet nuk janė aq tė mėdha.
“Nė bazė tė marrėveshjeve qė kemi, ne mund tė dėrgojmė shumė studentė jashtė vendit pėr tė ndjekur studimet, por kėto realizohen vetėm me mbėshtetje financiare tė ndonjė fondacioni apo tė universiteteve pėrkatėse. Universiteti ndan bursa pėr disa studentė, e kryesisht pėr asistentė, pėr ngritje tė nivelit akademik”, bėnė tė ditur Lushaku.
I dėrguari i posaēėm pėr Kosovėn i Bashkimit Evropian, Stephan Lehne, shfaq besimin qė nė njė tė ardhme jo edhe aq tė largėt tė eliminohen barrierat pėr studentėt kosovarė tė cilėt dėshirojnė tė studiojnė nė njė universitet evropian.
“Komisioni Evropian po punon qė ta bėjė ēėshtjen e vizave tė aplikueshėm edhe pėr Kosovėn. Shpresojmė qė ky proces tė kalojė edhe nė atė tė liberalizimit”, iu ka thėnė Lehne studentėve kosovarė, por ka tėrhequr vėrejtjen se kėrkohen edhe pėrpjekje nė sundimin e ligjit nė Kosovė, hap tjetėr ky drejt liberalizimit.
Bashkimi Evropian ka programe tė veēanta pėr shkėmbim tė studentėve, ka shtuar mė tej ai. Lehne pohoi se nė bazė tė marrėveshjes sė Selanikut ky proces ėshtė i hapur edhe pėr Kosovėn, ndonėse tha tė mos jetė i informuar pėr statusin e implementimit tė kėsaj marrėveshjeje.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio