Studentet.info
Lajme : Kosova merr pjesė nė Konferencėn Ministrore tė vendeve anėtare tė Procesit tė Bolonjės
Kyqur 15-05-2007 10:34:37 (1379 Lexime)

Sherri i statusit Bolonja lė nė out Kosovėn


Prishtinė, 15 maj – Kosovės i ėshtė refuzuar kėrkesa pėr t’u bėrė nėnshkruese e Kartės sė Bolonjės. Kėtė e ka bėrė tė ditur vetė Ministria e Arsimit, nė prag tė nisjes sė njė delegacioni tė ministrisė, tė cilit i prin ministri Agim Veliu, pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn Ministrore tė vendeve anėtare tė Procesit tė Bolonjės.

“Aplikimi i Kosovės pėr anėtarėsim nė Procesin e Bolonjės ėshtė mirėpritur nga tė gjithė organizmat relevantė evropian, siē janė Asociacioni i Universiteteve Evropiane dhe Kėshilli i Evropės, tė cilat njėkohėsisht e kanė pėrkrahur pa rezervė aplikimin e Kosovės nė kėtė proces. Megjithatė, pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur politik dhe shkakut formal qė Kosova nuk ėshtė nėnshkruese e Konventės Kulturore Evropiane, ėshtė marrė vendim qė aplikimi i Kosovės tė mos pranohet”, thuhet nė njė deklaratė pėr media tė lėshuar nga Ministria e Arsimit.
Sipas deklaratės, Grupi pėr Pėrcjelljen e Progresit tė Bolonjės (BFUG), i pėrbėrė nga shtetet anėtare, nuk ka dashur tė paragjykojė vendimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė lidhje me statusin final tė Kosovės. Gjithashtu, Sekretariati i Bolonjės ka shprehur mirėnjohjet pėr tė arriturat e Kosovės nė fushėn e arsimit tė lartė dhe ėshtė shprehur i bindur se Kosova nuk do tė pėrjashtohet nga zhvillimet e Procesit tė Bolonjės si dhe nga kontaktet me institucionet evropiane. Ky proces do tė realizohet pėrmes pjesėmarrjes nė asociacionet evropiane dhe nė seminaret dhe konferencat zyrtare tė Bolonjės, u bė e dituar nga zyrtarėt e Sekretariatit tė Bolonjės.
Konferenca Ministrore e vendeve anėtare tė Procesit tė Bolonjės do tė mbahet mė 17 dhe 18 maj nė Londėr.

Studentet.Info




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio