Studentet.info
Opinione : Opinione
Kyqur 16-05-2007 4:11:51 (1592 Lexime)

"Korrupsioni po mbyt universitetet…"

Nga: Isidor Koti, pedagog


E vėrteta, edhe kur ėshtė e hidhur duhet tė tregohet. Mjafton tė gėrvishtėsh lehtazi koren e korrupsionit tė shumėpėrfolur nė arsimin e lartė shqiptar dhe kjo e vėrtetė pėr tė cilėn flasin shumė zėra, merr pėrmasa dramatike. Ėshtė fatkeqėsi pėr njė komb tė thuhet se nė mjediset universitare, ku pretendohet tė modelohet brezi i ri i intelektualėve, hipotekohen rastet mė banale tė mitmarrjes. Ėshtė mė shumė se turp tė dėgjosh pėr njė sistem tė errėt ku zėri i qindra studentėve, por edhe pedagogėve tė ndershėm meket para klanit tė disa personave tė veshur me mantelin e tė fortit dhe bajraktarit qė bėn ēfarė tė dojė, me kė t'i dalė pėrpara.

Rastet e fundit tė konstatuara nė dy universitete tė vendit tonė, nė Universitetin e Gjirokastrės, vitin e kaluar dhe nė Universitetin e Elbasanit, para disa ditėsh, janė njė domethėnie e tipit prognozė e kėtij realiteti tė veshur me njė petk plot dritė-hije tė njohura e tė panjohura. Nuk janė as tė vetmet. Askush nuk flet nė kėtė sprovė tė thėnit tė sė vėrtetės, pikėrisht edhe kur zotėron faktin, sepse pas derės ka njė hije frike qė tė ndjek deri nė fund tė korridorit, madje edhe nė gjumin e natės. Deklaratat e palėve janė shumė pak afėr tė vėrtetės, pėrderisa nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme nė kėtė sfidė "gladiatorėsh" mes skllevėrve tė lekut dhe baronėve tė tij marrin pjesė tė gjitha palėt, pa pėrjashtim.


Vetėm emrat mungojnė dhe denoncohen njė ose dy persona qė i bėjnė gjėrat "pa diplomaci" teksa hapen si vaji nė sallatė para fenomenit, duke rėnė shpejt nė pusinė e tij. Sa e sa tė tjerė pasues meritojnė tė dalin para gjykatores dhe tė bėhen pjesė e predikimit real, sigurisht jo tė atij qė kumtojnė nėpėr auditore. Vlen tė theksohet se nxjerrja para drejtėsisė e disa prej njerėzve qė pėrfshihen direkt apo indirekt nė kėtė proces tė pėshtirė nuk ėshtė kursi kryesor i reduktimit tė kėsaj dukurie. Ēėshtja ėshtė si tė reformohet krye e fund arsimi shqiptar qė po vuan nė thelbin e tij, pikėrisht nga korrupsioni qė e ka kapluar deri nė detaje. Dhe nė kėtė kontekst ėshtė mė mirė tė goditet veprimi.

Nuk mjafton gijotina pėr dy-tre njerėz, madje nuk ka efektin e duhur. Transparenca dhe retushimi duhet bėrė me imtėsi, sepse tė gjithė e dinė se kush merret me pazare, e kush shikon rrugėn e ndershmėrisė dhe punės me sakrifica, qė nga administrata e universiteteve e deri tek pedagogėt e studentėt. Mungon zėri i vėrtetė i atyre qė ndėshkohen nga ky fenomen plangprishės, sepse edhe sikur ta denoncojnė, ka nė radhėt e hierarkisė njerėz mė tė fortė qė e bėjnė krimin karamele dhe tallen me tė vėrtetėn. Ky ėshtė muri i ri qė ka ngritur nė kėto vite "mister korrupsioni" nėpėr universitetet shqiptare.

Ėshtė disi paradoksale tė pretendosh qė nė njė afat tė shkurtėr tė ēmontosh makinerinė e vėshtirė qė drejtohet e pasohet nga shumė "jaka" e njerėz me kostum. Por nuk ėshtė e vėshtirė misioni i shartimit tė mitmarrjes dhe goditja imediate e kėtij fenomeni. Nė tė kundėrt, Universiteti kthehet nė njė treg pa konkurrencė dhe aktorėt e tij, ca lekomanė apo diplomantė pa dinjitet. Dhe fatkeqėsisht jemi nė kėto ujėra, tė cilat nėse nuk kanalizohen kanė pėr tė pėrmbytur sistemin e dijes shqiptare.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio