Studentet.info
Lajme : Prof. Horst Bredzinski ligjeroi nė USHT
Kyqur 16-05-2007 6:17:03 (1611 Lexime)

Prof. Horst Bredzinski ligjeroi nė USHT

Tetovė, 16 maj - Nė amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, para stafit akademik dhe studentėve, tė mėrkurėn, mė 16 maj, pėr “Perspektivėn e Maqedonisė pėr t’u pranuar nė BE”, foli prof. Horst Bredzinski nga Universiteti Teknik “Bergakademie Freiberg” tė Gjermanisė.

Prof. Bredzinski u mbėshtet nė disa fakte dhe analiza, tė cilat kanė rrjedhėn nga periudha e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė e deri nė vitin e kaluar. Ai tha se pranimi i shteteve tė reja nuk mund tė shkojė lehtė, ngase duhen tė plotėsohen shumė kushte.


“Nė ish-Jugosllavi, Maqedonia ishte shteti mė pak i zhvilluar dhe problemet nuk u zgjidhėn as pas shpėrbėrjes. Kjo ndikoi nė perspektivėn e Maqedonisė. Sė pari, nė vitin 1994 ishte embargoja nga Greqia, mė 1999 fluksi i refugjatėve kosovarė qė erdhėn nė Maqedoni dhe sė fundi vetė konflikti i armatosur i vitit 2001 mes shqiptarėve dhe maqedonasve. Kjo do tė thotė se Maqedonia mbeti dhjetė vjet pas nė krahasim me shtetet tjera pėrreth”, theksoi prof. Bredzinski.

Si pika tjera tė rėndėsishme, profesori gjerman pėrmendi edhe makroekonominė, stabilizimin ekonomik dhe privatizimin, qė duhet tė fillojė nga e para. Pra, duhet tė formohen ndėrmarrje tė reja, qė do tė kishin plane afatgjate. Po ashtu, edhe investimi nė infrastrukturė, kontrolli i korrupsionit etj.

Si njė shembull tė zhvillimit tė suksesshėm, profesori nėnvizoi rastin me Irlandėn. Sipas tij, irlandezėt bėnė njė ndarje nga traditat dhe zhvilluan njė program tė ri, qė u pėrkrah nga tė gjitha subjektet politike dhe tė gjitha qeveritė qė vinin nė pushtet. Bredzinski bėri me dije se deri nė vitin 1992, nė Irlandė nuk kishte asnjė investim i huaj. Suksesi, sipas tij, qėndron nė atė se atje u vendos njė sistem i tatimit pėr ndėrmarrjet.
Sipas zhvillimit tė tanishėm tė Maqedonisė, ku pagat vjetore kanė njė rritje prej 3-4 pėr qind, kjo do tė thotė se kėtij vendi i duhen edhe 40 vjet pėr tė arritur standardin evropian. Nė anėn tjetėr, ėshtė pozitiv kontrollimi i rritjes sė inflacionit. Nė kėtė drejtim Maqedonia ka njė pėrparėsi se nuk ka shumė borxhe, por duhet rregulluar ēėshtja e deficitit tregtar.

Njė politikė tė mirė ka zhvilluar Maqedonia me atė qė ka bėrė njė promovim tė mirė nė gazetat evropiane, ku ftohen investitorėt e huaj qė tė konkurrojnė nė Maqedoni ngase tatimet nė vend janė tė ulėta dhe ėshtė me rėndėsi se dokumentacioni kryhet pėr 3 ditė.

Nė fund profesorėt dhe studentėt patėn mundėsinė qė tė parashtrojnė pyetje. Ndėrsa profesori Horst Bredzinski mbajti njė konferencė pėr shtyp.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio