Studentet.info
Lajme : Prof. dr. Horst Bredzinski ligjeroi nė USHT
Kyqur 17-05-2007 0:30:00 (1612 Lexime)

Akreditimi ndėrkombėtar i programit studimor tė inxhinierisė ekonomike

Tetovė, 17 maj - Prof. dr. Horst Bredzinski nga Universiteti Teknik Bergakademie tė Freibergut-Gjermani, mė 17.05.2007 (e enjte), para studentėve dhe profesorėve mbajti ligjėratėn e dytė me temė: “Akreditimi ndėrkombėtar i programit studimor tė inxhinierisė ekonomike”.

Profesori Bredzinski nėnvizoi se ai ėshtė edhe anėtar i shoqatės sė inxhinierisė ekonomike ndėrkombėtare qė bėn akreditimin e programit studimor pėrkatės nė kuadėr tė universiteteve tė Evropės.


Nė kėtė ligjėratė profesori gjerman bėri tė ditur pėr akreditimin e kombinuar, ku universitetet bėjnė kėrkesa deri te kjo shoqatė, e cila pastaj shqyrton dhe miraton kėrkesat. Ai tha se gjatė kėrkesave tė universiteteve pėr akreditim tė kėtyre programeve studimore, ka pasur raste kur nuk janė pranuar, ngase disa universitete private, tė cilėt mė shumė dėshirojnė qė tė fitojnė mjete financiare.

Prof. dr. Horst Bredzinski foli edhe pėr programet studimore, ku njė rėndėsi e veēantė i pėrkushtohet planit afatgjatė, qė t’u sigurojė jetėgjatėsi dhe t’u sigurojė punėsime studentėve.

Profesori njoftoi studentėt se kjo shoqatė ka bashkėpunim me shoqatat tjera simotra nė botė, si ajo e SHBA-sė, Francės, Zvicrės, Ēekisė etj.

Programi studimor i inxhinierisė ekonomike ėshtė i unifikuar sipas sistemit tė Bolonjės dhe thirrjet Bachelor dhe Master janė nė kuadėr tė kėtij programi. Po ashtu studentėt kanė njė semestėr, tė cilėn e kryejnė nė praktikė, qėllimi i sė cilės ėshtė qė studentėt tė mund tė punėsohen.

Profesor Bredzinski tha se pėr kėtė program studimor kėrkohen 300 kredi, tė cilėt realizohen pėr 5 vjet. Ndėrsa, gjatė punės nė praktikė pėr tė fituar 1 kredi duhen 30 orė pune, ndėrkaq punimi master vlen 20-25 kredi. Nė kėtė program studimor 20 pėr qind e lėndėve kanė tė bėjnė me matematikėn, 25 pėr qind me shkencat e materialeve, 15 pėr qind janė lėndėt zgjedhore, 15 pėr qind informatikė e gjuhė tė huaj dhe 25 pėr qind praktikė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio