Studentet.info
Lajme : Prezentim me rastin e Ditės sė volonterizmit
Kyqur 23-05-2007 9:00:00 (1827 Lexime)

Volonterizmi nė USHT

Tetovė, 23 Maj - Me rastin e Ditės sė volonterizmit, nė amfiteatrin e Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, tė mėrkurėn (23.05.2007), u mbajt njė prezantim qė ishte organizuar nga Unioni i Studentėve tė USHT-sė dhe Aleanca Rinore e Tetovės.

Kryetari i Unionit tė Studentėve tė USHT-sė, Kushtrim Ahmeti tha se “jemi mbledhur kėtu pėr tė diskutuar pėr punėn vullnetare, e cila nė Maqedoni ende nuk ėshtė afirmuar aq sa duhet”.



Lidhur me prezantimin konkret tė punės sė voluntarizmit foli Blake Childs, pėrfaqėsues i Korpusit paqėsor nga SHBA, vullnetar i cili punon nė USHT nga shtatori i vitit tė kaluar. Childs tha se “qėllimi i kėtij takimi ėshtė analiza e mundėsisė pėr kyējen e dikujt nga ju nė njė organizatė me qėllime vullnetare dhe nė njė tė ardhme do tė punonte nė kėtė drejtim. Kėrkojmė njė bashkėpunim nga studentėt, qė tė mund tė inkuadroheni nė procese tė edukimit tė fėmijėve”.

Ai foli pėr mundėsinė e inkuadrimit nė disa organizata joqeveritare, qė veprojnė nė Maqedoni. “Ka shumė tė rinj kėtu nė Maqedoni qė e zotėrojnė mirė gjuhėn angleze dhe nuk janė tė kyēur nė asnjė organizatė, ku u jepet mundėsi qė tė fitojnė pėrvojė, ashtu siē erdha unė kėtu dhe mėsova shumė pėr kulturėn, gjuhėn dhe traditat nė Maqedoni”.

Nė emėr tė Aleancės rinore tė Tetovės, Afrim Imeri tha se “kampet punuese janė vend takime ndėrkombėtare pėr tė rinjtė nga vende tė ndryshme tė botės, tė cilėt nė njė periudhė kohore prej 2-4 javėsh jetojnė dhe punojnė sė bashku nė projekte dhe aktivitete tė ndryshme”.

Imeri njoftoi studentėt se kush dhe si mund tė aplikojė nė kėto kampe punuese. Po ashtu, vullnetarėt duhet tė paguajnė njė participim simbolik, qė shfrytėzohet pėr mbulimin e shpenzimeve postare, telefonike etj. Ai bėri tė ditur se voluntarizmi nuk duhet tė kuptohet si punėsim pa pagesė, por se ėshtė njė shans i mirė pėr tė rinjtė qė tė mėsojnė diēka nė kėto kampuse.

Pas kėtij prezantimi, para Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės u organizua njė praktikė e punės vullnetare, ku pėrfaqėsues tė Aleancės rinore tė Tetovės, nė bashkėpunim me Qendrėn Kulturore Rinore tė Manastirit, ekspozuan punimet e tyre.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio