Studentet.info
Lajme : Njohės evropianė tė Procesit tė Bolonjės nė ndihmė Fakultetit tė Kulturės Fizike
Kyqur 29-05-2007 2:31:12 (1636 Lexime)

Evropianėt ua tregojnė kosovarėve reformat nė arsimin sipėror


Prishtinė, 29 MAJ – Ekspertė evropianė tė edukimit tė lartė nė lėmin e kulturės fizike gjatė qėndrimit tė tyre nė Fakultetin e Kulturės Fizike dhe Sportit tė Universitetit tė Prishtinės, kanė thėnė se ky fakultet ende ėshtė larg njė institucioni arsimor tė reformuar sipas Deklaratės sė Bolonjės. Ata kanė bėrė me dije se studentėt qė pėrfundojnė studimet kėtu nuk munden t’i shpėrthejnė kufijtė e vendit nė rast se nuk bėhen ndėrrime radikale nė kurrikulė.

Ekspertė tė kėsaj fushe nga Vjena, Roma dhe Tirana, po qėndrojnė nė Prishtinė, nė njė mision qė pėr qėllim ka hartimin e njė plan-programi tė ri tė fakultetit, krijimin e mundėsive qė disa studentė kosovarė tė bėjnė studime master nė universitetet evropiane, por edhe pajisjen me literaturė tė bibliotekės sė fakultetit.


Qysh tė premten ata kanė premtuar se prej shtatorit do t’u hiqen shpenzimet tre studentėve pėr tė bėrė studime master nė Austri, Itali, Gjermani apo nė Danimarkė.
Njėri prej ideatorėve tė Kartės sė Bolonjės, profesori nga Roma, Paulo Parisi, iu ka sqaruar kolegėve tė tij kosovarė se ekziston dallim i madh nė mes atyre institucioneve qė bėjnė mėsimdhėnie dhe atyre qė bėjnė hulumtime shkencore, prandaj ka bėrė thirrje qė aspekti i hulumtimit tė jetė mė i pranishėm.
“Ju duhet t’i pėrgatitni studentėt e juaj jo bazuar nė zhvillimin qė tani kemi, por duhet tė analizoni pėr dhjetė vjetėt e ardhshme. Duhet tė bėni studentė tė cilėt nesėr u bėhen konkurrentė kolegėve tė tyre nė Evropė, dhe duhet tė shihni kėrkesat e vendit dhe jashtė tij”, ka thėnė Parisi.
I ka mjaftuar pak kohė qė ta lexojė plan-programin e FKFS-sė, dhe tė konstatojė se ky plan-program ėshtė larg nga ajo qė parasheh Bolonja. Kalimi nga sistemi i vjetėr nė atė tė “reformuar” ka qenė vetėm kalim teknik, ndėrsa nuk ėshtė ndėrruar asgjė nė vetė individin.
“Ju keni bėrė vetėm ndėrrime teknike. Duhet tė ndėrrojė mentaliteti dhe ju nuk e keni bėrė kėtė. Unė kam parė edhe relacionin teori – praktikė qė ėshtė 2:1. Nėse ju doni qė studentėt tuaj tė shkojnė jashtė vendit, unė u bėj me dije se ky program nuk ėshtė i mirė”, ka thėnė troē njėri nga ideatorėt e Bolonjės, Paulo Parisi, dhe iu ka sugjeruar pedagogėve tė FKFS-sė qė lėndėt t’i bėjnė modulare dhe tė reduktojnė numrin e tyre.
Vetė dekani i FKFS-sė, Ajvaz Berisha, ka pranuar se mėsimdhėnia qė bėhet nė fakultetin tė cilin drejton nuk ėshtė konformė Deklaratės sė Bolonjės, edhe pas gjashtė vitesh prej kur janė bėrė ndėrrime teknike, me tė cilat proklamohej reforma.
“Deri tashti vetėm ėshtė proklamuar se ėshtė duke u punuar nė bazė tė reformave, e praktikisht ju e dėgjuat edhe vetė profesor Parisin se ku ndodhemi ne. Ai tregoi se programi nuk ėshtė i reformuar dhe ne me kėtė kemi punuar pėr gjashtė vite”, ka thėnė Berisha.
Sipas tij, reformimi i kėtij fakulteti nuk mund tė bėhet me kuadro tė vjetėr, dhe paralajmėroi se mė shkollimin e tė rinjve jashtė vendit pritet qė tė bėhen ndryshime pėr tė mirė. Nė kėtė kontekst, ai falėnderoi profesorėt evropianė tė cilėt dhanė premtimin pėr t’u heqė shpenzimet pėr studime mastar jashtė vendit tre studentėve nga ky fakultet.
“Ne nuk mund ta reformojmė fakultetin me njerėz qė janė nė prag tė pensionimit. Realiteti ėshtė ky, sepse ata nuk mund tė ndryshojnė. Duke sjellė kuadro tė rinj qė shkollohen jashtė sillet edhe reforma”, ka shtuar Berisha.
Vizitėn e kėtij delegacioni tė ekspertėve ai e konsideroi tė rėndėsisė sė madhe pėr fakultetin meqė do tė krijohen linja tė reja bashkėpunimi, jo vetėm nė hartimin e plan-programit tė ri, por edhe pėr shkėmbime studentėsh e kuadrosh.
Akademia e edukimit fizik nė Tiranė ka qenė ajo e cila ka pėrfituar mjaft pikėrisht nga kėta ekspertė. Vesel Rizvanolli, rektor i akademisė, ka pranuar se si institucioni qė ai drejton, por edhe FKFS-ja kanė bėrė mjaft gabime deri tash, dhe kėtė e konsideron si rast tė mirė pėr tė bėrė ndryshime pozitive.
“Profesorėt nga Roma dhe Vjena janė autoritete tė nderuara nė sportin evropian”, ka thėnė Rizvanolli, dhe ka folur pėr pėrfitimet qė ka pasur nga njė bashkėpunim i tillė.
Edhe profesorėt Tschan dhe Caparosi kanė folur pėr mėnyrėn e organizimit tė studimeve nė institucionet e tyre nė Evropė, por edhe u kanė dhėnė sugjerime kolegėve tė tyre kosovarė. Ata kanė pasur takim edhe me studentėt e kėtij fakulteti, por edhe janė pritur nga drejtuesit e Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės.

Studentet.Info




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio