Studentet.info
Intervista : Intervistė me rektorin e USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexhetin pėr LAJM-in
Kyqur 29-05-2007 4:30:41 (3107 Lexime)


Senati vendos nė prani tė OSBE-sė

Intervistoi:LAURA PAPRANIKU

Shkup, 28 MAJ - Nė pėrgatitje tė vitit akademik 2007/2008, rektori i Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT), prof. dr. Sadi Bexheti, rrėfen pėr “Lajm” disa prej planeve me tė cilat mendohet tė pėrballohen sfidat e shumėfishta para tė cilave ndodhet USHT-sė. Ku do tė vendosen gjashtė fakultete e reja, si do tė sigurohet kuadri pėr studentėt e rinj, qė sivjet pritet tė jenė 4 265 pėr dallim prej njė vitit mė parė u regjistruan rreth 2 500 studentė, kur do tė inaugurojnė Institutin e arteve nė Shkup, pėrse kanė hequr dorė nga Instituti “Josf Bageri”, cilat janė intervenimet dhe presionet gjatė konkursev tė punėsimit, janė disa prej ēėshtjeve pėr tė cilat pėrgjigjet rektori nė kėtė intervistė


Planifikoni tė shtoni gati dyfish numrin e studentėve dhe tė zgjeroni nė 10 numrin e fakulteteve. Si do ta pėrballon USHT-ja kėtė zgjerim?

Bexheti: Numri dyfish i studentėve ėshtė pėr shkak tė zgjerimit tė programeve tė reja, qė do tė thotė se derisa Universiteti ka pasur katėr fakultete dhe dy qendra profesionale, tani do tė kemi dhjetė fakultete dhe njė qendėr profesionale tė gjuhėve tė huaja. Nėse llogarisim 100 pėrqindėshin aktual tė programeve studimore, mė parė kemi pasur 25 pėr qind tė kėtyre programeve, qė do tė thotė se kemi njė zgjerim prej 75 pėr qind. Pra, laramania e studimeve ka imponuar edhe nevojėn e rritjes sė numri tė studentėve. Qėllimi jonė ka qenė qė tė ofrojmė zgjedhje mė tė madhe, nga fusha tė ndryshme. Nėse krahasohemi me Universitetin “Shėn Kilrili dhe Metodi” tė Shkupit, na kanė mbetur shumė pak drejtime tė pa mbuluara. Ende mė pak do tė dallojmė nė vitin 2008/2009, kur nė kuadėr tė Fakultetit tė Mjekėsisė, qė sivjet do tė ketė infermierinė dhe farmacinė, do tė hapim drejtimet mjekėsi e pėrgjithshme dhe stomatologjisė.


Do tė mund tė siguroni kushtet deri nė 2008-ėn?

Bexheti:Sigurisht, kemi punuar dhe po punojmė nė kėtė drejtim. Kemi njė kontratė bashkėpunimi me Qendrėn Spitalore tė Tetovės dhe me Shkollėn e mesme tė mjekėsisė. Pėr hapjen e mjekėsisė sė pėrgjithshme dhe stomatologjisė, kemi edhe lejen e Kėshilli pėr Akreditim. Kėshtu po pėrmbyllim kornizėn, e cila do t’i jep USHT-sė njė fytyrė tė re dhe, me kėtė nuk do tė kemi mė nevojė tė lusim universitetet e Prishtinės, Tiranės apo Shkupit tė na pranojnė studentėt tanė. E kam ndjerė nė lėkurėn time, kur si profesor nė Universitetin e Prishtinės mė ėshtė dashur tė intervenojė pėr tė regjistrimin e studentė nga Maqedonia.

Mungesa e hapėsirave ka qenė problem permanent i USHT-sė. Si do tė gjendeni prej tetorit?

Bexheti:
Ėshtė e vėrtetė. Edhe tani kemi mungesė hapėsirash. Mirėpo, gjatė kohės qė jam rektor, paralelisht kemi punuar nė rregullimin e programeve tė reja edhe nė sigurimin e hapėsirave tė pėrkohshme. Ka njė vendim prej Qeverisė qė USHT-ja tė kalojė kazermėn e Tetovės, mirėpo meqė vendosja atje do tė zgjatėn sigurisht dy-tri vite, jemi angazhuar nė gjetjen e hapėsirave tė pėrkohshme.

Ku do tė jenė kėto hapėsira?

Bexheti:
Fakultetin e Shkencave Aplikative, ku bėjnė pjesė: ndėrtimtaria, arkitektura, mekatronika dhe inxhinieria ekonomike, do tė vendoset nė Gostivar nė njė objekt tė ri, qė ka qenė ndėrtuar pėr shkollėn “Banjica e poshtme”. Njė pjesė e Fakultetit tė Arteve, konkretisht aktrimi, do tė vendoset nė Qendrėn Kulturore tė Tetovės. Pėrveē kėsaj, kemi edhe njė kontratė me Qendrėn Sportive tė Tetovės. Pronare e kėsaj Qendre do tė bėhet Universiteti dhe kjo do tė na jap mundėsinė, qė tė kemi jo vetėm hapėsira mė tė madha por edhe stadiume dhe pishina qė do tė menaxhohen nga Fakulteti i Kulturės Fizike. Pėrveē kėtij fakulteti, planifikojmė qė kėtu tė vendosim edhe Fakultetin Ekonomik. Farmacia dhe infermieria, do tė vendosen nė Qendrės Spitalore, ku kemi bėri gati laboratorėt dhe kemi sistemuar aparaturėn e nevojshme. Njėkohėsisht, kemi bėrė kėrkesė nė Qeveri pėr vazhdimin e punėve ndėrtimore nė objektet tė cilat kanė nisur tė ndėrtohen afėr Rektoratit. Fillimisht, presim tė marrim lejen e ndėrtimit dhe pas kėsaj shpresojmė se tė njėjtat do tė hyjė nė buxhetin e shtetit pėr vitin 2008, ose tė pėrfitojmė ndonjė grand tė donatorėve tė jashtėm.

Po Fakultetin e ri tė Teknologjisė Ushqimore, ku do ta vendosni?

Bexheti:
Ėshtė njė fakultet i zgjeruar nga Qendra e Studimeve Politeknike e, qė punon nė hapėsirat pranė Rektoratit. Kėtu afėr kemi edhe shkollėn e mesme bujqėsore dhe laboratorėt, dy prej tė cilave (ai i makinerisė dhe bioteknologjisė) me vendim tė Qeverisė do tė kalojnė nė pronėsi tė Fakultetit. Qeveria, gjithashtu na ka ndarė 15 hektarė toke, mes fshatit Pallēishtė dhe Reēicė, qė do t’i mundėsojė Universitetit tė ketė hapėsirat e mjaftueshme pėr punė eksperimentale, ndėrkaq Qeveria italiane na ka ndarė njė grand prej 400 mijė euro, pėr blerjen e pajisjeve laboratorike, kurse mbėshtetje na kanė premtuar edhe universitetet gjermane.

Po me anėn kadroivike, si do tė mbuloni nevojat e drejtimeve dhe fakulteteve tė reja?

Bexheti:
Sigurisht qė hapja e fakulteteve dhe programeve tė reja studimore do tė ritėn nevojėn pėr punėsimin e kuadrit tė re. Prandaj, krahas, kėrkesės pėr zgjerimin e USHT-sė kemi kėrkuar edhe hapjen e 117 vendeve tė reja tė punės, tė cilat duhet tė realizohen deri nė fund tė 2007-ės, pasi jemi tė obliguar qė brenda tri viteve tė sigurojmė 50 pėr qind tė kuadrit tė brendshėm. Punojmė intensivisht nė kėtė drejtim. Ministra e Arsimit dhe Shkencės, sė shpejti do tė lejon hapjen e Konkursit, pasi dihet se bashkėpunėtorėt e jashtėm e rėndojnė buxhetin e Universitetit, meqė Qeveria mbulon vetėm rogat e atyre qė janė me marrėdhėnie tė rregullt pune.

Si do t’i punėsoni 117 profesorėve dhe asistentė, deri nė tetor, kur dihet se shumė zgjasin procedurat e pranimit me konkurs?

Bexheti:
Deri nė tetor-nėntor besoj se do ta kryejmė procedurėn e pranimit tė kuadrit tė ri, pasi jemi tė obliguar pėr kėtė. Ėshtė e vėrtetė se konkurset janė procedura qė zgjasin nga gjashtė muaj deri nė njė vit, mirėpo do tė shkojmė nė procedura tė shpejtuara, sikurse deri tani, kur me njė konkurs kemi bėrė nga tri-katėr zgjedhje, me qėllim qė pranimi i kuadrit tė ri tė bėhet menjėherė pasi tė mbarojė puna e komisioneve recensuese.

Ėshtė praktikė nė Maqedoni, qė gjatė hapjes sė konkurseve tė bėhen intervenime tė shumta pėrmes lidhjeve tė ndryshme, qofshin ato partiake, farefisnore apo miqėsore. Si e kemi pėrballuar kėtė gjatė mega konkursit qė u hap nė dhjetor tė 2006-ės?

Bexheti:
Maqedonia ėshtė njė vend i vogėl, ku njerėzit njohjen me njėri tjetrain dhe pėr kėtė arsye intervenimet dhe presionet janė tė arsyeshme. Mirėpo, njė gjė duhet ta kenė tė qartė tė gjithė. Universiteti ėshtė njė vend i gjerė, ku njerėzit nuk duhet tė vijnė vetėm pėr tė punuar por pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė lėmin e kėrkimeve shkencore. Neve jemi 60 vite pas universitetit tė Shkupit dhe tė rajonit dhe tė mos flasim mė pėr ato tė Bashkimit Evropian. Prandaj, jam munduar qė t’i respektojė kushtet ligjore pėr pranimin e kuadrit nė USHT-sė, pavarėsisht intervenimeve dhe presioneve, tė cilat janė tė natyrshme pėr arsyen qė pėrmenda mė lartė. Pėr tė rregulluar funksionimin e Universitetit sipas ligjeve arsimore, deri tani keni nxjerr 30 rregullore tė reja.

Sa ju ka shėrbyer Senati si “mburojė” pėr tė refuzuar punėsimin me intervenime, apo pėr tė arsyetuar rastet e pashmangshme?

Bexheti:
Punėsimi nė Universitet kalon nėpėr disa barriera, njė prej tė cilave ėshtė edhe Senati. Kėtė mekanizėm nuk e kemi zbuluar neve, por ėshtė i rregulluar me ligj. Kėshilli i Rektoratit ka njė bashkėpunim tė mirė me Senatin. Deri tani nuk ka ndodhur qė Senati tė mos miratojė ndonjė vendim i cili ka kaluar nė Kėshillin e Rektoratit dhe ky i fundit nuk ka lejuar tė kalojė asnjė vendim pėr ku kanė qenė paraqitur ankesa. Pėrveē kėsaj, neve kemi kėtu edhe pėrfaqėsuesit e OSBE-sė, tė cilėt i kemi thurur tė marrin pjesė nė tė gjitha takimet ku Senati ėshtė dashur tė sjellėn ndonjė vendim.

Pėrse ky vėzhgim ndėrkombėtar?

Bexheti:
Qė tė jemi mė transparent. Duke pasur parasysh abuzimet e shumta qė janė bėrė nė tė kaluarėn, tani na duhet tė bėjmė shumė punė pėr tė kthyer besimin, pėr tė bindur faktorin e jashtėm, faktorin e brendshėm dhe partitė politike se jemi duke punuar drejt dhe mirė, kurse punėt e mira janė ato qė kontrollohet nga mė tepėr organe.

Pėrse nuk fillon punė Instituti i gjuhės shqipe “Josif Bageri”? Vendimi pėr themelimin e kėtij instituti ėshtė sjellė nė tė njėjtėn kohė me atė tė Institutit tė Ekologjisė dhe Institutit tė Arteve?

Bexheti:
Meqė Qeveria ka sjellė vendim qė nė Shkup tė hapet njė Institut i njėjtė, por qė do tė jetė i pavarur nga Universiteti, pra do tė financohet drejtpėrdrejtė nga Qeveria, vlerėsojmė se nuk ėshtė mirė tė bėjmė dyfishimin e instituteve tė njėjta. Mendoj, se pėr momentin duhet tė grumbullojnė kuadrin e profesional nė Institutin e Shkupit dhe tė mos bėjmė shpėrndarjen e kuadrit ca atje dhe ca kėtu, pasi me departamentet e shumta qė do t’i ketė ai Institut, mund tė them se do tė jetė gati sa njė Universitet nė vete, nė nivel qeverie.

Pėr Institutin e Arteve ka njė marrėveshje, qė ai tė vendoset nė Shkup, nė Ēarshinė e Vjetėr A do t’i pėrmbaheni kėsaj marrėveshje?

Bezheti:
Absolutisht, qė po. Jemi duke punuar nė adaptimin e hapėsirave qė na janė ndarė dhe shumė shpejt, gjatė muajve tė verės, do ta bėjmė edhe pėrurimin solemn. Nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, planifikojmė qė, nė Shkup, tė hapim edhe ndonjė fakultet tonin. Nėse gjejmė ndonjė lokacion tė madh, mund tė zgjerohemi me fakultetin ekonomik ose juridik, por mund ta dėrgojmė atje edhe artet figurative.

Kur do tė zgjidhet ēėshtja e atyre qė kanė mbaruar studimet e shkallės sė tretė nė UT apo qė kanė regjistruar kėto studime? Flitet pėr njė numėr prej rreth 150 kandidatė.

Bexheti:
Jo, nuk ėshtė kaq i madh numri i tyre. Numri i atyre qė kanė magjistruar dhe doktoruar, pėrafėrsisht, mund tė jenė dy-tre doktorė shkencash dhe rreth 12 magjistratura, nga tė gjitha drejtimet. Komisioni pėrkatės, i drejtuar nga Velimir Stojkovski, profesor nga Universiteti i Shkupit, po punon nė kėtė drejtim dhe pėr njė kohė tė shkurtėr do tė merr fund edhe ēėshtja e verifikimit tė titujve tė tyre shkencor, ndėrsa do tė gjendet njė zgjidhje edhe pėr ata qė kanė mbetur nė proces tė studimeve.

Po ēėshtja e mbi 20 farmacistėve tė U(SH)T-sė?

Bexheti:
Edhe pėr kėtė ēėshtje ėshtė ngritur njė komision, ku ka profesorė tė Universitetit tė Shkupit, tė cilėt ballafaqohen me njė realitet tė ri. Sado qė nuk dėshirojnė ta pranojnė se edhe shqiptarėt kanė kapacitete pėr tė nxjerrė kuadro tė mirėfillta, kur vijnė kėtu shohin se studentėt tanė janė njėsoj si ato tė Shkupit, nė mos pak mė tė mirė nė disa raste.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio