Studentet.info
Lajme : Me kėrkesė tė universiteteve, Qeveria bėn korrigjime
Kyqur 31-05-2007 7:21:44 (1491 Lexime)

Rritet numri i studentėve nė drejtimet informatike

Shkup, 30 maj - Qeveria e Maqedonisė tė martėn nė mbrėmje ka marrė vendim tė bėhen disa korrigjime nė konkursin pėr regjistrimin e studentėve nė vitin akademik 2007/ 2008. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti thotė se korrigjimet pėr regjistrimin e studentėve nė vit tė parė janė bėrė me kėrkesėn e universiteteve shtetėrore, ndėrkohė qė numri rritet 10 pėr qind studentė nė drejtimet informatike, teknike dhe teknologjike, ndėrsa zvogėlohet pėr aq numri i programeve studimore tė shkencave shoqėrore.

"E gjithė kjo pasi nė tė ardhmen ekonomia e tregut u mundėson mė shumė hapėsirė pėr punėsim studentėve, tė cilėt do tė mbarojnė nė drejtimet informatike teknike e teknologjike", ka thėnė ministri Rushiti, duke sqaruar se me korrigjimet pėr regjistrim tė studentėve nė Universitetin "Shėn Kirili dhe Metodi" nė Shkup, konkretisht nė Fakultetin pėr Elektroteknikė dhe Teknologji informatike numri i studentėve ėshtė rritur pėr 10 pėr qind, edhe atė nga 120 kėtė vit do tė regjistrohen 132 studentė.


"Nė Fakultetin e Makinerisė nė programet studimore pėr industri inxhinieri dhe menaxhment duhet tė regjistrohen 95 studentė. Nė Fakultetin Matematiko-Natyror nė programet studimore Biokimi, Informatikė dhe Teknologji informatike numri i studentėve rritet pėr 48, gjegjėsisht numri i pėrgjithshėm do tė jetė 298 studentė, derisa pėr Matematikė dhe Fizikė zvogėlohet pėr 6 studentė", shprehet Sulejman Rushiti. Me korrigjimet e reja ėshtė zvogėluar edhe numri i studentėve nė Fakultetin Ekonomik, konkretisht nga 550 nė 495 studentė. Edhe nė Fakultetin e Drejtėsisė kanė pėsuar ndryshime - nga 400 nė 360 studentė, Fakultetin Filozofik nga 280 nė 224 studentė, nė Filologjik nga 485 nė 436.

"Qeveria e Maqedonisė ka sjell vendim qė nė Universitetin Shtetėrorė tė Tetovės tė rritet numri i studentėve nė programet studimore informatike -gjeografi, ndėrkohė tė zvogėlohet programi i studimeve pėr gjuhė gjermane dhe literaturė, si dhe gjuhė frėnge dhe literaturė, nga 70 nė 60 dhe nga 35 nė 30 studentė", thotė Rushiti. Ndryshe, numri i studentėve, tė cilėt do tė regjistrohen nė vit tė parė do tė jetė i njėjtė me vitet paraprake, konkretisht 8883 studentė nėpėr universitetet shtetėrore.

Nga: Hajrie AZEMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio