Studentet.info
Lajme : Organi mė i lartė qeverisės i Universitetit tė Prishtinės shpėrfill Statutin
Kyqur 07-06-2007 2:37:35 (3240 Lexime)


Anėtarė tė Kėshillit Drejtues me shumė vende pune

Prishtinė, 7 QERSHOR – Shumica e anėtarėve tė organit mė tė lartė qeverisės tė Universitetit tė Prishtinės kanė vendosur tė mos pėrfillin Statutin e kėtij universiteti, nė pikėn ku i referohet mundėsisė pėr lidhje tė kontratės sė punės me institucione tė tjera, shkruan nė numrin e sotėm "Koha Ditore".

Sipas gazetės, pos qė kanė kontratė pune me universitetin publik, pjesa mė e madhe e anėtarėve tė Kėshillit Drejtues (KD) janė tė angazhuar edhe nė institucione tė tjera jashtė universitetit. Gazetės ata nuk ia kanė fshehur kėtė fakt, tė mėrkurėn.

Behxhet Mustafa ėshtė i vetmi anėtar i KD-sė qė kontributin e jep vetėm nė universitet. Ai nuk mban leksione nė universitetet private, por edhe nuk ka ndonjė pozitė nė institucione tė tjera publike apo nė organizata joqeveritare, siē kanė kolegėt e tij nė KD.



“Nuk mė kanė ftuar kurrė universitetet private, sepse pėr burrni nuk e kisha lanė”, ka thėnė nė humor Mustafa. Ai ka theksuar se prej kur ėshtė bėrė anėtar i kėtij organi tė UP-sė ka mohuar tė angazhohet edhe nė njė punė tjetėr, meqė nuk ka dashur tė bėhej “objekt i pėrfoljeve”.

Ndryshe kanė vepruar anėtarėt e tjerė tė kėtij kėshilli. Isa Mustafa, Haki Demolli, Demė Hoti, Abdullah Zejnullahu, Hivzi Sojeva dhe Hivzi Muharremi, marrin pagė edhe nga njė institucion tjetėr pos UP-sė. Basri Ēapriqi ėshtė kryetar i njė asociacioni shkrimtarėsh, por kontributi i tij nė kėtė institucion thotė tė jetė vullnetar. Rasti i Dukagjin Pupovcit ėshtė mė specifik, pėr faktin se ai ėshtė i vetmi nga anėtarėt e KD-sė qė nuk ka kontratė me normė tė plotė mė UP-nė.

Basri Ēapriqi, kryetar i KD-sė, nuk ka dashur tė flasė pėr angazhimet e anėtarėve tė kėshillit tė cilin drejton, dhe ka sugjeruar qė menaxhmenti tė pyetet pėr kėtė pasi qė ai ėshtė pėrgjegjės. Gazeta ka kėrkuar deklaratė nga rektori, Enver Hasani, dhe nga prorektori pėr ēėshtje mėsimore, Luan Ahma, por qė tė dy nuk kanė treguar gatishmėri tė prononcohen rreth angazhimeve tė anėtarėve tė KD-sė.

Kryetari Ēapriqi nuk ka hezituar tė flasė pėr vete. Ai ka thėnė tė mos jetė i angazhuar nė ndonjė universitet tjetėr pos nė UP, ndėrkaq ka pohuar se vitin e kaluar ka qenė nė universitetin AAB dhe tani vetėm ėshtė duke organizuar provimet pėr ata studentė qė ende nuk kanė arritur tė marrin notė nė lėndėn tė cilėn e ka ligjėruar. Ēapriqi ėshtė edhe kryetar i asociacionit tė shkrimtarėve “PEN qendra e Kosovės”, por ka theksuar se kontributi i tij nė kėtė asociacion ėshtė vullnetar.

Anėtari i KD-sė Isa Mustafa ka njė varg pozitash nėpėr institucione jashtė UP-sė. Ai pos qė ka marrėdhėnie tė rregullt pune me universitetin ėshtė edhe kėshilltar i presidentit tė Kosovės, nėnkryetar i bordit nė institutin pėr hulumtime zhvillimore “Riinvest” dhe anėtar bordi nė Bankėn Qendrore tė Kosovės. Mustafa thekson se deri tash nuk ka humbur asnjė orė mėsimi nė Fakultetin Ekonomik, dhe se punė primare e ka angazhimin e tij nė universitet. Ai mohoi tė jetė nė marrėdhėnie pune me ndonjė universitet privat, ndonėse nė ueb-faqen zyrtare tė universitetit “Dardania” figuron emri i tij, si i angazhuar.

Sa i pėrket angazhimit nė borde tė kėtyre institucioneve ai theksoi se nuk i duhet leja e rektorit.

Anėtari tjetėr i KD-sė dhe mėsimdhėnės nė Juridik, Haki Demolli, pranoi se ėshtė i angazhuar edhe nė universitetin “Dardania”, por ka mohuar tė dhėnėn se ai ėshtė edhe anėtar bordi nė kėtė universitet. Ndonėse nuk preferonte tė deklarohej pėr vendet e tjera tė punės, Demolli nuk mohoi se ėshtė anėtar bordi edhe nė federatėn e Futbollit tė Kosovės dhe se ėshtė drejtor i Qendrės juridike tė Kosovės, pranė OSBE-sė. Ai tha tė mos ketė kėrkuar lejen nga rektori pėr tu angazhuar nė kėto vende pune.

Abdullah Zejnullahu mbanė orė mėsimi nė njė universitet privat nė Kosovė dhe nė njė tė tillė nė Maqedoni, ndėrkaq nė semestrin dimėror ka qenė i angazhuar edhe nė universitetin AAB.

“Mbaj vetėm dy orė nė javė nė ‘Universum’, ndėrsa ka katėr vite qė jam nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Maqedoni, si bashkėpunėtor i jashtėm”, ka thėnė Zejnullahu.

Hivzi Sojeva, njė anėtar tjetėr, thotė se emri i tij figuron si mėsimdhėnės nė katėr universitete private, por ka pranuar se ėshtė i angazhuar vetėm nė njėrin prej tyre – nė Universitetin “Iliria”. Ndonėse me Statut parashihet tė kėrkojė leje nga rektori pėr kėtė angazhim, ai thotė se kur ka nisė punėn nuk ka qenė e nevojshme qė kjo tė bėhet.

“Tash kjo ka hy nė formė”, ka thėnė Sojeva.

Ka qenė Demė Hoti i vetmi qė nuk ka dashur tė prononcohet rreth angazhimeve tė tij jashtė universitetit. Fillimisht ka thėnė tė jetė nė rrugė, e mė pas nuk ka hapur telefonin. Megjithėkėtė, gazeta ka mėsuar se pos qė ėshtė i angazhuar si mėsimdhėnės nė Fakultetin Filozofik, ai ligjėron edhe nė universitetin “Dardania” dhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ndėrkaq, ėshtė edhe anėtar i bordit nė Qendrėn e Studentėve.

Hivzi Muharremi, anėtar tjetėr nė KD, deklaron se nuk ka kontratė me ndonjė institucion tjetėr, qoftė edukativ apo shkencor brenda vendit, apo edhe me ndonjė institucion tjetėr publik. Megjithatė, ai ka pranuar se kohė pas kohe mban leksione nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Dukagjin Pupovci ėshtė i vetmi anėtar i KD-sė qė nuk ka kontratė tė rregullt pune me UP-nė, meqė tė tillė ka me Qendrėn pėr arsim tė Kosovės, si drejtor ekzekutiv. Nė UP ai thotė tė jetė i angazhuar me orar jo tė plotė, prandaj Statuti i universitetit nuk ia mohon tė drejtėn pėr tė lidh marrėdhėnie tė rregullt pune nė njė institucion tjetėr.

Bazuar nė neni 177 tė Statutit, personeli nė marrėdhėnie tė rregullt pune, siē ėshtė rasti i tetė anėtarėve tė parė, nuk mund tė ketė kontratė tjetėr tė punėsimit me normė tė plotė brenda apo jashtė universitetit.

“Kėrkesa pėr pėrjashtim nga kjo rregull pėr njė arsye tė fortė i parashtrohet rektorit dhe kėrkon pėrkrahjen e shumicės sė votave tė kėshillit tė njėsisė pėrkatėse akademike. Rektori vendos pasi tė jetė konsultuar me dekanin e fakultetit”, thuhet nė kėtė nen.

Ramadan Zejnullahu, kryetar i Kėshillit Kombėtar tė Cilėsisė, ditė mė parė i ka thėnė gazetės se 7 nga 9 anėtarėt e KD-sė janė tė angazhuar edhe nė institucione tė tjera tė arsimit tė lartė. Ai pat pohuar se kėta anėtarė janė tė angazhuar nė mėnyrė tė pakontrolluar.

Edhe tė mėrkurėn kur ėshtė pyetur rreth kėsaj ēėshtje, ai ka pohuar se ka anėtar tė organit mė tė lartė qeverisės tė UP-sė, tė cilėt janė tė angazhuar edhe jashtė universitetit.

“Unė mund tė mos kem informacione tė plota, por nė qoftė se anėtarėt e Kėshillit Drejtues janė tė papėrgjegjshėm sa i pėrket kėsaj ēėshtje, atėherė ėshtė vėshtir tė flitet pėr pėrgjegjėsinė e stafit tjetėr akademik, i cili momentalisht nuk ka pozita tė larta”, ėshtė shprehur Zejnullahu.

Sipas tij, anėtarėt e KD-sė do tė duhej tė kėrkonin nga rektori qė tė zbatojė statutin sa i pėrket angazhimeve tė profesorėve nė institucione tė tjera, dhe jo ata tė bėhen shembull qė tė mos e respektojnė ligjin.

Rektori Enver Hasani ka shkarkuar nga detyra njė dekan fakulteti pėr shkak tė angazhimit tė tij nė njė universitet privat. Hasani disa herė ka thėnė se mėsimdhėnėsit e UP-sė tė cilėt mbajnė pozita drejtuese duhet tė lėnė angazhimet nė tė tjera institucione, apo postet udhėheqėse qė mbajnė nė UP.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio