Studentet.info
Opinione : OPINION
Kyqur 07-06-2007 9:07:00 (1687 Lexime)

Arsimi nė udhėkryq dhe nevoja e reformės

Nga: Ilir KALEMAJ

Prej disa kohėsh, debati pėr reformėn nė arsim ka kohė qė ka pushtuar faqet e mediave dhe pėr mė tepėr, ėshtė kthyer nė njė shqetėsim real pėr mijėra tė rinj qė hasen nė pėrfundim tė studimeve tė tyre me njė treg sa tė pasigurtė, aq edhe diskriminues. Sikur tė ishte vetėm kjo, atėherė do ishte gjysma e sė keqes, por duhet mbajtur nė mendje se nė ‘lojė’ janė edhe prindėrit e kėtyre tė rinjve qė kanė investuar kohė, para dhe energji pėr tė bėrė tė mundur marrjen me sukses tė kėtyre diplomave nga fėmijėt e tyre.

Paradokset shqiptare s`kanė tė rreshtur, por njė nga fenomenet qė mė ka bėrė mė tepėr pėrshtypje ėshtė se nga njėra anė trumbetohet se paskemi njė ndėr pėrqindjet mė tė vogla nė Europė pėr numėr studentėsh, ku mesatarja e pėrgjithshme e viteve tė shkollės nuk e kalon atė tė 8.6-shit, ndėrsa nga ana tjetėr kemi njė inflacion diplomash, sidomos nė degė tė caktuara, qė prodhojnė njė ushtri tė papunėsh.


Pėr mos tė folur pastaj pėr diploma tė shitura, tė blera, tė lustruara apo ilustruara, nga shkolla anonime dhe prestigjioze brenda dhe jashtė vendit, ku ėshtė e vėshtirė tė dallosh nė gjithė kėtė mishmash, vlerat e vėrteta qė secila nga ato mbart. Nė kėto kushte natyrshėm shtrohet pyetja se kush ėshtė fajtori i madh nė gjithė kėtė mes: shteti, mėsuesit dhe pedagogėt apo vetė sistemi i deformuar shoqėror, pjellė e njė tranzicioni pafundėsisht tė gjatė dhe tė dhimbshėm?

Qė tė jemi realistė, pranohet nga tė gjithė, herė nėn zė dhe herė mbi zė, se arsimimi nė Shqipėri ka qenė dhe ėshtė problematik dhe qė nevoja pėr reformė nė tė kishte kohė qė artikulohej. Ashtu sikundėr edhe nevoja e gjallėrimit tė jetės akademike, publikimit tė revistave shkencore dhe gjallėrimit tė instituteve shpesh amorfe tė afiliuara pranė Akademisė sė Shkencave. Pa dashur tė hyj nė detaje, fakt ėshtė se disa hapa u morėn nė tė gjitha kėto drejtime. Pikė sė pari, u krijua matura shtetėrore, njė hallkė e rėndėsishme pėr tė eleminuar fenomenet e konkurseve nė stadiume dhe salla sporti, si konkursi i turpshėm i Fakultetit tė Drejtėsissė dy vjet mė parė.

Nga ana tjetėr, u bėnė pėrpjekje pėr gjallėrimin e produktit shkencor, nėpėrmjet idesė sė bashkangjtjes sė instituteve kėrkimore pranė Universiteteve, duke aplikuar nė kėtė mėnyrė njė model bashkėkohor. Dhe pėr mė tepėr u krijua modeli i konkurrencės me hapjen dhe licensimin e njė sėrė universitetesh private, tė cilat qoftė edhe nė mėnyrė indirekte kanė ngritur nivelin e pėrgjithshėm tė cilėsisė, me anė tė stimulit financiar. Pa u zgjatur mė tej mjafton tė pėrmendim rastin e Shteteve tė Bashkuara, ku universitetet mė tė famshme si Harvardi etj, janė universitete private, tė cilat vlerėsohen nė bazė tė perfomancės sė tyre dhe qeverisen nga njė ‘bord tė besuarish’. Kėta tė fundit janė figura tė afirmuara tė jetės akademike dhe me kontribut tė padiskutueshėm nė fushėn e hulumtimit shkencor dhe mėsimdhėnies. Natyrisht kjo garanton cilėsi dhe produktivitet. Studentėt qė dalin nga kėto shkolla janė mė pas tė ‘thithur’ menjėherė nga tregu i punės dhe nuk vuajnė vuajnė pasojat e njė inflacioni artificial diplomash.

Natyrshėm qė nė Shqipėri, situata ėshtė shumė mė ndryshe dhe kjo ka arsyet e saj. E para, kjo vjen si rrjedhojė e politikave frenuese tė rregjimit hoxhian, ku kryesisht vetėm njė fėmijė pėr familje lejohej tė vazhdonte studimet universitare, kuptohet nėse nuk ishte i ‘deklasuar’. Por gjithsesi edhe nė kėtė rast, degėt ku do studionte gjithsecili zgjidheshin dhe vendoseshin nga shteti. Natyrshėm, parė nė kėtė optikė, vetkuptohet etja e sotme e prindėrve pėr t`iu dhėnė shkollė tė lartė me cdo kusht fėmijve tė tyre. Kjo pavarėsisht kapacitetit tė fėmijės, nevojave tė tregut pėr degė tė caktura e kėshtu me rradhė. Dhe pėr tė mundėsuar njė gjė tė tillė, cdo mjet i ndėrmjetėm, si miqėsitė, rryshfetet, bėrrylat apo kėrcėnimet futen nė ‘punė’ me qėllimin e vetėm: diplomėn universitare.

Pra, koncepti makiavelian ‘qėllimi justifikon mjetin’ gjen njė zbatim praktik nė terren, por kur produkti ėshtė njė diplomė universitare e papėrdorshme nė tregun e punės atėherė fajtori mbetet tė jetė shteti dhe vazhdohet me mentalitetin komunist qė shteti e ka pėr detyrė t`ju gjej punė studentėve qė diplomon. Por logjika e kapitalizmit dhe ekonomisė sė tregut ėshtė e ftohtė, e sertė dhe bazohet nė premisėn e konkurrencės ku shpėrndarja e tė mirave dhe fryteve bėhet sipas punės dhe aftėsisė sė gjithsecilit.

E dyta, nisma tė tilla, si atashimi i qėndrave kėrkimore pranė universitetve, nuk kanė pėr tė bėrė ndonjė mrekulli nė Shqipėri dhe nuk duhet tė pritet njė gjė e tillė, duke patur parasysh kapacitetet intelektuale apo financiare tė kėtyre universiteteve tė cilat tashmė operojnė nė njė treg pėrherė e mė tepėr global. Gjithsesi, cfarėdolloj reforme e bėrė nė kėtė drejtim do ishte mė mirė se gjendja aktuale ku ‘shkencėtar’ dhe kėrkues shkencorė marrin rroga fikse duke vegjetuar dhe pa asnjė lloj kontributi teorik apo praktik nė shkencė. Ku titujt shkencorė jepen shpesh nė baza miqėsore, ndėrsa tė rinjtė qė kanė mbrojtur shkėlqyeshėm tituj shkencorė jashtė vendit, shpesh nė shkolla prestigjioze, u duhet tė sorrollaten me muaj apo vite, dyerve tė Akademisė pėr t`iu njohur titujt e marrė me mund disavjecar. Paradokset vazhdojnė edhe mė kur nė komisionet e njohjes sė kėtyre diplomave janė ‘ekspertė’ apo profesionistė tė njė fushe krejt tjetėr nga ajo pėr tė cilėn kėta studiues kanė mbrojtur temat e tyre.

E treta, figura e mėsuesit apo pedagogut ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme nė zhvillimin dhe kultivimin jo vetėm tė mendjeve tė ardhshme, por edhe nė formėsimin e karakterit tė brezave tė rinj. Nė fund tė fundit, sic thotė H.Spencer, “arsimimi ka pėr qėllim edukimin e karakterit.” Por pėrherė e mė tepėr nė lajme dėgjon pėr mėsues qė hyjnė nė skena intime nė prani tė nxėnėsve, apo qė ofrojnė kurse mė para pėr tė mundėsuar notėn kaluese. Pėr mos tė folur pastaj pėr ngacmimet seksuale apo rryshfetet me zarfa qė pėrcillen nėpėrmjet sekserėsh drejt pedagogėve qė kanė humbur cdo lloj sensi qytetar dhe etik nė marrėdhėniet e tyre tė punės. Kjo nuk ėshtė pėr tė hedhur baltė mbi tė gjithė apo pėr tė nxirė gjithcka. Por kėto janė fenomene qė dukshėm shoqėrojnė kėtė rreth vicioz ku ėshtė zhytur sistemi i edukimit nė vendin tonė dhe ku shpresa e vetme ngelet reforma.

Michael Oakeshoft ka thėnė dikur qė “nė shkolla, ata [mėsuesit] nuk tė mėsojnė tė bėhesh injorant.” Kjo thėnie qė nė pamje tė parė tė duket si dicka e rėndomtė qė nuk ia vlen as tė citohet, mund fare mirė tė vihet nė pikėpyetje nė realitetin shqiptar tė tanishėm. Cfarė tė mėsojnė sot mėsuesit dhe pedagogėt nė klasa dhe auditore? Nė auditoret e disa fakulteteve ulen 300-400 studentė nė salla ku kapaciteti normal do ishte jo mė shumė nga 150 studentė. Shpesh pedagogėt janė tė dy apo tre-punėsuar dhe e quajnė mėsimdhėnien si njė angari e cila ju ha nga koha e ‘cmuar’. Orėt e leksionit shpesh shndėrrohen nė orė monologu nga ana e pedagogut ku mungon krejtėsisht mendimi kritik dhe studenti ndjehet i nėnvleftėsuar, shpesh i papėrfillur. Orėt e mėsimit nė vend qė tė jenė interaktive dhe ku studentit t`i stimulohet dėshira pėr tė dhėnė inputin e tij, ndėrkohė qė pėrgatitet realisht pėr tregun e punės, janė nė fakt monotone, pa ngjyrė, me pedagogė-diktatorė qė i konceptojnė marrėdhėniet me studentėt si marrėdhėnie pushteti, jo komunikimi. Duke patur parasysh kėtė realitet qė ndodh rėndom nė fakultetet dhe sallat e auditorėve, nuk tė vjen cudi kur sheh tė rinjtė e sotėm, tė rrinė mė shumė kafeneve se tė frekuentojnė orėt e leksioneve.

Nga ana tjetėr, kemi debatin e stėrpėrsėritur tashmė mbi ‘ikjen e trurit’ dhe studentėt qė studiojnė jashtė. Shpeshherė dėgjon tė thuhet qė kėta studentė nuk ka pse tė favorizohen me anė tė diskriminimit pozitiv apo se realisht ata nuk ka si tė jenė mė tė mirė nga studentėt e brendshėm pasi ai qė do tė lexojė, lexon si brenda, si jashtė. Kundėrargumenti i parė qė tė vjen menjėherė nė mendje kėtu ėshtė se kėta studentė realisht diskriminohen, jo favorizohen. Diskriminimi vjen se kur shpesh kėta tė rinj qė kanė mbaruar jashtė, kthehen, ata gjenden pėrballė njė tregu tė vėshtirė nga i cili kanė kohė qė kanė shkėputur lidhjet. Dhe dihet qė tė paktėn nė Shqipėri, njohjet shoqėrore, familjare apo politike janė shpeshherė kruciale pėr tė gjendur njė vend pune, sidomos pėr tė sapodiplomuarit. Kundėrargumenti i dytė, nuk ėshtė se studentėt qė vijnė nga jashtė janė gjenetikisht mė tė mirė se ata tė brendshmit, se dhe ata nga brenda shkuan jashtė, por niveli i lartė i mėsimdhėnies, disiplina e tė mėsuarit, ku nuk njihet fenomeni ‘mik’ apo ‘zarf’ pėr tė kaluar klasėn dhe kushtet laboratorike apo tė kėrkimit shkencor nė nivele optimale, kanė mundėsuar njė formim mė tė plotė tė tyre. Ky ėshtė kryesisht realiteti, megjithėse jo tė gjitha shkollat jashtė janė tė tė njėjtit nivel apo mes studentėve mund tė heqėsh njė shenjė barazie.

Gjithsesi sic u theksua nga bashkėbiseduesit gjatė njė emisioni tė paradokohe nga njė televizion vendas, sot ekziston njė frymė mė e mirė pėr tė nxitur kthimin e trurit dhe stimulimin qė iu bėhet kėtyre tė rinjve tė kthyer nga jashtė. Ekziston gjithashtu edhe njė program i UNDP-sė nė bashkėpunim me qeverinė shqiptare nė lidhje me kėtė cėshtje, megjithėse frytet ngelen pėr t`u parė. E rėndėsishme ėshtė qė tė krijohen premisat e njė gare tė barabartė ku asnjė student mos ta ndjej veten tė diskriminuar dhe starti tė jetė i njėjtė. Nė finish pastaj tė arrij kush ėshtė mė i zoti, pasi ky nė fund tė fundit ėshtė kapitalizmi.

Pėr t`iu pėrgjigjur pyetjes kryesore qė ngrita nė fillim tė kėtij shkrimi, se kush ėshtė fajtori kryesor pėr gjendjen e arsimit nė vend, kjo pėrsėri ngelet e vėshtirė pėr t`u pėrcaktuar. Gjithsesi nėpėrmjet njė debati tė hapur shoqėror nė sferėn publike pėr kėtė problem tė mprehtė qė ka tė bėjė jo vetėm me aktualitetin, por edhe me tė ardhmen, mund tė analizohen shkaqet, tė evidentohen problemet dhe tė influencohet vendimarrja pėr kėto cėshtje, nė mėnyrė qė tė mund tė prodhohen edhe zgjidhje. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė dalė nga njė qorrsokak ku mungesa e reformės pėr vite me rradhė ka prodhuar njė sistem tė mbrapshtė ku marrja e njė diplome tashmė ėshtė banalizuar dhe vlerat nuk diferencohen. Natyrisht kjo do cojė edhe nė njė rrugėzgjidhje tė tregut tė deformuar tė punės, ku secilit t`i jepet haku qė meriton.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio