Studentet.info
Intervista : Intervistė me Alajdin Abazin, rektorin e Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė per LAJM
Kyqur 13-06-2007 6:17:14 (2539 Lexime)


Shteti nuk i pėrgjigjet si duhet UEJL-sė

Nga:LAURA PAPRANIKU

I themeluar pėr nevojat e arsimit sipėror tė shqiptarėve tė Maqedonisė, nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė (UEJL) viteve tė fundit shėnohet njė shtim i dukshėm i studentėve maqedonas. Pjesėmarrja e tyre prej 30 pėr qind nė Konkursin pėr regjistrimin nė vitin 2008/2009, planet e zgjerimit tė UEJL-sė si nė aspektin hapėsinor ashtu edhe shkencor, standardi i studentėve, angazhimi nė nxjerrjen e kuadrove pėr nevojat e Universitetit, janė disa prej ēėshtjeve pėr tė cilat flet rektori i UEJL-sė, akademik Alajdin Abazin

Prej vitit tė kaluar, kur 25 pėr qind e vendeve ishin rezervuar pėr maqedonasit, sivjet keni rritur nė 30 pėr qind pjesėmarrjen e tyre. Pėrse, kjo tendencė?

Abazi:
Nuk ka tė bėjė me ndonjė tendencė pėr tu korrigjuar apo ndėrruar politika e pranimit tė studentėve sipas pėrkatėsisė gjuhėsore. Kjo vjen si rezultat i orientimit tonė, qė 20 pėr qind t’ju bėjmė vend “tė tjerėve”, por duke pasur ēdo herė parasysh qė kjo tė mos jetė pengesė pėr studimet nė gjuhėn shqipe, pasi edhe misioni Universitetit i dedikohet gjuhės shqipe. Megjithatė, UEJL-ja ėshtė institucion i hapur pėr tė gjithė, prandaj Bordit ka marrė qėndrim qė 20 pėr qind e vendeve t’ju caktohet tė tjerėve, ku pėrveē maqedonasve ka turq, boshnjakė, romė e kėshtu me radhė. Momentalisht, jemi nė nivelin e kėtyre pėrqindjeve, pasi 20 pėr qind janė “tė tjerė” dhe 80 shqiptarė.


Atėherė, pėrse e ritėt kėtė pjesėmarrje nė 30 pėr qind?

Abazi:
Kjo ndodhi pėr shkak tė ofertave tė reja studimore, ku u shpreh nevoja qė pėrveē drejtimeve nė gjuhėn shqipe tė hapen edhe nė gjuhėn maqedonase. Ndėrkaq, nė Konkurs nuk mund tė shkojmė me mė pak se 30 vende pėr njė drejtim tė caktuar, prandaj drejtimet nė maqedonisht i kemi shėnuar me “*”, qė do tė thotė se nėse nuk paraqiten 30 studentė ato nuk do tė hapet. Kjo, pra, ka bėrė qė me Konkurs tė duket se po rritet pjesėmarrja e maqedonasve nė Universitetin tonė. Jam i sigurt se pranimi i studentėve tė vitit 2007/2008 nuk do tė ndikojė nė pėrqindjen e gjithėmbarshme. Nėse pėr studimet nė gjuhėn shqipe do tė kemi mė tepėr tė interesuar, qė i plotėsojnė kushtet, se sa numri i caktuar, natyrisht qė do tė bėjmė korrigjime nė Konkurs. Misioni jonė ėshtė qė tė jemi tė hapur pėr tė gjithė dhe t’ju tregojmė tė tjerėve se nuk dėshirojmė qė ata tė vuajnė prej asaj qė kemi vuajtur neve nė tė kaluarėn.

Pėrse nuk ėshtė e obligueshme shqipja pėr jo shqiptarėt, kur UEJL-ja u themelua nė emėr tė arsimit sipėror nė gjuhėn shqipe?

Abazi:
Gjatė pranimit pėr jo shqiptarėt kemi testimin nga gjuha shqipe, me qėllim qė ata tė kenė tė paktėn njohuri elementare nga gjuha shqipe, ashtu sikurse gjatė studimeve pėr shqiptarėt ka provim nė gjuhėn maqedonishte dhe pėr tė gjithė bashkėrisht provime nė gjuhėn angleze.

A vazhdoni tė financohen ende shteteve tė UE-sė, me paratė e tė cilėve u mundėsua hapja e Universitetit?

Abazi:
Ka kohė, qė nuk kemi mbėshtetjen e drejtpėrdrejtė financiare pėr realizimin e procesit tė mėsimit. Pėrmes pagesave tė studentėve kemi arritur tė bėhemi tė qėndrueshėm financiarisht. Mirėpo kemi pasur pėrkrahej tė llojeve tė tjera, pėrmes projekteve dhe bursave pėr studentė. Investimi mė i madhe, pasi mbaroi faza e financimit tė jashtėm, ėshtė ndėrtimi i Qendrės sė biznesit, qė do tė fillon punė nė vitin 2007/2008. Mirėpo, kemi pasur pėrkrahje tė llojeve tė tjera, qė janė shumė mė tė rėndėsishme pėr kėtė fazė tė zhvillimit tė Universitetit. Pėr shembull, ende vazhdon financimi i projekteve tė USAID-it, qė ėshtė njė prej donatorėve mė tė mėdhenj.

Sa ėshtė shuma e investimeve qė ka bėrė USAID-i?

Abazi:
Donacionet nė investime janė 17 milion dollarė amerikan, kurse 4 milion e 85 mijė dollarė pėr projekte qė kanė tė bėjnė me cilėsisė arsimore dhe zhvillimin e metodave tė mėsimdhėnies. Pėrveē donacioneve amerikane, nga USAID, kemi pasur vazhdimisht edhe mbėshtetjen e shteteve tė Evropės, qė gjithashtu tregohen tė gatshėm tė ndihmojė universitetin pėrmes projektet tė ndryshme.

Po Qendra e biznesit ėshtė investim nga buxheti i Universitetit?

Abazi:
Projekti pėr ndėrtimin e kėsaj Qendre ėshtė donacion nga Komisioni Evropian, nė vlerėn e 2 milion eurove, me realizimin e Agjencioni Evropian pėr Rikonstruim. Pjesėmarrja e Universitetit nė kėtė projekt ėshtė 500 mijė euro, tė cilat i kemi marrė kredi nga Banka Ekonomike. Pra, duke zgjeruar hapėsirat tona synojmė tė krijojmė mundėsi qė Universiteti tė merr frymė lirshėm, pa prishur standardin evropian. Nė vitin 2010, mendojmė tė arrijmė numrin prej nėntė ose dhjetė mijė studentė. Me 35 mijė metra katrorė, tė cilat i disponon UEJL-ja dhe, kuptohet me disa korrigjime dhe zgjerime qė do tė bėhen, jo vetėm qė mund tė akomodohen nėntė apo dhjetė mijė studentė, por jam i sigurt se aktualisht, nė rajon nuk ka Universitet tjetėr qė mund tė pėrmbushėm standardet evropiane qė ofrojmė neve.

Ēfarė ndodhėn me kėrkesėn pėr financimin nga shteti tė studimeve me interes publik?

Abazi:
Qė nė fillimet e vete, UEJL-ja ka pasur qėllim tė hapėn programe me interes tė veēantė publik, si ato tė administratės dhe mėsuesisė. Jo se tė tjerat nuk janė me interes publik, mirėpo kėto drejtime i shėrbejnė drejtpėrdrejtė asaj qė quhet nevojė e shtetit. Fatkeqėsisht, deri tani kemi pasur mbėshtetje financiare pėr kėto studime, nė pėrjashtim tė ndonjė ndihmė indirekte, si dhėnia e bursave apo punėsimi i tyre. Vetėm pėr vitin 2006, nga Ministria e Arsimit na u ndanė 60 mijė euro. Mendoj, se shtei nuk i pėrgjigjet si duhet UEJL-sė. Madje, nuk mbajti as premtimin pėr punėsimin e 25 studenteve tanė mė tė mirė.

A keni njė plan tjetėr pėr disperzimin e UEJL-sė nė Shkup, pas dėshtimit pėr vendosjen nė objektin e “Svetllosti”-it?

Abazi:
Fatkeqėsisht, mė duhet tė konstatoj se ai plan na dėshtoi pėr shkak tė ēėshtjeve tė pa zgjidhura pronėsore -juridike mes shtetit dhe njė personi qė thirret si pronar i hapėsirave qė i ishin ndarė UEJL-sė. Madje, pėr tė rregulluar objektin ndamė 200 mijė euro nga buxheti jonė. Sigurisht, se nuk do tė dorėzohemi nga ideja jonė pėr zgjerimin e studimeve tona edhe nė Shkup. Fundja kjo do tė jetė e leverdishme edhe pėr vetė universitetin, sepse do tė bėjė pėr vete edhe atė pjesė tė studentėve qė pėr shkaqe materiale nuk kanė mundėsi tė udhėtojnė apo tė vendosen me qira nė Tetovė.

Pretendoi tė rritni nė 10 mijė numrin e studentėve, pas dy viteve. Si do t’i pėrballoni nevojat kadrovike?

Abazi:
Kur e hapėm Universitetin, nė Maqedoni nuk kishte asnjė shqiptarė doktor shkence, kurse vetėm nga departamenti jonė kanė dalė gjashtė doktorė ekonomie dhe shumė magjistra. Pėrveē kėsaj, ēdo vit Universiteti dėrgon studentėt mė tė mirė pėr specializime nė universitete e Amerikės, shumė tė tjerė magjistrojnė dhe doktorojnė nėpėr universitet evropiane. Jam i sigurt se nė 2009-ėn UEJL-ja do ti pėrgjigjet numrit tė studentėve me kuadėr tė mjaftueshėm, sepse ėshtė njė plan i bazuar nė mundėsit 5 reale. Gjatė kėsaj kohė, me tepėr do tė fokusohemi nė kuadrot e specializuara tė shkencave teknike, sepse pėr lėndėt socio-ekonomike plotėsojmė standardin njė mėsimdhėnės pėr 20 deri 23 studentė. Deri tani kemi ecur shumė mirė nė realizimin e planeve. Ambiciet tona janė qė pėrveē karakterit tė arsimor t’i japim Universitetit edhe karakterin e institucionit qė merret me kėrkime dhe hulumtime.







Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio