Studentet.info
Opinione : Opinion
Kyqur 14-06-2007 6:54:27 (1580 Lexime)


Tė dashur kolegė, lexues dhe drejtues tė QAS-it

Nga: Enver HASANI - Rektor i UP-sė

Meqė keni kėrkuar sqarim publik nga unė, po ua jap nė orėt e vona tė kėsaj nate para ikjes sime pėr Amerikė. Me vjen shumė keq qė ndiheni tė shqetėsuar pėr njė problem tė cilin unė e kam trashėguar deh tė cilin ju mė mirė se unė e dini. Fjala ėshtė pėr departamentet e Fakultetit tė Mjekėsisė (FM), nė tė cilat propozohet mosregjsitrimi i studentėve pėr kėtė vit.

Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė: ka mungesė kronike dhe drastike tė kuadrit mėsimdhėnės. Aty ka profesorė tė cilėt japin mėsim dhe i kanė vėnė notėn vetes, kurse nė njė rast tjetėr ėshtė konstatuar se profesori ka tė gjithė titujt shkencor fals, dhe tani ka ikur nė Kanada e unė duhet t’i anuloj notat atyre qė tanimė punojnė diku me diplomėn e UP-sė e cila formalisht ėshtė valide. Kėtė e dini tė gjithė dhe luajnė rolin e makushit. Flitet pėr drejtimet qė nuk kanė asnjė profesor tė lėmit (shikoni emrat e ligjėruesve aty), ose kur ka njė ose dy, sė bashku mbajnė krejt lėndėt e drejtimit dhe kjo ėshtė absurd i llojit tė vet.


Ata kanė thirrje shkencore tė doktorit tė shkencave por jo tė lėmit qė e kėrkon ligji. Me vjen keq qė duhet tė them se ne prodhojmė letėr, jo dije, nė raste e tilla. E di se shumėkush nga ju mund tė mė thotė se gjendja e tillė ėshtė edhe gjetiu nėpėr UP, por ne kemi vepruar njėjtė edhe nė rastin e disa departamenteve tjera nėpėr fakultetet e UP-sė, aty ku gjendja kadrovike ėshtė e rėndė. Dallimi themelor ėshtė se nė rastet tjera vetė dekanėt kanė kėrkuar pushim nė regjistrim pėr kėtė vit akademik dhe nuk kanė luajtur me letrėn populiste. Po tė luaja unė kėtė letėr, do t’i fitoja votat e kosovarėve pėr 24 orė, sepse do t’i ftoja nė emėr tė Kosovės, tė luftės sė shenjėt pėr lirinė e kėtij vendi, nė emėr tė avancimit tė kuadrove shqiptare dhe kėshtu me radhė, dhe do tė propozoja numrin pakufi tė studentėve nė departamentet qė i kėrkon tregu i egėr i Kosovės.

Kėtė nuk e kam bėrė sepse nuk mendoj se ėshtė nė interes tė Kosovės dhe tė reformimit tė UP. Kam propozuar nė pajtim me autorizimet ligjore qė nė disa departamente kėtė vit tė pushojmė me regjistrim dhe tė kėrkojmė kuadro nga jashtė dhe donacione ashtu qė brenda njė viti ta pėrmirėsojmė gjendjen e rėndė ( kam pasur dhe kam premtime serioze nga jashtė se kjo gjendje do tė tejkalohet gradualisht) . Kjo ėshtė reformė, dhe jo vazhdimi i agonisė. E di se dikush mund tė mė thotė : po ēfarė tė bėhet mė kėta qė tanimė studiojnė nė kėto departamente qė kanė mungesė kronike dhe tė theksuar kuadri? Kėtė pyetje e kam edhe vetė, dhe nuk mbajė pėrgjegjėsi pėr kėtė gjendej tė cilėn po mundohem ta pėrmirėsoj me tėrė qenien time. Njė ditė kjo gjendje duhet tė sanohet dhe pauza pėr njė vit dhe marrja frymė nga e keqja qė na ka kapluar ėshtė njė masė e pėrkohshme qė Senati i UP-sė e ka propozuar, me mundėsinė qė nė shtator tė kėtij viti tė rishikohet sėrish gjendja dhe tė rivlerėsohet nėse ka nevojė pėr regjistrim edhe kėtė vit nėpėr departamentet e apostrofuara. Pra, nuk flitet fare pėr mbyllje, dhe ky termin ėshtė vėnė nė pėrdorim nga ata qė mendonin se njėsitė akademike tė UP-sė dhe vetė UP-ja mund tė qeverisen me metoda populiste. Ky ka qenė dhe ėshtė vendimi i Senatit tė UP-sė asgjė mė shumė. Vendimi i Senatit tė UP-sė ka natyrėn e propozimit dhe jo tė vendimmarrjes definitive, sepse atė e ka Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, jo ne si UP. Ata e kanė fjalėn e fundit e ne si UP kemi pėr detyrim tė japim mendimin tonė profesional, tė cilin e kemi dhėnė, mirė ose keq, gabim ose drejtė. Ne besojmė se kėtė vit duhet tė pauzohet dhe tė rishikohet forcimi me kuadro profesional i shtatė departamenteve tė UP-sė (pėr kėtė dhe kemi shpallur konkurset siē e dinė tė gjithė), kurse nė tė njėjtėn kohė tė bėhet hapja e disa drejtimeve tė reja ku ka kuadro profesionalė (gjė qė e kemi bėrė dhe do ta shihni nė konkursin e ri pėr kėtė vit) .

Me njė fjalė, Ministria ėshtė vendimmarrės definitiv, jo Senati i UP-sė , prandaj dhe nuk ka pasur dhe nuk ka nevojė pėr lobim e presion me metoda qė nuk i kanė hije njė universiteti, por me argumente logjike e profesionale. Metodat e presionit dhe tė shantazhit duhen drejtuar ndaj politikės kosovare , jo ndaj UP-sė, nėse veē mendohet se ka vend pėr njė gjė tė tillė. Ne si UP jemi zotuar se do ta shtyjmė procesin e reformave deri nė fund , gjithnjė duke respektuar ligjin dhe rendin dhe kėtė do ta bėjmė edhe mė tutje, duke pritur vendimin e Ministrisė. Asnjė arsye nuk ka pėr tė vepruar ndryshe. Kėshtu dhe do tė jetė. Pra, vendimi i Ministrisė ėshtė definitiv dhe se pėrgjegjėsia , pėr pasojė, bie mbi Ministrinė e jo mbi UP pėr sa i takon numrit dhe llojit tė departamenteve nėpėr njėsitė akademike. Ne vetėm propozojmė. U mor vesh, Ministria ėshtė politikė dhe kriteret atje janė tjera prej atyre qė i kemi ne nė UP dhe nėse ata vlerėsojnė se interesi i taksapaguesve kosovarė ėshtė qė tė ketė rritje tė numrit tė studentėve dhe departamenteve nė UP, asgjė tė keqe nuk ka dhe ne do ta zbatojmė nė mėnyrė graduale dhe me kapacitetet qė kemi (gjatė qershorit dhe shtatorit tė kėtij viti). Detyrė e jona ėshtė tė tregojmė gjendjen, asgjė mė shumė. Propozimin tė cilin Senati i dėrgon MASHT-it ėshtė version qė bashkėrisht bėhet nga Rektorati dhe MASHT, i cili mund tė pėsojė ndryshime nė ndėrkohė.

Kėtė e kam bėrė tė ditur nė Senat qė nė fillim dhe gjatė tėrė mbledhjes ku ėshtė diskutuar propozimi ynė pėr mosregjistrim pėr kėtė vit nėpėr disa departamente. Ne kemi kryer detyrėn tonė, kurse MASHT ka kompetencat e veta dhe detyrat qė ne nuk na takon t’i vejmė nė dyshim, sikundėr qė Ministria nuk pėrzihet nė ēėshtjet e menagjimit tė UP-sė (pėrveē kur ka rastet tė abuzimeve me fondet publike).
Nuk mendoj se ju takon studentėve qė tė “mbrojnė” regjistrimin e studentėve tė rinj nė kėto departamente sepse fjala nuk ėshtė pėr studentė por pėr nxėnės qė do tė bėhen studentė, e kėtė interes sipas ligjit e mbron Ministria (Qeveria) dhe UP nė bashkėveprim. Studentėt duhet t’i mbrojnė tė drejtat e atyre qė janė tė tillė, pra studentė, jo nxėnės. Sa u pėrket OJQve profesionale, tė cilat mė kanė dėrguar njė letėr, me lejoni t’ju them se ato kanė interesa tjera nga UP si institucion publik, dhe ato janė tė natyrės komerciale, dhe sit ė tilla nuk mė interesojnė as mua e as tjerave nė UP qė janė rreth meje. E di se dikush mund tė thot, me patetikė, se universitete private po hapin departamentet e tilla, dhe UP po “mbyllė”. Kjo nuk ka logjikė sepse edhe sikur UP tė regjistronte nga 500 studentė tė rinj nė kėto departamente , me supozim se ka kuadro tė duhur profesional, prapseprap universitetet private do tė kenė mė mijėra tjerė qė UP objektivisht nuk mund t’i absorbojė nė gjirin e vet. Kjo nuk don ndonjė filozofi pėr ta kuptuar. Nė fakt, reklamat e propaganda qė po bėhėt nga universitetet private gati sa nuk ma kanė mbushur mendjen qė edhe unė vetė tė regjistrohem dikund nė to (pak shaka nė kėtė mesnatė tė vonė).

Mė vjen keq edhe njėherė qė keni pasur shqetėsim, por synimi pėr reformė dhe rruga pėr ristrukturim tė UP-sė sipas vlerave perėndimore ka vėshtirėsi, keqkuptime dhe manifestim tė interesave meskine.
E mira e tėrė kėsaj ėshtė se UP ėshtė vetėm njė hallkė nė kėtė proces. Ne vetėm kemi propozuar, asgjė mė shumė. Ju siguroj se ligjin e rendin deri nė fund do ta zbatojmė, duke pasur parasyshė gjithnjė interesin publik tė Kosovės e jo logjikėn populsite sepse ajo nuk ēon askund veēse nė anarki e kaos total. Kėtu jemi qe bashkėrisht dhe sėrish te vendosim e propozojme, pėrmes debatit civilizues e jo me shantazhe dhe presione tė panevojshme populiste.


Shkaqet e mbylljes sė disa departamenteve tė Fakultetit tė Mjekėsisė?!

Tani pėrmes tė gjitha mediave jemi informuar pėr mbylljen e pėrkohshme tė tri drejtimeve tė Fakultetit tė Mjekėsisė (infermierisė, mamisė dhe fizioterapisė) si dhe pėr pranimin tė vetėm 10 studentėve ne drejtimin e farmacisė tė cilėt duhet tė vazhdojnė studimet nė Tiranė (nėse nuk e kam gabim). Gjithashtu ėshtė bėrė e njohur se nė shenjė tė pakėnaqėsisė, dekani i FM ofron dorėheqje tė cilėn rektori pa hezitim e pranon. Sot nė lajme tė RTK-sė dėgjuam Ministrin e Arsimit duke thėnė se: “ende nuk ka pranuar asnjė propozim apo vendin nga Universiteti i Prishtinės dhe se ėshtė kundėr mbylljes sė ēfarėdo departamenti ...”.

E gjithė kjo padyshim se shkakton njė brengosje, sidomos tek studentėt dhe tek gjeneratat e reja tė cilat presin tė regjistrohen nė FM. Gjithė kėtė ngjarje e mbulon njė “mjegulli” e cila shkakton lindjen e shumė spekulimeve rreth mbylljes sė kėtyre drejtimeve.

Prandaj, lusim Rektorin e Universitetit tė Prishtinės qė pėr hir tė transparencės tė sqaroj detajet rreth vendimit tė mbylljes sė kėtyre drejtimeve, a ėshtė aprovuar ky vendim nga Ministria e Arsimit ? Etj. Nė mėnyrė qė tė eliminohen spekulimet dhe opinioni tė jetė mė saktė i informuar rreth kėsaj ngjarje.

Kryesia e “QAS”




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio