Studentet.info
Lajme : Filloi regjistrimi i studentėve tė rinj
Kyqur 26-06-2007 7:05:25 (1417 Lexime)

Filloi regjistrimi i studentėve tė rinj nė USHT


TETOVĖ, 26 QERSHOR - Filloi regjistrimi i studentėve tė rinjnė Universitetin Shtetėror tė Tetovės nė afatin e parė tė regjistrimit. Qysh nė orėt e para tė mėngjesit Universiteti u vėrshua nga njė valė e kandidatėve tė interesuar pėr studime deridiplomike nė ndonjėrin nga drejtimet e 10 fakulteteve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Interesimi mė i madh u shfaq nė Fakultetin Ekonomik ku ėshtė paraparė pranimi i 570 studentėve, ndėrsa vetėm ditėn e parė deri nė ora 4 u paraqitėn 167 studentė. Interesim ėshtė shfaqur edhe pėr Fakultetin Juridik ku janė paraqitur 158 kandidatė qė konkurrojnė pėr numrin e pėrgjithshėm prej 600 studentėsh nė tė 4 drejtimet e kėtij Fakulteti.



Gjithashtu njė interesim ėshtė shfaqur edhe pėr Programin studimor Farmaci pranė Fakultetit tė Shkencave tė Mjekėsisė.

Kėtė vit do tė pranohen gjithsej 4265 studentė, prej tė cilėve 2017 me kuotė shtetėrore, 1438 me vetėfinancim dhe 810 me korrespodencė. Afati i parė i regjistrimit do tė vazhdoj deri tė premten (29 qershor 2007).

Vėrejtje:

Afati i tretė i regjistrimit Nė fakultetet nė tė cilėt kanė mbetur vende tė paplotėsuara, afati i tretė i regjistrimit do tė realizohet nga 17 deri 21 shtator 2007.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio