Studentet.info
Lajme : Policia arreston dy ish-pjesėtarė tė UĒK-sė
Kyqur 02-07-2007 6:32:12 (1476 Lexime)

Sigurimsat nė gjah pas studentėve

Tetovė, 01 korrik - Pjesėtarė tė Drejtorisė pėr siguri dhe kundėrzbulim tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, kanė privuar nga liria pėr pesė orė resht ish-luftėtarėt e UĒK-sė ,anėtarė tė OVL-sė dhe studentėt Ylli Rusi dhe Safet Halimi, njoftoi tė dielėn Shėrbimi pėr informim i OVL-UĒK-sė njofton opinionin e gjerė se,.
Ngjarja ka ndodhur tė premten pasdite nė vendkalimin kufitar Jazhincė (Maqedoni-Kosovė), kur Rusi dhe Halimi kanė qenė duke kaluar kufirin. Sipas OVL-UĒK-sė, pa asnjė pretekst, pjesėtarėt e DSK-sė kanė urdhėruar tė zbresin nga makina dhe i kanė futur nė zyrat e policisė qė gjenden nė kėtė vendkalim kufitar.


“Policia fillimisht, pa asnjė tė drejtė, ua ka marrė telefonat celulare, i kanė rregjistruar tė gjitha numrat qė kanė qenė nė cellular dhe i kanė pyetur pėr identitetin e personave qė i kanė hasur tė rregjistruar. Mė tej, pjesėtarėt e DBK-sė i kanė pyetur se pse ėshtė themeluar OVL-ja, kush ėshtė kryetari dhe me ēfarė merret ai, pse kanė qenė pjesėtarrė tė UĒK-sė… Duke vazhduar me presionin psikologjik, sigurimsat maqedonas ua kanė bėrė me dije se tė gjithė pjesėtarėt e UĒK-sė janė nė ndjekje tė vazhdueshme, survejohet ēdo hap i tyre dhe se i dinė tė gjitha udhėtimet e tyre nė Kosovė dhe Shqipėri”, njofton OVL-ja.


“Dėshirojmė tė njoftojmė opinionin e brendshėm dhe tė jashtėm se, nė tė ardhmen, ne si OVL nuk do tė tolerojmė qė tė burgosen pa asnjė faj ish-ushtarėt e UĒK-sė, tė largohen nga puna, tė lihen nė mėshirė tė fatit dhe tė diskriminohen nė ēdo sferė tė jetės.
Nuk do tė lejojmė tė nėpėrkėmbet dinjiteti i ish-ushtarėve dhe i vet UĒK-sė. Kėto raste na bėjnė edhe mė tė fortė qė tė vazhdojmė luftėn tonė (tani pėr tani me mjete demokratike) drejt zgjidhjes sė statusit tonė, pra sjelljes sė Ligjit pėr ish-luftėtarėt e UĒK-sė, familjarėve tė dėshmorėve dhe ivalidėve tė luftės”, thuhet nė reagimin e OVL-UĒK-sė.
Kjo organizatė njofton se anėtarėt e saj, ish-luftėtarėt Safet Halimi dhe Ylli Rusi, kanė qenė duke udhėtuar pėr nė Prishtinė nga shkaku se Ylli Rusi ėshtė student pranė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Universitetin e Prishtinės.
Njėri nga drejtuesit e OVL-UĒK-sė, Besim Hoda, tha pėr “Lajm” se kjo ngjarje ėshtė njė provokim i rėndė pėr ish-ushtarėt e UĒK-sė.
“Andaj, reagojmė ashpėr kundėr kėtyre incidenteve qė shkaktojnė organet e shtetit. Vlerėsojmė se kėto ngjarje kthejnė kohėn e para 2001-shit, kur policia arrestonte, keqtrajtonte dhe nėnēmonte shqiptarėt kur t’i jepej mundėsia.Duke u nisur nga kjo, u bėjmė apel njerėzve tė Qeverisė qė tė ndėrpresin luftėn e fshehtė kundėr ish-luftėtarėve sepse me kėto veprime dalė nga dalė po kthehet situata parakonfliktuoze, e cila shumė lehtė mund tė marrė pėrmasa tė paparashikuara, tė cilat nuk i dėshiron askush, as edhe OVL-ja”, tha Hoda.
“Sa nuk ėshtė bėrė vonė, kėrkojmė nga subjektet politike shqiptare, qoftė ato tė pushtetit apo opozitės, tė reagojnė pėr kėto incidente, qė janė vazhdimėsi i represionit dhe diskriminimit tė vazhdueshėm kundėr ish-luftėtarėve”, theksoi Hoda.
Ai bėri me dije se “ēdo tentim pėr tė na frikėsuar apo ndaluar punėn tonė nuk do tė ketė sukses por, pėrkundrazi, do tė na bėjė mė tė fuqishėm nė kryerjen e misionit tonė”.

Nga: GĖZIM SULEJMANI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio