Studentet.info
Lajme : Mė 6 dhe 7 korrik
Kyqur 04-07-2007 6:31:58 (1462 Lexime)

Statusi i Kosovės debatohet nė Tetovė

Tetovė, 3 korrik - Mė 6 dhe 7 korrik, nė Tetovė, nė organizim tė Unionit tė Studentėve Shqiptarė tė Maqedonisė, do tė mbahet tryeza e rrumbullakėt me temė, "Ēka pas statusit tė Kosovės". Tryeza e rrumbullakėt ėshtė e mbėshtetur nga organizata e Veteranėve tė Luftės tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare dhe Shoqata e tė Burgosurve Politik.

Kjo tryezė kombėtare do tė mbahet pikėrisht nė vendin ku nė vitin 1992 ėshtė mbajtur tryeza kombėtare shqiptare kushtuar ēėshtjes shqiptare nė Ballkan, ku merrte pjesė edhe Ukshin Hoti, i cili aso kohe shpalosi platformėn kombėtare kushtuar ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.
Sipas asaj qė tha kryetari i Unionit tė Studentėve Shqiptare tė Maqedonisė (USSHM), Jetmir Sejfuli, nė njė takim me gazetarėt nė kėtė tryezė pjesėmarrjen e kanė konfirmuar emra tė mėdhenj tė inteligjencės shqiptare, si Besnik Mustafaj dhe Sabri Godo, gjenerali Kudusi Lame, profesori Esat Stavileci, Adem Demaēi, Pajazit Nushi, Mialim Fejziu, Shpėtim Pollozani, Lisen Bashkurti, Ibrahim Kadriu, Mehmet Bardhi, Veli Llakaj, Pėllumb Xhufi, Smajl Latifi, Besim Hoda dhe personalitete tjera.


"Kjo tryezė do tė jetė e organizuar nė tri etapa. Nė etapėn e parė do tė bėhet hapja solemne dhe shtjellimi i temės, ndėrsa nė etapėn e dytė do tė jetė debati dhe analizat, pėr tė pėrfunduar me pjesėn e tretė prej ku edhe do tė dalin konkluzat e tryezės sė rrumbullakėt", vėren Sejfuli. Sipas tij konkluza do tė dalė nė formė tė njė memorandumi qė do t`iu shpėrndahet tė gjitha institucioneve kombėtare dhe ndėrkombėtare. Po ashtu mė 6 korrik, me rastin e 65 vjetorit tė lindjes sė akademik Esat Stavileci, 40 vjetorit tė punės sė tij nė Universitetin e Prishtinės, paraqitjes sė tij tė 1 mijtė publike pėr Kosovėn dhe ēėshtjen shqiptare dhe librit tė tij tė botuar, do tė mbahet njė organizim nė Tetovė, nė kuadėr tė tryezės sė rrumbullakėt. Ėshtė paralajmėruar se do tė flitet pėr kontributin e akademik Stavilecit dhe angazhimin e tij pėr pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni, si dhe pėr angazhimin e tij nė tė dy universitetet nė Tetovė.

Nga: Urim HASIPI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio