Studentet.info
Intervista : Intervistė me rektorin e Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani
Kyqur 10-07-2007 2:31:17 (2362 Lexime)

Hasani: Kam arritur ta nxjerr UP-nė nga izolimi


Prishtinė, 10 korrik - Njė vit pasi ėshtė vėnė nė krye tė Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore”, thotė se punėt po i shkojnė ashtu siē ka planifikuar nė menaxhimin e institucionit tė cilin drejton. Megjithėse ka plane ambicioze derisa ta pėrfundojė mandatin, ai mund ta lėrė bosh karrigen e rektorit nė rast se i bėhet ofertė pėr ta drejtuar njė qeveri tė mundshme teknike, apo pėr ta udhėhequr diplomacinė e jashtme kosovare. Hasani ėshtė i bindur se ka hequr UP-nė nga izolimi ndėrkombėtar, por edhe ka depolitizuar kėtė institucion. Megjithėkėtė, veprimet e fundit tė politikės karshi vendimit tė Senatit pėr mbylljen e disa departamenteve, thotė se mund ta dėmtojnė Universitetin.

KD: Ka pak mė shumė se njė vit prej kur jeni vėnė nė krye tė Universitetit tė Prishtinės. Rektor Hasani, ēka konsideroni tė arritur kryesore gjatė kėsaj periudhe?

Enver Hasani: Ėshtė arritur shumėēka, nė tė gjitha frontet. Sė pari nė frontin e disiplinės financiare. Unė besoj qė kurrė mė transparente nuk kanė qenė financat publike dhe mėnyra e shpenzimit tė tyre. Sė paku jo nė kėto vitet e fundit prej kur unė mbaj mend.
Nė pjesėn e avancimeve akademike ėshtė arritur sukses kolosal sepse Statuti ėshtė zbatuar deri nė fund. Avancimet kanė qenė sipas kritereve tė cilat zbatohen edhe nė universitete tė tjera. Kemi bėrė pranimin e njė numri tė konsiderueshėm tė asistentėve, dhe ju e dini se pėrmbi 200 vende janė tė reja. Tani nuk do tė ketė fshehje tė vendeve tė punės, ose obstruksione nė shkrimin e referateve dhe nė eliminimin e njerėzve.
Sa i pėrket infrastrukturės, mė 1 shtator ėshtė shumė e sigurt se do tė lirohen objektet e Fakultetit tė ri Ekonomik, siē ėshtė quajtur, pėr Fakultetin e Arteve. Kėto ditė do tė fillojė mbindėrtimi i Fakultetit Filozofik. Dy hektarė tokė na i ka dhuruar komuna e Ferizajt pėr Fakultetin e Shkencave Aplikative, dhe tė njėjtėn gjė e ka bėrė sot edhe komuna e Gjakovės pėr Fakultetin e Edukimit.
Politikat e regjistrimit edhe vjet edhe sivjet kurrė nuk kanė qenė mė fer dhe pa probleme, por nuk pėrjashtoj mundėsinė tė kenė ekzistuar parregullsi minore.

KD: Tė parėn pėrmendėt ēėshtjen e financave. Raporti i Auditimit ka gjetur se nė UP ka pasur mjaft parregullsi, pėrfshirė mosbarazimin e mbi tre milionė eurove pėr vitin 2005. Nuk ėshtė parė tė keni marrė masa ndaj atyre qė kanė bėrė kėso keqpėrdorimesh?

Enver Hasani: Kur Auditori ka dhėnė kėtė vlerėsim prokuroria speciale ka filluar hetimet ndaj disa ish-menaxherėve. Unė e kam vendimin pėr fillim tė hetimeve dhe unė iu kam thėnė se jam i hapur dhe kooperativ deri nė fund, pėr ēdo informacion. Hetimet janė nė vijim e sipėr dhe unė nuk di se nė ēfarė faze kanė mbėrritur. Pa prejudikuar pėrgjegjėsinė, shefin e prokurimit e kam ndėrruar dhe punėn e prokurimit deri nė shpallje tė konkursit do ta kryejė Ministria e Arsimit. Para se tė shkoj nė pushim do tė kėrkoj auditim edhe pėr kėtė periudhė njėvjeēare, sa jam unė. Tashti, kemi bėrė kontabilitet mė tė sofistikuar, qė po quhet kontabilitet i dyfishtė, meqė ėshtė kėrkuar nga ne prej Auditorit.

KD: Po bėni mjaft vizita jashtė vendit. Ēka ėshtė arritur deri tash dhe sa ka gjasė qė UP-ja tė dal nga izolimi?

Enver Hasani: Universitetin e kam marrė nė njė gjendje tė izolimit tė qindpėrqindtė. Atėherė nuk ka pasur asnjė komunikim me botėn. Sot Universiteti i Prishtinės ka komunikim me shumicėn e universiteteve evropiane dhe amerikane. Pas njė viti, UP-ja ka dalė nga izolimi total. Ne jemi pjesė e Asociacionit tė Universiteteve Evropiane, dhe aty jemi partner shumė serioz. Ishim edhe nė Londėr si vėzhgues. Si vėzhgues jo pėr fajin tonė. Respekti qė ka sot UP-ja ėshtė respekt pėr lakmi dhe pjesa e anėtarėsimit nė proces tė Bolonjės ėshtė pjesė e politikės qė varet nga statusi.
Pra, UP-ja ėshtė futur nė vorbullėn e njė dinamike tė cilėn nuk e ka pasur nė asnjė periudhė nė dekadat e fundit, dhe ai izolim qė ka qenė nė vitet e fundit absolutisht tani nuk ekziston.

KD: Kur mund tė presim qė UP-ja t’i pėrafrohet universiteteve euroatlantike, qoftė me cilėsi nė mėsimdhėnie, e qoftė edhe me komponentin e hulumtimit shkencor?

Enver Hasani: Ajo ėshtė ēėshtje pak mė afatgjate. Ne kemi arritur riintegrimin dhe tani UP-ja po provon imitimin e praktikave euroatlantike mbi jetėn dhe punėn nė universitet, qė ėshtė kualiteti i ri. Ne po bėjmė imitimin besnik tė universiteteve me traditė euroatlantike, dhe nė kėtė drejtim nuk ka kthim prapa, pėr shkak se ka njė vit qė janė formuar standarde pėr tė krijuar njė filozofi tė re.

KD: A mund t’i imitojė UP-ja universitetet mė me nam duke pasur nėn ēati departamente pėr tė cilat nuk ka kuadėr dhe as laboratorė pėr tė kryer praktikėn?

Enver Hasani: Unė me Senat kemi propozuar, dhe ka qenė bisedė qė ėshtė realizuar edhe me strukturat e Ministrisė, qė ne tė mos prodhojmė letėr. Unė e kam pėr nder qė jam kryesues i atij Senati qė ka vepruar nė atė mėnyrė, pėr tė pushuar pėr njė vit disa departamente nė tė cilat nuk ka kuadėr. Vendimi i Qeverisė dihet dhe nė shtator kur do tė bėhet angazhimi i proefsoratit ne do ta bėjmė publike gjendjen nė tė cilėn jemi dhe do tė kėrkojmė ndihmėn e Qeverisė, e cila ka premtuar se do tė paguajė profesorėt nga jashtė pėr kėto departamente. Ne mendojmė qė Kosova ka nevojė pėr tė gjitha profilet, por ka nevojė pėr dije dhe jo pėr letėr, dhe kjo ėshtė pjesė e reformės.

KD: Ju shqiptuat masa ndaj plagjiatorėve nė Mjekėsi, Senati vendosi pėr t’i pushuar katėr nga gjatė departamentet e kėtij fakulteti, ndėrsa miratimi i dorėheqjes sė ish-dekanit Isuf Dedushaj u konsiderua si i ngutshėm. Dukej sikur Mjekėsinė e keni vėnė nė shėnjestėr?

Enver Hasani: Ne vetėm kemi propozuar pushimin e regjistrimit, dhe pos Mjekėsisė kemi propozuar edhe nė Filozofik, nė Bujqėsi, nė Fakultetin e Biznesit dhe nė atė Teknik nė Mitrovicė. Derisa ka masa pėr plagjiaturė nė dy tre vende dhe derisa ka propozim pėr pushim tė departamenteve nė disa fakultete, dhe merren masa tė njėjta pėr tė gjithė, atėherė nuk ka pse dikush ta personalizojė kėtė. Dikush ka tendencė tek ne qė parimin ta personalizojė, por ajo ėshtė tendencė pėr ta stėrkeqė idenė, dhe unė kėsaj i kam ikur. Unė kam pėr nder qė me Senat kemi treguar gjendjen reale, sepse ne kemi pėr detyrė qė ta reformojmė universitetin dhe lėvizjen e tij pėrpara kah standardet euroatlantike. U mor vesh, Qeveria dhe politika ka nevojė pėr vota dhe kriteret pėr vlerėsim nė politikė janė tjera.

KD: Kriteret politike mund ta dėmtojnė Universitetin?

Enver Hasani: E dėmtojnė, sepse mospushimi pėr njė vit na ngushton hapėsirėn e veprimit. Ne duhet qė nė shtator tė veprojmė shpejt e shpejt pėr ta sanuar gjendjen nė departamente.

KD: A ka politizim sot nė UP?

Enver Hasani: Ka pasur njė traditė tė mbrapsht tė politizimit tė kėtij institucioni, dhe tashti mund tė keqkuptohet kjo punė. Prej se kam ardhur, nė asnjė post udhėheqės nuk ka pasur njerėz tė politikės dhe politika nuk e ka sjellė askėnd kėtu. Pėrshtypja duhet tė jetė e pėrgjithshme, unė sė paku kėshtu besoj, se universiteti nuk i ka mbajtur anėn asnjė politike. Edhe kur ka pasur lėvizje politike ne kemi mbetur neutralė dhe kemi shikuar punėn tonė, punėn akademike. Ne tė gjithė kemi bindje politike, por ato nuk duhet tė manifestohen nė punėn tonė. Ju siguroj qė politika nuk ka pasur asnjė ndėrhyrje tė jashtėligjshme. Rasti i fundit rreth pushimit tė departamenteve nuk ka qenė ndėrhyrje e politikės. Ajo ėshtė ndėrhyrje e ligjit.

KD: Disa masa qė ju keni aplikuar, duke u thirrur nė Statut, kanė rreziku kredibilitetin tuaj tek komuniteti studentor. Po pėrmendim kėtu ēėshtja e kufizimit nė tre tė afateve kur studentėt mund t’iu nėnshtrohen provimeve, ēėshtja e ēmimit prej 5 eurove qė keni caktuar pėr njė provim nė afatet e ērregullta, pastaj ēėshtja e ngritjes sė pagės pėr semestėr.

Enver Hasani: Po tė dėgjoja disa njerėz unė do tė shikoja se si tė mbes mirė me njė pjesė tė njerėzve dhe tė mos bėjė asgjė, ose tė bėj koncesione qė janė kundėr ligjit. Unė kam heq 2 euro pėr provimet. Pagesa qė ėshtė tani ėshtė pėr ata qė ngelin, pėr ata qė pėrsėrisin. Afatet e rregullta nuk paguhen, ndėrsa tė tjerat po, nėse ato lejohen nga Senati. Senati do tė shikojė nėse ka nevojė pėr afate shtesė pėr absolventė ose pėr Fakultetin e Mjekėsisė. E di qė ėshtė kredibiliteti im nė pyetje, por unė nuk kam ndėrmend tė kėrkoj votėn e askujt dhe kam vendosur qė deri nė fund ta shtyj ēėshtjen me ligj.

KD: Por, ndryshe keni vepruar me stafin akademik. Edhe pse Statuti nuk ua lejon atyre tė kenė dy vende pune me orar tė plotė ata e bėjnė kėtė, pa u penguar nga askush.

Enver Hasani: Unė kam kėrkuar nga tė gjithė profesorėt qė tė deklarohen pėr vendet e punės dhe ata kanė deklaruar qė nuk punojnė nė dy vende. Pėrveē rastit tė ish-dekanit tė Juridikut, i cili ėshtė raportuar si rast qė punon, pėr raste tė tjera unė nuk kam prova, sepse kur ta suspendoj dikė unė duhet tė kem prova para gjyqit. Sikur Ministria tė sjellė listėn dhe shoh qė kėta profesorė janė nė marrėdhėnie tė rregullt pune edhe diku tjetėr unė sigurisht se do tė marr masa. Problemi i punės nė dy vende ėshtė problem i shoqėrisė, dhe unė e kam njė pjesė tė rolit nė tė. Nė qoftė se shoqėria (politika) donė tė pėrballet me tė unė e luaj kėtė rol, por vetėm ėshtė e pamundur tė luhet. Ėshtė punė sizifi.

KD: Problemi i angazhimit tė profesorėve edhe nė njė vend tjetėr pune vije kryesisht nga universitetet private. Si i keni punėt me kėto institucione. Ju keni thėnė se nuk do tė pranoni asnjė studentė nga kėto universitete, qoftė pėr tė bėrė master apo doktoratė. E mbroni ende kėtė qėndrim?

Enver Hasani: Unė do tė pranojė studentė nė universitetin publik vetėm ata qė vinė nga universitetet e akredituara. Licenca ėshtė vetėm leje pune. Akreditimin e kemi ne, Mitrovica dhe Universiteti Amerikan nė Kosovė. Kėto janė universitete pėr tė cilat ligji mė obligon tė kem qasje tjetėr ndaj tyre, por prapė unė nuk jam i detyruar t’i pranoj, sepse politikat e regjistrimit i rregullojmė ne. Dhe, detyrimi primar qė kemi ėshtė ai ndaj taksapaguesve, pasi qė jemi universitet publik.
Ne nuk kemi raporte me to, sepse raporti i bashkėpunimit ka kuptim kur ėshtė nė mes tė barabartėve. Ky do tė ishte bashkėpunim me vetveten, sepse pjesa dėrmuese e kolegėve tanė punojnė me kontratė mbi veprėn atje.

KD: Konsideroni se nuk keni konkurrencė?

Enver Hasani: Po. Kjo nuk ėshtė konkurrencė. Ėshtė konkurrencė jolojale qė bazohet mė para.

KD: I duhet UP-sė konkurrenca?

Enver Hasani: Sikurse buka, sikurse rrezja e diellit. Konkurrenca ėshtė forca lėvizėse pėr tė gjithė ne, ama me konkurrencė jolojale ne vetėm e shkatėrrojmė njėri tjetrin. Ėshtė diēka qė nuk tė lėviz pėrpara.

KD: Ka pasur iniciativa pėr ristrukturim tė UP-sė, e tė cilat kanė gjetur pėrkrahje edhe tė pozitės e edhe tė opozitės. Shihni mundėsinė e ndarjes sė UP-sė, dhe me kėtė a do tė krijohej konkurrencė e mirėfilltė?

Enver Hasani: Kjo nuk ėshtė punė konkurrence. Zyrtarisht kurrė nuk kam pranuar kėrkesė pėr ndarje, por ashtu siē e kam dėgjuar nėpėr media ėshtė synim pėr ta bėrė UP-nė si njė numėr bukur tė madh tė universiteteve private. Kjo nuk ėshtė konkurrencė por shumėzim i tė keqes, apo ndarje nė progresion gjeometrik i sė keqes. Pėr mua, ata qė mendojnė se Kosovės i duhen mė shumė universitete publike atė duhet ta bėjnė duke mosprekur universitetin ekzistues pėr momentin, por duke themeluar universitete tė tjera publike. Aty vendos politika me kritere tė tjera.

KD: Kėshtu siē ėshtė UP-ja a mund tė menaxhohet?

Enver Hasani: Mundet.

KD: Atėherė, a e keni vėshtirė ta menaxhoni?

Enver Hasani: Ėshtė vėshtirė, por ēdo ditė po bėhet mė lehtė i menaxhueshėm. Gjatė mandatit tim do tė pėrmbyllet puna rreth digjitalizimit dhe problemet nė menaxhim janė kryesisht qė lindin si pasojė e sistemit manual tė menaxhimit. Nuk ka sistem tė IT-sė ashtu siē e ka ēdo universitet normal. Nė momentin qė ne do ta pėrmbyllim digjitalizimin menaxhimi mė nuk do tė jetė problem. UP-ja ėshtė universitet me numėr si tė studentėve, por edhe tė profesorėve sikur 90 pėr qind e universiteteve nė botė.

KD: Deri nė fund tė mandatit a pritni ta realizoni gjithė programin qė keni paraqitur para senatorėve, kur ju patėt konkurruar pėr rektor?

Enver Hasani: Unė besoj qė po. Deri sot shumicėn e atyre qė i kam thėnė janė bėrė, vetėm se ka pasur ngecje nė realizimin e atyre qė kam premtuar. Merreni si shembull zgjerimin e pasurisė sė UP-sė, ka pasur ngecje por ajo ėshtė realizuar. Njėjtė kam bėrė edhe me financat, me menaxhimin si duhet tė tyre, me pranimin e tė rinjve nė sistem, me dėrgimin e tė rinjve pėr shkollim jashtė vendit, dhe kėshtu me radhė.

KD: Ėshtė lakuar emri juaj si drejtues i njė qeverie tė mundshme teknike, apo si ministėr i jashtėm, pas zgjedhjes sė statusit. Nė rast se keni ofertė pėr tė marrė pozitė mė tė avancuar udhėheqjeje nė institucionet qeveritare, a do ta lini pozitėn e rektorit?

Enver Hasani: Unė kam qenė profesionist nė politikė. Me tė gjitha qeveritė kam qenė i afėrt, prandaj e kam pasur mė lehtė se tė gjithė, sepse e kam pasur mirėkuptimin e politikės, qė tė mė ndihmojė brenda ligjit. Kam qenė dhe i jam mirėnjohės.
Hipotetikisht nėse ndodhė ndonjė kėrkesė e tillė dhe kėrkohet nga unė qė tė bėj ndonjė hap qė kėrkohet nė emėr tė njė interesi pak mė tė madh dhe mė tė pėrgjithshėm duhet ta konsideroj atė me seriozitetin mė tė madh dhe tė shikoj dhe tė nxjerr konsekuencat nga njė hap i tillė. Tash pėr tash nuk kam menduar se duhet tė lėviz nga kėtu.

Intervistoi: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio