Studentet.info
Lajme : Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci qėndroi pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės
Kyqur 14-07-2007 3:01:40 (1801 Lexime)

Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci qėndroi pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės

TETOVĖ, 13 KORRIK- Kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci qėndroi pėr vizitė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ku u takua me Rektorin e USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti pėr t'u njohur pėr sė afėrmi me punėn e Universitetit. Kjo ėshtė vizita e parė e tij zyrtare nė postin e Kryetarit tė Partisė Demokratike Shqiptare.

Pas mbledhjes sė mbajtur, u realizua konferencė me gazetarė prej ku z. Thaci dhe Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti informuan gazetarėt rreth qėllimit tė vizitės dhe temave qė trajtuan gjatė takimit. Z. Menduh Thaci para gazetarėve u shpreh:” Qėllimet e vizitės janė shumė tė mira, ne dėshirojmė qė projekti qė kemi filluar, tė rrumbullakohet si shumė i suksesshėm, qė USHT tė bėhet njė institucionin modern”.



. Menduh Thaci u shpreh se gjatė bisedave me Rektorin, i prekėn dy tema kryesore, edhe atė: qė tė mos ketė ndikime politike dhe partiake nė Universitet dhe cėshtjen e seleksionimit tė kuadrit. Z. Thaci u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare dhe koalicioni nė pushtet, do tė pėrkrahin ecuritė pozitive nė USHT, dhe siguroi qė nuk do tė ketė ndikime politike e partiake.

Rreth cėshtjes sė seleksionimit, Kryetari i PDSH u shpreh se seleksionimi i kuadrit duhet tė bėhet pėrbrenda Universitetit, pa tendenca tė ndėrhyrjes, duke u bazuar nė sistem vlerash dhe kėsisoji duke e krijuar USHT-nė, njė Universitet tė vlerės, qė mund tė krahasohet me Universitete me renome nė regjion e mė gjerė. Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti gjithashtu informoi gazetarėt rreth temave qė trajtuan me z. Menduh Thaci, duke potencuar se koalicioni PDSH dhe VMRO, pėrkrahja e tyre dhe udhėheqėsia e re nė USHT, janė pėrgjegjės pėr ndryshimet e bėra 10 muajt e fundit. Rektori u shpreh se me mbėshtetjen e kėsaj Qeverie ėshtė arritur hapja e Fakulteteve tė reja, akreditimi i Programeve studimore tė reja, me drejtime tė reja etj.

Gjithashtu, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti deklaroi se nė USHT respektohen vlerat, Konkurset janė tė hapur dhe transparentė, se respektohet Ligji pėr arsim tė lartė si dhe atė, se USHT si institucion, nė cdo moment ėshtė i hapur me tė gjitha partitė politike. Rreth temės sė kuadrit, Rektori potencoi se duhet respektuar Ligjin pėr arsim tė lartė dhe se pėrzgjedhja e kuadrit mėsimdhėnės bėhet nė bazė tė kualiteteve qė posedojnė profesorėt, kritereve tė pėrzgjedhjes dhe nė bazė tė recensioneve, gjithnjė duke qenė transparent pėrmes shpalljes sė Buletinit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio