Studentet.info
Lajme : Rushiti garanton 35 salla sportive
Kyqur 21-07-2007 4:15:31 (1378 Lexime)

Rushiti garanton 35 salla sportive


SHKUP, 20 KORRIK- Marrėveshja pėr ndėrtimin e 35 sallave sportive ėshtė nėnshkruar tė mėrkurėn nga ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, Agjencia pėr tė rinj dhe sport, si edhe nga katėr rektorėt e universiteteve shtetėrorė. Pesė prej kėtyre sallave do tė ndėrtohen pranė universiteteve nė qytetet Shkup, Tetovė, Manastir, Shtip dhe Fakultetit tė Kulturės Fizike, ndėrsa 30 tė tjera do tė jenė nė funksion tė arsimit tė mesėm dhe fillor. Ato do tė jenė tė pajisura me tė gjitha elementėt e duhur, ndėrsa sallat e universiteteve dhe e Fakultetit tė Kulturės Fizike do tė posedojnė tė gjitha pajisjet profesionale dhe specifike tė nevojshme. Sipas ministrit Rushiti, projekti pėr ndėrtimin e objekteve sportive konsiderohet si njė kontribut i rėndėsishėm nė arsim, si edhe njė tregues i realizimit tė premtimeve tė dhėna.
“Sallat sportive do tė shfrytėzohen jo vetėm nga nxėnėsit dhe studentėt, por edhe pėr qytetarėt. Ato do tė kontribuojnė nė mbarėvajtjen e procesit arsimor, sidomos po tė kihet parasysh se nė shumė prej institucioneve arsimorė ato kanė munguar”, ka thėnė Rushiti. Ministri ka premtuar gjithashtu edhe vijimin e ndėrtimit dhe kompletimit tė 195 sallave tė tjera sportive nė tė gjitha vendin tė dedikuara pėr shkollat fillore dhe tė mesme. Rushiti ka premtuar se 135 salla do tė ndėrtohen, si edhe 65 tė tjera do tė pajisen nė mėnyrė bashkėkohore.



Lidhur me sallėn sportive tė USHT-sė, rektori Sadi Bexheti ka sqaruar se godina e sallės sportive do tė vendoset nė afėrsi tė rektoratit nė hapėsirėn e lirė prej 13 hektarėsh. Objekti pritet tė jetė gati nė pranverėn e vitit tė ardhshėm qė sipas Bexhetit, do tė jetė njė ndihmesė e madhe jo vetėm pėr Fakultetin e Kulturės Fizike, por edhe pėr studentėt e fakulteteve tė tjera tė USHT-sė, tė cilėt mė parė janė detyruar qė orėt e kulturės fizike t’i ndjekin nė Universitetin e Shkupit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio