Studentet.info
Lajme : Tė rinjtė nga ish-Jugosllavia nuk duanė mė tensione nė rajon
Kyqur 26-07-2007 2:55:52 (1427 Lexime)


Kosova e pavarur nuk paraqet problem as pėr studentėt serbė

Prishtinė, 26 korrik – Studentes beogradase Jelena Boshkoviē, tė enjten, i duheshin pak minuta derisa tė shprehte qėndrimin pėr ēėshtjen ende tė pazgjidhur tė statusit tė Kosovės. Paraprakisht ajo duhej tė niste njė SMS pėr nė Serbi, meqė ka katėr ditė qė ka ardhur nė Prishtinė pėr tė marrė pjesė nė Universitetin Veror.

Kolegu i saj malazias Miro Radiloviē do tė tėrhiqte vėrejtjen se studentes beogradase i duhej tė konsultohej paraprakisht me kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica, nėpėrmjet SMS-sė, nė mėnyrė qė ajo tė dine ēfarė tė thoshte pėr mediat kosovare rreth kėsaj ēėshtjeje aq tė ndjeshme.



Por, Jelena as qė vriste mendjen se ēfarė thonė politikanėt pėr statusin. SMS-nė ia kishte nisur tė dashurit, me tė cilin donte t’i tregonte se Kosova nuk ėshtė ajo fotografia qė ekspozohet kudo nė Serbi, nuk ėshtė vendi ku ndalohet tė flitet gjuha serbe, dhe as ai vendi ku duhej ruajtur kokėn secili individ qė i takon komunitetit serb.

“Pse tė na pengojė ne pavarėsia e Kosovės?”, pyet studentja beogradase.
Jelena thotė se para se tė vinte nė Kosovė kishte marrė sugjerime nga vendėsit qė tė mos fliste serbishten dhe tė mos identifikohej si serbe derisa shoqėrohej nga shqiptarėt. Por, ky sugjerim nuk i ėshtė dashur.

“Tek nė ditėn e parė jam ruajtur qė tė mos flas nė gjuhen serbe, dhe kur kuptova se kjo nuk paraqet problem tani flas. Bile, njerėzit po mė presin mė mirė”, thotė ajo.
Ajo ēka e brengos kėtė tė re serbe ėshtė se nuk takon rrugėve tė Prishtinės njerėz tė etnisė sė saj. Kėtė brengė thotė t’ia ketė bėrė tė ditur edhe presidentit Fatmir Sejdiu nė njė debat publik. Jelena nuk do ta dėshironte pavarėsinė e Kosovės nėse serbėt nuk do tė mund tė ktheheshin nė pronat e tyre, dhe nuk do tė ishin tė lirė tė lėviznin nė gjithė territorin.

Pėr studentin tjeter serb, Nenad Radoja, e rėndėsishme ėshtė qė Kosova, me Serbinė ose pa tė, tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian. Ai sugjeron qė kosovarėt tė punojnė edhe mė, nė mėnyrė qė tė vėrehet zhvillim mė i hovshėm nė tė gjitha sferat.
Meqė gjithė institucionet kosovare drejtohen nga vendėsit, sipas Nenadit, ēėshtja e pavarėsisė ėshtė vetėm punė teknike “qė duhet qitur nė letėr”.

Tė dy studentėt serbė thonė se do tė marrin pjesė edhe nė edicionin e ardhshėm tė Universitetit Veror, edhe nė rast se Kosova do tė bėhet e pavarur.
“Edhe nėse ndodh pavarėsia, me kėnaqėsi do tė vijė qė tė ndjek studimet nė kėtė organizim tė mrekullueshėm qė bėni”, shprehet Nenadi.
Studenti nga Podgorica, Nikola Radoviē, thotė se ēfarėdo qė tė jetė zgjidhja finale e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, ajo “nuk duhet tė prodhojė tensione nė kėtė regjion tė nxehtė”. Deri para 14 muajve sa herė qė pyetej Nikola se cilit vend i takonte ndihej jo mirė. I duhej tė thoshte se ishte banor i Serbisė dhe Malit tė Zi, pa mos ditur se ndarja qė e kėrkonin malaziasit a do tė pėrcillej me tensione.

“Ne e morėm pavarėsinė pa mos pasur konflikt, dhe kjo ėshtė shumė mirė. Tek ju kishte njė konflikt, dhe dėshiroj qė njė i tillė tė mos pėrsėritet. Pavarėsia le tė fitohet mė rrugė diplomatike”, bėnė thirrje ai.
Ndėrkaq, nga studentėt e Bosnjės dhe Hercegovinės, por edhe ata tė Maqedonisė, duken mė tė pėrmbajtur derisa flasin pėr tė ardhmen e Kosovės.

Lema Balaj, qė ndjek studimet nė Universitetin e Tuzllės nė Bosnjė e Hercegovinė, thekson qė banorėt e atjeshėm i druhen pavarėsimit sė Kosovės, pėr shkak tė problemeve qė kanė me Republikėn Serbska.
“Edhe ata (boshnjakėt) e dinė qė pavarėsia ėshtė punė e kryer, por frikėsohen se do tė dalin probleme me Republikėn Serbska”, thotė Lema.
Lazarus Stevanovik, student nga Shkupi, nuk ka dėshirė tė prejudikojė rezultatin final, ndonėse thotė se me shumė interes e ka pėrcjellė gjithė ecurinė e negociatave. Jo vetėm ai, por, thotė se, edhe e gjithė Maqedonia ėshtė nė pritje tė njė zgjidhjeje sa mė tė shpejtė.

Ai pėrmend shembullin e bashkėjetesės nė Maqedoni, dhe bėnė thirrje qė kjo tė shėrbejė si model edhe pėr Kosovėn. Menjėherė pas zgjidhjes tė kėsaj ēėshtjeje, Bashkimi Evropian do t’ia hapė dyert Ballkanit, thotė Lazarusi.
Integrimi nė Bashkimin Evropian ėshtė dėshira e kėtyre studentėve ballkanas qė po ndjekin studimet nė Universitetin Veror tė Prishtinės. Ata duan qė drejtuesit e vendeve tė tyre tė kthejnė shikimin kah perėndimi, dhe tensionet tė shuhen. Pėr kėtė e kėrkojnė qė Bashkimi Evropian t’ua zgjasė dorėn.

“Rinia ėshtė e mrekullueshme, kudo. Duam njė rajon pa kriza dhe pėr kėtė duhet tė na ndihmojė edhe perėndimi. Ballkani le tė jetė pjesė e vendeve tė prosperuara, dhe tė gjitha ato qė kanė ndodhur deri tash, le t’i takojnė tė kaluarės”, porosit studentja serbe Jelena Boshkoviē.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio