Studentet.info
Lajme : Rushiti dhe Bexheti inauguruan godinėn e re nė Gostivar
Kyqur 27-08-2007 2:08:52 (1898 Lexime)


Objekti i ri i USHT-sė, hap drejt zhvillimit rajonal

Gostivar, 24 gusht - Tė premten nė Gostivar u bė inaugurimi i objektit tė ri tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, dedikuar Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara, nė prani tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, rektorit tė USHT-sė, Sadi Bexhetit, pėrfaqėsuesve tjerė tė Universitetit, funksionarė, student dhe qytetarė.
Inaugurimit tė objektit i parapriu nėnshkrimi i marrėveshjes pėr kalimin e kėtij objekti nėn pronėsi tė Universitetit Shtetėrorė tė Tetovės, nga ana e ministrit Rushiti dhe nga rektori Bexheti.

"Ėshtė ky njė akt solemn, ku jemi dėshmitarė tė kėtij vendimi tė rėndėsishėm pėr tė gjithė ne, me ēka do tė realizohet plani strategjik i paraparė pėr kėtė Universitet, i cili shėrben pėr zhvillim tė barabartė rajonal", deklaroi Rushiti, duke shtuar se dhjetė fakultetet e akredituara qė u themeluan tani kanė nevojė pėr staf akademik dhe pėr hapėsira tė reja studentore. Gjithashtu ministri edhe njėherė pėrsėriti se nga viti akademik 2008-2009 do tė bėhet edhe regjistrimi i studentėve nė Fakultetin e Mjekėsisė. Rushiti pėrfundoi fjalimin e tij duke pėruruar, rektorin Bexheti, i cili ndėrkaq vėrejti se kėtė vit nuk do tė ketė mė studime programore tė pa akredituara.


Sipas rektorit mjetet pėr kėtė objekt janė tė ndara, dhe zėnė njė vlerė prej 33 milionė denarėsh, ndėrtimi i tė cilit do tė pėrfundojė deri nė fund tė vitit 2007, respektivisht semestri dimėror i vitit akademik 2007-2008 do tė realizohet nė kėtė objekt tė ri tė USHT-sė. Nga tė dhėnat e rektorit tė USHT-sė nė vitin e parė tė studimeve do tė ketė rreth 300 student nė katėr drejtimet, pėrderisa parashihet qė tė plotėsojė kushtet pėr rreth 1 mijė e 500 studentė, numėr i cili do tė pėrfshijė studentė pėr pesė vite tė studimeve.
"Sa i pėrket kuadrove veē mė janė tė angazhuar pjesėrisht sepse tani nevoja pėr mė shumė kuadro ėshtė mė e madhe, edhe ato vende qė janė tė paplotėsuara jemi duke pranuar njė pjesė tė kuadrove tė reja", tha Bexheti. Ai shtoi mė tej se ky objekt do t'i plotėsojė tė gjitha nevojat pėr numrin e paraparė tė studentėve, pasi qė edhe hapėsira ėshtė e mjaftueshme, pastaj edhe shtėpia e studentėve nė Gostivar, qė u themelua me ligjin e ri tė sjellė nga Qeveria do tė mundėsojė plotėsimin tė nevojave studentore.
Gjatė inaugurimit tė objektit tė ri u paralajmėrua se hapja e fakulteteve tė tjera nė kuadėr tė USHT-sė do tė vazhdohet edhe nėpėr vende tjera, me qėllim tė lehtėsimit tė studimeve pėr studentė nga tė gjitha qytetet. Ndėrkaq pėrpos kėsaj, ministri Rushiti theksoi se do tė vazhdojė me projekte tė tilla, qė do tė kenė ndikim nė zhvillimin e rajonit edhe atė jo vetėm nė sferėn e arsimit, por edhe nė sferat tjera duke tentuar tė bėhen investime tė reja nė fushat e nevojshme. Ndryshe, nė kėtė objekt do tė studiojnė studentė tė Fakultetit tė Shkencave tė Zbatuara duke pėrfshirė katėr drejtime nė kuadėr tė tij: Ndėrtimtarinė, Arkitekturėn, Mekatronikėn dhe Inxhinierinė Ekonomike.

Nga: Herolinda HAJDARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio