Studentet.info
Lajme : Protesta nė Institutin Albanologjik
Kyqur 03-09-2007 7:14:17 (1498 Lexime)


Punonjėsit mbėshtesin Rexhep Qosjen

PRISHTINĖ, 3 SHTATOR- Punonjėsit shkencorė dhe administrativė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės po vazhdojnė edhe sot protestėn e filluar ditė mė parė nė mbrojtje tė institucionit tė tyre dhe dinjitetit tė punonjėsve tė tij.

Pėrfaqėsuesja e Kėshillit Shkencor tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, Shefkije Islamaj tha pėr RTK se punonjėsit e Institutit qėndrojnė pranė kėrkesave tė tyre, drejtuar institucioneve gjegjėse tė Kosovės, duke konsideruar se veprimet e paligjshme tė MASHT – it pėr ndryshimin e statutit tė Institutit dhe me vendosjen e njė drejtori tė dhunshėm, tė shoqėruar me suitėn siguruese, kanė sjellė si rrjedhojė njė varg veprimesh tė paligjshme.



Pėrfaqėsuesja e Kėshillit Shkencor tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, Shefkije Islamaj theksoi se kėrkesat e Institutit nuk janė plotėsuar dhe vazhdojnė tė kėmbngulin nė kėrkesat e tyre duke shtuar se dėmet janė tė papėrmirsueshme dhe afatgjate sidomos nė punėn dhe veprimtarinė e Institutit. Ajo thotė se ėshtė koha e fundit qė institucionet tona qeverisėse tė mendojnė pėr Institutit Albanologjik duke konsideruar se me kėto veprime negative qė nė njė botė demokratike nuk do tė lejoheshin tė ndodhnin janė cenuar vetėdija qytetare si dhe institucionet ende shumė tė ndjeshme demokratike qė janė duke u vėnė nė Kosovė. “Me veprimet e fundit qė i janė bėrė Institutit dhe individėve qė kanė njė autoritet dhe prestigj tė palėkundshėm pėr popullin shqiptarė janė cenuar vlerat elementare tė njeriut si dhe vlerat elementare kombėtare. Askund nė botė nuk ndodhė qė nė kabinetin e njė shkencėtari le tė jet ai edhe pa emrin qė e ka profesor, Rexhep Qosja nuk me forcė dhe me dhunė dhe me thasė najloni. Jemi tė fyer, tė indinjuar si dhe presim reagimet meritore nga institucionet qė janė pėrgjegjėse qė tė marrin masa dhe do tė duhej nė realitet qė mos tė lejonin tė ndodhte kjo: tha ajo.

Ndėrkaq ushtruesi i detyrės sė drejtorit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, Ismail Hasani deklaron tė kundėrtėn,. Ai pohon se udhėzimi administrativ pėr mos lejimin e akademik, Rexhep Qosjes dhe tė tjerėve ėshtė anuluar duke ju mundėsuar atyre hyrjen nė objekt dhe ushtrimin e veprimtarisė sė tyre si mė parė.
“Sot kam lėshuar urdhėresėn pėr pezullimin e ndalesės sė pėrkohshme pėr t’iu qas zyrės sė pėrbashkėt tė pensionistėve pėr akademik Qosjen dhe tė gjithė tė tjerėt. E kam bėrė kėtė si njė gjest pėr tė kontribuar nė relaksimin e situatės negative nė tė cilėn ka kontribuar njė grup i studiuesve dhe individėve tė jashtėm tė prirė nga akademik, Rexhep Qosja. Nė kėtė kontekst unė mendojė se nuk ka asnjė bazė pėr tė protestuar njerėzit sepse zyrat i kanė tė hapura, mund tė kenė qasje nė ēdo moment dhe se zyra e akademik, Rexhep Qosjes ėshtė dedikuar si pėr tė gjithė pensionistėt e tjerė.

Ndėrlidhur me kėtė zėdhėnėsja e MASHT – it, Mimoza Hasani pohoi se pas zhvillimeve tė fundit nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, MASHT – i mbėshtet aplikimin e ligjshmėrisė nė kėtė Institut duke shtuar se situata nė Institut ėshtė normale pavarėsisht disa deklarimeve nė media dhe tė disa individėve. ”MASHT – i insiston nė vendosjen e plotė tė ligjshmėrisė nė funksionimin e Institutit Albanologjik dhe do tė jetė e gatshme tė pėrkrahė aktivitetet shkencore tė hulumtuesve tė zellshėm tė kėtij instituti, por asnjėherė nuk do tė lejojė shkeljen e ligjit dhe etikės profesionale nė institucionet arsimore dhe shkencore”, thotė zėdhėnėsja e MASHT-it
Protestat e punonjėsve tė Institutit Albanologjik do tė vazhdojnė deri nė pėrmbushjen e kėrkesave tė parashtruar muaj mė parė ndaj MASHT – it, Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės, duke konsideruar se vetėm kėshtu nė kėtė institucion mund tė kthehet ligjshmėria e cenuar rėndė, funksionimi i rregullt i punės e i veprimtarisė shkencore dhe i organeve qeverisėse tė saj. Protestat po vazhdojnė. (RTK)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio