Studentet.info
Njoftime : REAGIM I SHOQATĖS PĖR MBROJTJEN E GAZETARĖVE
Kyqur 08-09-2007 3:03:41 (1936 Lexime)

Praktikė totalitare pėr tė asgjėsuar fjalėn e lirė

Shoqata pėr Mbrojtjen e Gazetarėve (SHMG), rastin e ndalimit tė gazetarit tė “Lajm-it” Gėzim Sulejmani nga ana e policisė e konsideron si njė atak tė dhunshėm ndaj fjalės sė lirė, si pėrpjekje mjerane pėr tė pėrulur misionin e shenjtė tė gazetarit pėr tė informuar.
Sjellja arrogante e policisė ndaj gazetarit Gėzim Sulejmani edhe njeherė konfirmon tendencėn pėr tė instaluar logjikėn voluntariste, e cila bie ndesh me predispozitat e lirisė sė shtypit dhe kryerjes sė papenguar tė profesionit tė gazetarit.
SHMG-ja kategorigisht kundėrshton ēdo lloj presioni ndaj gazetarėve dhe ēdo praktik totalitariste e cila vihet nė shėrbim tė asgjėsimit tė fjalės sė lirė.
Duke u nisur nga ky rast eklatant dhe raste tjera qė i atribuohen MPB-sė, SHMG-ja kėrkon qė tė parandalohen kėto praktika qė ndėrlidhen me hijen totalitare dhe logjikėn diktatoriale.


Presionet e sistemit dhe tė partive politike, SHMG-ja i konsideron si forma totalitare veprimi ndaj shtypit tė lirė dhe si njė tentim pėr “diciplinuar” gazetarėt.
Duke u nisur nga ky rast dhe raste tė tjerė tė ngjashme, SHMG-ja konsideron se nė Maqedoni rėndė po cėnohet liria e shtypit, sidomos nė hapėsirėn shqiptare. Prandaj kėrkon qė:

1. MPB-ja tė sanksionojė pjesėtarėt e saj qė atakuan gazetarin e “Lajm-it”.
2. T’i kėrkojė falje redaksisė sė gazetės “Lajm” pėr incidentin e shkaktuar.
3. Pėrfaqėsitė ndėrkombėtare nė Maqedoni tė monitorojnė me mė shumė syēeltėsi rastet e sulmeve ndaj fjalės sė lirė dhe tė inicojnė projekte konkrete pėr edukimin e pushtetarėve, pjesėtarėve tė policisė, funksionarėve partiak lidhur me atė se ēfarė do tė thotė shtyp I lirė nė vende demokratike.
4. Tė ndėrpriten tė gjitha presionet ndaj gazetarėve qė vijnė nga ana e sitemit dhe partive politike.

SHMG-ja vlerėson se ēdo atak ndaj fjalės sė lirė cėnon rėndė vlerat demokratike tė njė shoqėrie dhe degjeneron pretendimin pėr tė qenė pjesė e familjes sė madhe evropiane. Nė kėtė drejtim SHMG-ja vlerėson se ataku ndaj shenjtėrisė sė fjalės sė lirė e dynd njė shoqėri nė mjegullėn cenzurės tė tipit Fidel Kastro Hugo Chavez.

Tetovė, 07.09.2007
Kryesia e Shoqatės pėr Mbrojtjen e Gazetarėve




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio