Studentet.info
Opinione : Fasada nuk mund ta mbulojė “dijen” zhgėnjyese
Kyqur 10-09-2007 2:41:09 (1786 Lexime)


Fasada nuk mund ta mbulojė “dijen” zhgėnjyese

Rami MISLIMI


Dilemat e maturantėve se nė cilin universitet ėshtė mė mirė tė studiohet, shpeshherė janė tė thella dhe pėrcillen me njė milion pyetje mbi pėrparėsitė e njėrit apo tė tjetrit universitet. Disa nga kėta studentė tė ardhshėm lodhen aq shumė duke hulumtuar kushtet dhe favoret, tė cilat mund t’i ofrojė universiteti publik, apo njė tjetėr privat. Ky interesim, nganjėherė, tė vė nė siklet nė pėrgjigjet qė mund t’ia japėsh, ngase informacioni qė ke pėr tė mund tė jetė zhgėnjyes dhe mund t’ia prishė idilėn qė ai ka nė kokė mbi imazhin e ndonjė universiteti.

Universiteti privat shumė herė ėshtė tėrheqės pėr maturantėt me sloganet mbresėlėnėse dhe mė gjelbėrimet rreth objekteve, ku ata do tė ulen pėr tė studiuar.
Njė grumbull letrash me ngjyra reklamimesh ku fshihen zbukurimet e universiteteve private shpeshherė e mjegullojnė ėndrrėn e maturantėve, duke i joshur dhe duke menduar se edhe kualiteti ėshtė i pranishėm bashkė me reklamimet.


Dyshimi dhe zhgėnjimi vazhdon edhe mė tutje dhe krahasimi midis universitetit publik dhe privat fiton dramacitet qė ngadalė fillon tė qartėsojė kualitetet pėr tė cilat ėshtė i dedikuar njė universitet. Sloganet, emrat dhe hijeshinė gati gjithkush i ka tė njohura, mirėpo kapacitet profesionale, kuadrin akademik, degėt dhe programet akademike, vetėm stafi i di, ashtu siē janė - nė njė dritė tjetėr, e gati zhgėnjyese.
Padurimi i maturantėve bėhet akoma mė i madh dhe kur afrohet data e regjistrimit. Ata tashmė kėrkojnė njė pėrgjigje, njė ndihmesė nė perceptimin e vlerave qė posedon njėri nga universitetet, sepse dokumentet tashmė duhen tė dorėzohen. Njė rast tė tillė pata edhe unė dhe u ndjeva ngushtė nga “kėshilla” qė duhej t’i jepja mbi atė se nė cilin universitet ėshtė mė mirė tė studiojė.
Me keqardhje i tregova se nė vendin ku jetojmė kemi shumė universitete private nė gjuhėn amtare, mirėpo pėr t’i sugjeruar ndonjėrin nuk munda, nga se mendova se zhgėnjimi do tė mund ta pėrcillte tėrė jetėn. I sugjerova universitetin publik, sepse mendoja se aty do ta ketė mė mirė.
Tashmė maturantėt i kanė tė njohura disa reklamime, por gjithashtu e dinė se profesorėt janė gati tė njėjtė pėr nga pėrgatitja profesionale, prandaj kėtu tashmė bėhet llogari matematikore nėpėrmjet sė cilės mbahet llogari edhe pėr buxhetin familjar. Rezultatet gjithnjė shkojnė nė favor tė universitetit publik, ngase ata qė duan tė studiojnė tashmė e kanė tė qartė se jo reklamimet e zbukuruara, por programet dhe stafi i mėsimdhėnėsve e bėn tė jetė njė universitet i suksesshėm, ose jo.
Llogaria nė para tashmė duket se do ta diktojė edhe studimin. Fasadat e bukura plot megalomani boshe duket se do tė anashkalohen nga ata qė e kanė ndėrmend tė studiojnė dhe tė fitojnė dije nėpėr universitete. E gjithė kjo tashmė ka krijuar njė situatė tjetėr, qė ndėrlidhet me parapėlqim nga ana e studentėve tė ardhshėm tė universiteteve publike, tė cilėt i ofrojnė tė njėjtat kushte mėsimi, por mė njė ēmim shumė mė tė ulėt dhe mė tė kapshėm pėr xhepin e qytetarėve tė shpartalluar ekonomikisht.
Po japim vetėm njė krahasim qė tregon qartė pėr kėtė tendencė tė studimit nė universitete publike. Nė Maqedoni harxhimet pėr katėr vite nė universitetet private sillen nga 6 mijė euro deri mė 20 mijė euro. Nė Kosovė shifrat janė akoma mė tė fryra. Po e zėmė, po tė studiosh mjekėsinė duhet tė paguash sė paku 30 mijė euro derisa tė pajisesh me diplomė. Edhe nė Shqipėri ėshtė i njėjti trend, e kostoja e ēmimeve pėr tė bėrė shkollim universitar dita-ditės ka tendencė rritjeje.
Epo, kur tė shohim kėto shifra qė duhet investuar, analizat janė tė thjeshta, dhe tė sugjerojnė studime nė universitetin publike, nga se pėr kėtė ēmim astronomik nė atė privat nuk garantohet ndonjė cilėsi apo epėrsi ndaj atyre qė studiojnė nė universitete publike, por shpeshherė janė nė disavantazh.
Kemi raste, siē ndodh nė njė universitet privat kėtu nė Tetovė, kur ngatėrrohen gjėrat, punėsimet. Ata qė nuk i njohin ligjet kanė pėrgjegjėsi mbi ekzekutivin. Ata qė nuk njohin kompjuterin janė drejtorė tė qendrave kompjuterike dhe kemi profesorė qė ligjėrojnė mė shumė se katėr lėndė obligative. Dhe kėto parregullsi e kėto devijime tė japin njė ndjenjė dhe bindje tė pakontestueshme se universitetet private janė qendra thithėse tė parave nga studentėt.
Fatmirėsisht, maturanti, me tė cilin unė kisha ndėrruar mendime, kishte zgjedhur universitetin publik, sepse tani edhe aty aplikohet sistemi i Bolonjės. Aty ka kompjuterė pėr ēdo student, ndahen bursa tė realta dhe privilegjet janė shumė mė tė favorshme dhe mė praktike se ato qė i ofrojnė universitetet private.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio