Studentet.info
Opinione : TRAGJIKA E NJĖ ELITE INTELEKTUALE
Kyqur 11-09-2007 4:50:24 (1952 Lexime)


TRAGJIKA E NJĖ ELITE INTELEKTUALE

Arben LLALLA


Nuk kam dashur asnjėherė tė merrem me problemet e shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni sepse kėtu ka shumė intelektualė dhe mėndje tė ndritura qė fare mirė mund tė japin mendimet e tyre, tė reagojnė pėr poshtėrimet qė u bėhen zhvillimeve tė arsimit dhe kulturės shqiptare. Por vitet e fundit vihet re njė heshtje e madhe e kėtyre intelektualėve pėrballė fenomeneve poshtėruese nė punėsimet nė arsimin nė gjuhėn shqipe dhe nė veēanti nė Tetovė.
Jemi mėsuar tė dėgjojmė slogane: Tetova me dy Universitete, Tetova kryeqytet i arsimit dhe kulturės shqiptar nė Maqedoni, etj. Por pas vitit 2002 arsimi shqiptar nė Maqedoni dhe nė veēanti nė Tetovė pas kėtij viti kishte njė fat krejt tė kundėrt nga vlerat historike dhe zhvillimet e saja. Partive politike shqiptare tė pas 2002 u faturohet nga historia humbja e vlerave tė vėrteta tė arsimit kombėtar dhe fajtorėt mė tė mėdhenj janė intelektualėt tetovar, qė pėrndryshe nuk janė dhe tė pakėt nė numėr. Shumė prej tyre pėrfshihen nė listėn e emrave mė tė shndritshėm, qė i kanė dhėnė dhe i japin lavdi kulturės shqiptare.


Zyrtarizimi i Universitetit tė Tetovės ishte njė betejė fituese, por dal nga dalė koha po tregon se drejtuesit e kėtij Universiteti pas zyrtarizimit po humbin luftėn e pėrgjithshme pėr zhvillimin e arsimit shqiptar me kohėn. Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės pas zyrtarizimit u vėrejt fenomeni i dhėnieve tė notave nėpėr kafene, dhėnia e notave kundrejt njė shume nė tė holla, diplomimi shpejt e shpejt i disa personave ku pėr 2-3 vite pa u paraqitur nė bankat e universitetit u diplomuan. U vėrejt punėsimi i profesorėve pa kritere. Mjafton tė ishe militant i partive nė pushtet dhe mund tė bėheshe akademik universiteti pa patur asnjė titull shkencor, asnjė punim shkencor.
Fenomeni i shkatėrrimit tė arsimit shqiptar nė Tetove vėrehet edhe nė arsimin e mesėm dhe tetėvjeēar. Ēuditė janė nga mė tė ndryshme. Njė nxėnės deri me 10 qershor ishte mbetės nė 11 lėndė dhe mė njė telefonatė nga ndonjė drejtues partie tė nesėrmen ky nxėnės ishte kalues me nota tė mira. Por ēuditė janė edhe mė interesante pėr tu shėnuar librin GINES. Pėr tė punėsuar profesor mėsimdhėnės nė shkollat e mesme dhe tetėvjeēare nuk vendosin komisionet akademike arsimtare, por njerėzit e partive, njerėzit qė nuk janė kompetent pėr punėsimet nė arsim. Punėsimet nė arsim nė Komunėn e Tetovės vendos GINESI Resi Abdurahmnani i cili ka arsimin e merituar 8 vjeēar.
Para disa kohėsh pashė disa fotografi tė viteve 1941-1944 ku pasqyroheshin nxėnėsit e shkollave shqipe nė trevėn e Pollogut. Nė ato fotografi dallohej qartė etja e vogėlushėve pėr arsimimin nė gjuhėn shqipe ku nėpėr duar mbanin pankarta si Rroftė shkolla shqipe, Rrofshin mėsuesit e ardhur nga Shqipėria, Rroftė alfabeti ynė, etj. Kam vėrejtur se shqiptarėt e Tetovės nga mosha 40 vjeē e lart kanė njė arsimim tė plotė, me kapacitete tė larta, ka prej atyre qė kanė lexuar shumė libra. Kam vėrejtur se kanė njė respekt pėr shkollėn shqipe, ka prej atyre qė edhe qajnė pėr mėsuesit e tyre, pėr ata mėsues qė ishin me diploma tė merituara. Kėta njerėz me shpirt tė madhe luftarak kur shikojnė injorimin qė i bėhet sot arsimit shqiptar nga militantėt partiak vajtojnė brezin e ri qė po edukohet nė pėrgjithėsi nga profesorė analfabet.

Fenomeni shqiptar pėr nė librin e GINES quhet Resi Abdurahmani

Resi Abdurahmani ėshtė anėtar i kryesisė sė degės sė BDI nė Tetovė, ai gjithashtu ka arritur me arsimin e tij tė merituar 8-vjeēar (nė prill 2005 siguroi diplomėn e gjimnazit tė Tetovės nė moshėn 45 vjeēare) tė vihet ma marrė asnjė votė nga elektorati tetovar nė krye tė Kėshillit tė Komunės sė Tetovės. Faji pėr arritjen e analfabetit Resi Abdurahmani nė Krye tė Kėshillit tė qytetit tė Tetovės i mbetet intelektualit Atilla Rexhepit i cili rrjedh nga njė familje me tradita kombėtare dhe intelektuale. Ishte vitit 2005, kur Atilla Rexhepi vendosi tė ishte bartės i listės sė BDI pėr tė kėrkuar votat e tetovarėve pėr tu zgjedhur Kryetar i Kėshillit tė Tetovės. Dhe populli votues i Tetovės duke parė se intelektuali Atilla Rexhepi rrjedh nga njė familje e shquar, duke vlerėsuar kapacitetin e tij tė madh intelektual dhe duke shpresuar se z.Rexhepi do tė punonte nė tė mirėn e qytetarit tetovar vendosėn ti besojnė votėn e tyre. Por pasi fitoi me meritė Atilla Rexhepi “gėlltiti” njė lugė ēorbė duke ia “shitur” postin, besimin e votės sė tetovarėve Resi Abdurahmanit i cili nuk fitoi asnjė votė si anėtarė pėr nė kėshillin e Tetovės. Me tė marrė postin e Kryetarit tė Kėshillit tė Komunės sė Tetovės Resi Abdurahani filloi masakrimin e arsimit shqiptar nė Tetovė duke dhėnė urrdhėra pėr punėsim si arsimtar dhe profesor njerėz pa arsimin pėrkatės, pa diploma etj. GINESI Resi Abdurahmani me njė shpejtėsi tė pa parė mundi brenda njė viti tė punėsojė nė arsim tė gjithė njerėzit e tij tė familjes tė cilėt ishin me diploma dhe pa diploma. Ai arriti vėllain e tij me arsim 8 vjeēar ta punėsojė nė ndėrmarrjen e Zjarrfikjes sė Tetovės. Rasti mė ekstremist qė janė shkelur rregullat dhe ligjet kushtetuese tė punėsimit nė R.M ėshtė punėsimi i gruas sė vėllait tė tij si ekonomiste nė gjimnazin e Tetovės, gruaja e vėllait tė Resi Abdurahmanit nuk ka arsimin pėrkatės pėr tu punėsuar si ekonomiste. Ajo ėshtė e pajisur vetėm me diplomė tė shkollės sė mesme gjimnaze dhe vendi i punės kėrkon qė ekonomisti tė ketė tė paktėn shkollėn e lartė ekonomike. Njė sukses i GINESIT Resi Abdurahmanit ėshtė dhe dhėnia e postit tė kryetares sė komisionit tė ekonomisė nė Komunės e Tetovės e cila quhet Rushadie Ramani dhe ėshtė vajzė e xhaxhait tė Resi Abdurahmanit (nė Maqedoni tek shqiptarėt vėrehet fenomeni brenda njė familje me 2-3 mbiemra tė ndryshėm). Po ashtu kushėriri i Resi Abdurahmanit Hysen Xhemaili ėshtė kryeinspektor nė Komunėn e Tetovės. Kėto janė fakte ku ndeshim me nepotizėm dhe hasim fenomenin Konflikt interesi, ku tre drejtues tė lartė tė Komunės janė njerėz qė rrjedhin nga njė familje. Drejtorėt e shkollave tetėvjeēare dhe tė mesme ankohen nėpėr kafenetė e Tetovės se i pa shkolluari Resi Abdurahmani u bėnė presion pėr punėsimet nė arsim duke punėsuar arsimtar tė pakualifikuar dhe pa diploma. Kėta drejtorė vetėm mėrmėrisin me zė tė ulėt nga frika se GINESI Resi Abdurahmani i shkarkon nga postet e tyre drejtuese.

Premtimet dhe heshtja e PDSH

Kur hyri nė qeveri PDSH premtoi se do tė korrigjonte tė gjitha gabimet e bėra nga BDI, dhe nė veēanti ato tė bėra nė arsim dhe kulturė. Por koha po tregon se premtimet e bėra nga PDSH nuk po realizohen pėr rehabilitimin e arsimit dhe kulturės shqiptare.
Ministri i Arsimit z.Sulejman Rushiti duhet tė japi kontributin e tij pozitiv pėr ndreqjet e gabimeve tė bėra nė arsim nga fenomenet si Resi Abdurahmani, por heshtja ka mbuluar ministrin dhe inspektoratin e arsimit. Ministri z.Rushiti duhet tė kontrollojė punėsimet e bėra dy vitet e fundit nė arsimin tetėvjeēar dhe tė mesėm sepse ka shumė boshllėqe dhe gabime trashanike qė sot duken pėr tė qeshur, por nesėr nga ky arsim i dobėt do tė dalin njerėz me kapacitete tė vogla qė nuk do ti shėrbejnė kohės dhe ēėshtjes sė arsimit dhe kulturės shqiptare. Ėshtė mirė qė pasi tė vėrtetohen gabimet nė punėsimet nė arsim ministri z.Rushiti duhet ti marri pėr njė kohė tė papėrcaktuar kompetencat nė dorė pėr punėsimet nė arsim sepse po heshti historia do ta dėnojė pėr lejimin e shkatėrrimit tė arsimit dhe kulturės shqiptare nė Maqedoni qė gjyshėrit dhe baballarėt tanė kanė punuar dhe rrezikuar shumė pėr kėto suksese qė janė arritur deri mė sot.

Heshtja e intelektualėve

Kur u thashė disa miqve tė mijė intelektualė se kam vendosur tė merrem me shkrime rreth problemeve qė ndeshim si qytetarė nė Komunėn e Tetovės mė thanė: “Arben shiko shkencėn e Historisė sepse aty ti mund tė japėsh njė kontribut tė madh pėr shqiptarėt e Maqedonisė sepse po u more me problemet e Tetovės do shkosh nė shtigje me rreziqe tė mėdha”. Unė jam i vetėdijshėm qė pas kėtij shkrimi kritik po shkoj nė shtigje me rreziqe tė mėdha, por i kam marrė parasysh tė gjitha dhe gjėnė mė tė keqe...! Dikush duhet tė informojė opinionin pėr tė vėrtetėn se ēfarė po ndodh me arsimin, kulturėn dhe integrimin e shoqėrisė ku jetojmė dhe punojmė. Dikush prej nesh duhet ta bėjė qė tė dali e vėrteta, pėr tragjedinė qė po ndodh pėrpara syve tanė
Nė pėrfundim dua tė sqaroj se ata qė do ta lexojnė kėtė shkrim do tė ndahen nė dy grupe. Grupi i parė do tė mendojė keq pėr mua, do tė mė akuzojnė se mos jam bėrė anėtarė i ndonjė partie politike, por do tė jenė tė gabuar, megjithatė ėshtė e drejta e tyre tė mendojnė ēfarė tė duan. Ndėrsa grupi i dytė do tė mė pėrkrahi, kėta janė miqtė e mi qė mė njohin dhe mė japin kurajo nė punėn time si gazetar dhe historian. Unė nė tė vėrtetė e kam shkruar kėtė shkrim pėr grupin e dytė, por qė i pėrket grupit tė parė pėr ta lexuar dhe tė gjitha kėto sigurisht “ia them nuses qė t’i dėgjojė vjehrra”. Dhe nė kėtė rast “vjehrra” ėshtė udhėheqja politike e shqiptare nė Maqedoni qė i uroj tė mos ketė “vesh tė rėndė”.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio