Studentet.info
Lajme : Zgjedhjet nė universitete, MASH: Ja rregullorja, presim sugjerime
Kyqur 12-09-2007 3:17:49 (2106 Lexime)


Zgjedhjet nė universitete, MASH: Ja rregullorja, presim sugjerime

TIRANĖ, 11 SHTATOR- Miratohet projekt-rregullorja pėr zgjedhjet e krerėve tė universiteteve, MASH nė pritje tė sugjerimeve. Rektorėt dhe dekanėt, kundėr rregullores. Kushtet e debatit pėr zgjedhjet nė universitete janė shterur dhe kjo pėr shkak tė rregullores qė ka nxjerrė MASH. Por kjo nuk do tė thotė se debati ėshtė kryer. Ai, sipas dekanėve dhe rektorėve tė Tiranės sapo ka nisur. Dilemat pėr zgjedhjen e dekanėve dhe rektorėve nė universitet, ato tė rejat dhe tė vjetrat janė shtruar me themel dhe presin njė rrahje idesh, alternativash pėr vendimmarrje


Kėshtu, projekt-rregullorja e re sipas sė cilės do tė bėhen emėrimet e reja, apo dhe do tė aprovohen emrat e vjetėr tė dekanateve dhe rektorateve, iu ėshtė dėrguar pėr shqyrtim institucioneve arsimore nė vend. Ana e mirė e kėsaj projekt-rregulloreje, sipas vetė dekanėve ėshtė fakti se pavarėsisht hyrjes nė fuqi tė ligjit, nė datė 1 korrik tė kėtij viti, nė tekst sėrish ka hapėsirė pėr sugjerime. Pasi aty pėrcaktohen qartė, mėnyra e parė dhe e dytė e seleksionimit, ndėrsa e treta lihet e lirė, pėr sugjerime. Projekt-rregullorja e zgjedhjeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė (IAL) u ėshtė dėrguar pėr konsultim institucioneve tė tilla nė vend, prej tė cilave Ministria e Arsimit dhe Shkencės pret edhe sugjerime. Sipas MASH, "projekt-rregullorja e dėrguar pėr konsultim nė institucionet e arsimit tė lartė publik, ka dy opsione pėr mėnyrėn e organizimit tė zgjedhjeve, pėrkatėsisht me dy e me tre raunde votimesh, si dhe njė opsion tė tretė, tė lėnė tė bardhė, nė mėnyrė qė institucionet e arsimit tė lartė t'i sugjerojnė MASH-it njė mėnyrė tjetėr".

Debati

Sipas tė njėjtit burim "projekt-rregullorja e zgjedhjeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė (IAL) pasqyron ligjin pėr arsimin e lartė, i cili ka hyrė nė fuqi nė 1 korrik tė kėtij viti. Ky ėshtė njė ligj i miratuar nga Kuvendi dhe askujt nuk i lejohet shkelja apo mosrespektimi i tij; pėrkundrazi ėshtė detyrė e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, por edhe e rektorėve dhe dekanėve tė zbatojnė ligjin". Nė njė nga pikat e nenit 21, tė Ligjit pėr Arsimin e Lartė, pėr zgjedhjet nė IAL, thuhet se: "Ministri i Arsimit dhe Shkencės, shpall ditėn e fillimit tė procesit zgjedhor nė institucionet publike tė arsimit tė lartė. Zgjedhjet zhvillohen sipas rregullores sė zgjedhjeve, tė pėrgatitur dhe miratuar nga institucionet e arsimit tė lartė, nė pėrputhje me kėtė ligj. Rregullorja e zgjedhjeve pėrcakton procedurat dhe kriteret pėr organizimin e zgjedhjeve nė tė gjitha nivelet, pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė. Ndėrsa, nė njė nga pikat e nenit 23, thuhet se rektori i njė institucioni tė ri publik tė arsimit tė lartė emėrohet nga Presidenti i Republikės, sipas propozimit tė bėrė nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės, me njė mandat njėvjeēar nė drejtim. Ky mandat mund tė pėrsėritet, por jo mė shumė se dy herė radhazi. Nga ana tjetėr, dekanėt kanė shprehur pakėnaqėsitė e tyre pėr hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji dhe tė nxjerrjes sė rregullores nga Ministria e Arsimit. Ministri i Arsimit dhe Shkencės shpall menjėherė, brenda njė muaji nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, zgjedhjet pėr autoritetet dhe organet drejtuese tė institucionit. Zgjedhjet do tė bėhen sipas procedurave tė kėtij ligji dhe rregullores sė zgjedhjeve. Rregullorja pėr zgjedhjet e para pėr autoritete dhe organe drejtuese pėrgatitet, sipas kėtij ligji, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nė konsultim me Konferencėn e Rektorėve. Institucionet publike tė arsimit tė lartė pėrgatisin bazėn ligjore tė nevojshme pėr organizimin e kėtyre zgjedhjeve tė para.

Kopshteve u mungojnė hapėsirat e mjaftueshme

Periudha e kopshteve mbetet njė nga ēastet mė tė vėshtira tė prindėrve, pasi zgjedhja nuk ėshtė e lehtė sepse shumė prej kopshteve nuk plotėsojnė kushtet, bėjnė tė ditur burime nga MASH. Kushti i parė, duhet qė ambienti tė jetė me tė gjithė komoditetet e deri te sistemi i rregullt i ajrosjes. Mė pas, sigurisht qė ėshtė stafi edukues dhe nė kėtė pikė ne akoma i zėmė mė shumė besė njohjeve sesa referencave. Gatimi apo mensa ėshtė njė problem mė vete, tė cilin duhet ta kemi si njė nga dobėsitė mė tė mėdha, sepse mosha e fėmijėve ėshtė e tillė qė ka shumė nevojė pėr kujdes, e sidomos pėr atė ushqyes. Njė fenomen tjetėr qė ndihmon disi nė gjetjen e njė alternative tė saktė pėr tė besuar fėmijėn tėnd pėr pjesėn mė tė madhe tė ditės, ėshtė dhe ai i kopshteve private. Reklamat janė nga mė tė ndryshmet dhe reklamojnė deri nė mėsimin e hapave tė parė nė gjuhėn shqipe apo nė pėrgatitjen parashkollore. Por, pėrveē ēmimit, kush ėshtė ajo qė na ndihmon apo na pengon nė njė zgjedhje? Por shumė prindėr do tė ishin mė tė qetė nė njė kopsht tė vjetėr, por me njerėz me tė cilėt vetė ata janė rritur, sesa nė njė kopsht mė luksoz me edukatore tė sapodiplomuara. Kriteret kryesore qė duhet tė plotėsojnė institucionet parashkollore: pėrfshirja e grupmoshave, personeli edukativ dhe objekti, tashmė janė shkelur.

Kushtet

Tė dhėnat nga terreni qė kanė bėrė inspektorėt e MASH kanė vėnė nė pah se nė disa prej institucioneve parashkollore shtetėrore gjendja ėshtė si para shumė vjetėsh, ndėrsa rrotull kopshteve shtetėrore kanė mbirė dhjetėra private. Ushtrojnė veprimtarinė e tyre duke edukuar fėmijėt shqiptarė, ca moderne e disa tė tjerė ashtu tė tejmbushur nė njė dhomė. Disa me kushte e disa tė tjerė nė bodrume dhe shumė tė tjerė nė katet e fundit tė njė ndėrtese. Dhe jo rrallė, pallatet janė tė banuara brenda ndonjė kompleksi tė mbipopulluar me njerėz, ē'ka ėshtė rreptėsisht e ndaluar pėr shkak tė rrezikshmėrisė sė jetės sė fėmijėve. Pėrkundėr kėsaj, s'ka pasur asnjė ankesė nga ndonjė prind nė dyert e ndonjė institucioni. Prindėrit nuk kanė trokitur kurrė nė zyrat e Ministrisė sė Arsimit tė pyesin sė paku, nėse institucioni ku i dėrgojnė fėmijėt e tyre ėshtė apo jo i licencuar. Disa nga kopshtet kuadrot i kanė tė pa specializuar dhe kjo ėshtė tejet e dėmshme pėr fėmijėt. Dukuria e reduktimit tė arsimit nga kopshtet shtetėrore nė ato private, ėshtė rritur nė mėnyrė masive. Zyrtarėt shpesh kanė pranuar se nuk kanė qenė nė dijeni pėr kėtė hap, nė mungesė tė ligjit pėr arsimin dhe aftėsimin privat ka qenė e kushtėzuar tė ndėrmarrė masa. Deri mė tani, sipas udhėzimeve administrative tė arsimin fillor dhe atij tė mesėm, duhet shtuar standardi i terreneve dhe hapėsirave pėr moshat e vogla. Nga ana e tyre, udhėheqėsit e institucioneve private pėrpiqen t'i margjinalizojnė kritikat qė i vijnė nga prindėrit e fėmijėve. Shumica e kopshteve hapen nė ora 7:00 e mėngjesit deri nė ora 18:00. Pagesa prej 80 euro nė muaj pėr disa prej prindėrve dhe fakti se fėmijėt ushqehen tri herė nė ditė, duken arsye tė forta "pėr t'i hequr qafe" fėmijėt edhe nė rastet kur kopshtet janė larg standardeve.

I.Kurtaj




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio