Studentet.info
Lajme : Studentja me SIDA, infekton dy persona nė Elbasan
Kyqur 12-09-2007 4:52:14 (2728 Lexime)


Studentja me SIDA, infekton dy persona nė Elbasan

ELBASAN, 12 SHTATOR- Shėndetėsia shqiptare pėrfshihet nga njė tjetėr skandal i dhurimit tė gjakut. Njė studente 22–vjeēare nė Universitetin e Elbasanit ka dhuruar me vetėdije gjak tė infektuar nga virusi vdekjeprurės HIV, duke shkaktuar dramė nė dy familje tė tjera. Si pasojė, njė djalė 2-vjeēar dhe njė i moshuar 74 vjeē i janė shtuar tashmė listės sė personave tė prekur nga sėmundja e shekullit. Ministria e Shėndetėsisė ka deklaruar se shkak pėr kėtė ėshtė bėrė kontrolli jo sipas standardeve tė njėsisė sė dhuruar dhe ka paralajmėruar se personat qė janė marrė me testimin e gjakut do tė kenė pėrgjegjėsi ligjore, por i ka zbutur tonet e ndėshkimit duke i paraprirė me faktin se mėnyra e testimit nė kohėn kur ėshtė dhuruar gjaku kishte shumė mangėsi.


Skandali
E dinte se ishte mbartėse e HIV/AIDS, por kjo nuk e ka penguar tė dhurojė gjak vullnetarisht. Hakmarrja e saj ka shkuar mė tej, duke gėnjyer me tė dhėnat e formularit tip qė plotėsohet kur dhuron gjak. Ngjarja ka ndodhur nė dhjetor tė 2005-ės, kur njė vajzė 22-vjeēare, studente nė Universitetin “Aleksander Xhuvani” tė Elbasanit ėshtė bėrė pjesė e nismės pėr tė dhuruar gjak, qė nė fakt pėrbėn skandalin e dytė tė infektimit me HIV nga gjaku. Kjo njėsi gjaku i infektuar dhe i pakontrolluar u ėshtė dhuruar dy personave qė kishin nevojė pėr tė, tė cilėt tashmė janė kthyer nė bartės tė HIV-it. Bėhet fjalė pėr njė djalė 2-vjeēar dhe njė burrė 74-vjeēar, tė cilėt e ēojnė nė 5 numrin e personave qė e kanė marrė sėmundjen e shekullit nga gjaku i pasigurt nė spitale.
Kontrolli
Skandali ėshtė zbuluar gjatė njė kontrolli rutinė pėr agjentėt infektivė tė transmetueshėm nėpėrmjet transfuzionit tė gjakut, tė njė dhurimi tė kryer nė muajin korrik nė Qendrėn Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut, nga ku u konstatua njė dhurues i dyshimtė pėr virusin HIV. Kjo mostėr u dėrgua pėr konfirmim nė laboratorin e referencės nė ISHP (Instituti i Shėndetit Publik), nė Tiranė. Pas ritestimit dhe konfirmimit, mostra e dhuruesit tė gjakut rezultoi pozitive pėr virusin HIV. Mė pas specialistėt e ISHP-sė bėnė gjurmimin e rastit dhe gjatė seancave kėshillimore me personin, rezultoi se kishte dhuruar edhe njė herė gjak nė vitin 2005. Gjatė muajit gusht 2007 u kryhen hetime epidemiologjike nė bankėn e gjakut ku personi kishte dhuruar gjak, ku u verifikuan tė dhėnat nė regjistrin e dhuruesve tė gjakut pėr periudhėn 2005-2007. Nga ky kontroll u konstatua se dhuruesi kishte dhuruar gjak nė dhjetor tė vitit 2005. “Nė bazė tė dokumentacionit, kjo njėsi gjaku ėshtė testuar pėr agjentėt infektivė tė transmetueshėm me anė tė transfuzionit dhe ka rezultuar negativė. Kjo njėsi gjaku dhe plazme u ėshtė transfuzuar dy pacientėve nė nevojė nė spitalin pėrkatės”, - ka deklaruar nė njė konferencė pėr shtyp, Zhaneta Tomēini.
Gjaku i pasigurt
Ministria e Shėndetėsisė e ka justifikuar kėtė skandal me mėnyrėn e testimit tė gjakut nė vitin 2005-ė. “Nė bazė tė hetimit epidemiologjik tė bėrė, u konkludua se arsyeja e mosevidentimit tė infeksionit ėshtė e lidhur me metodėn me tė cilėn testohej gjaku nė atė periudhė kohore, - ka sqaruar mė tej zėdhėnėsja e Shėndetėsisė. - Tashmė situata ka ndryshuar dhe nė Strategjinė Kombėtare pėr njė Transfuzion Gjaku tė Sigurt, zbatimi i tė cilės ka filluar dhe ndodhet nė fazat e realizimit nė praktikė, parashikohet centralizimi i testimit tė gjakut nė Tiranė nga e gjithė Shqipėria. Aktualisht, tė gjitha rrethet mė tė mėdha nė vend e testojnė gjakun nė Tiranė. Njė faktor tjetėr i mosidentifikimit nė kohė (2005) ishte edhe metoda e pėrdorur nė rastet e mungesės sė gjakut dhe testimit nė urgjencė tė tij me teste tė shpejta, praktikė qė tashmė ka ndryshuar dhe ėshtė bėrė mė e sigurt”. Mė tej ajo ka shtuar se Ministria do tė ndėrmarrė tė gjitha veprimet e duhura ligjore pėr nxjerrjen pėrpara pėrgjegjėsisė tė personit dhe personave tė pėrfshirė nė kėtė rast abuzim dhe tė rėndė. Ndėrkohė qė shifrat e personave qė janė tė infektuar me HIV/AIDS nė vendin tonė janė nė rritje. Vetėm pėr 6-mujorin e parė tė 2007-ės u konstatuan 20 raste tė reja, ndėrsa nė total bėhet fjalė pėr 232 persona.

Nga: Esmeralda Keta




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio