Studentet.info
Opinione : Welcome to Myzeqeja University!
Kyqur 15-09-2007 7:39:21 (1461 Lexime)

Welcome to Myzeqeja University!

Nga: Drini Imami

Ėshtė e dhimbshme tė ndjekėsh nga afėr zhvillimet dhe "produktet" e tranzicionit tė gjatė dhe kaotik nė arsimin shqiptar, tė tė gjitha niveleve. Universitetet duhet tė ishin paraprijėse tė zhvillimit dhe progresit, por pėr fat tė keq janė shndėrruar nė vatra korrupsioni dhe shterpėsie intelektuale, shkencore dhe shoqėrore. Nė vend qė ato tė luanin rol deciziv nė reformė dhe pėrparim, moralisht dhe profesionalisht, ato janė tė zhytura nė kapsllėk inovacioni dhe diare paudhėsish dhe dembelizmi. Dukuritė e mitėmarrjes dhe formave tė tjera tė shėmtuara tė abuzimit pranohen gjerėsisht si normalitete karakterizuese tė jetės universitare, ndėrsa fjala shkencė tingėllon e huaj.


Pikėrisht nė kushtet e njė krize tė tillė alarmante tė sistemit tė arsimit, qė duket sikur nuk alarmon askėnd nė "shtresat e larta tė kėtij vendi", vjen njė reformė e stėrtrumbetuar e qeverisė Berisha, ajo e universitarizimit tė mbarė Shqipėrisė. Diku, duke rritur numrin e studentėve nė universitete ekzistuese, diku duke licencuar universitete private nga Konispoli deri nė Vermosh, dhe pse jo duke hapur universitete tė reja publike si ai i shumėpremtuar i Myzeqesė (Myzeqeja University). Brenda pak vitesh, shtohet numri i universiteteve dhe studentėve me njė dinamikė qė do e kishte zili jo vetėm Evropa, por edhe Amerika.

Ndėrsa nė Suedinė e largėt nordike ėshtė hapur njė debat kohėt e fundit pėr tė ulur numrin e universiteteve. Kancelari i ri pėr universitetet nė Suedi, Anders Flodstrƶm, ka provokuar njė debat me deklaratėn e tij, ku sugjerohet qė numri i universiteteve nė kėtė vend tė ulet nga 16 nė 5. Madje, profesori i mirėnjohur suedez, Bo Rothstein, propozon qė tė mbyllet Universiteti i Uppsalės, njė ndėr mė prestigjiozėt nė Suedi dhe Evropė. E gjitha kjo me synim rritjen e cilėsisė dhe mbrojtjen e parimeve nė bazė tė sė cilave duhet tė funksionojnė universitetet. Ky debat pason njė debat tjetėr tė hapur mė parė nė lidhje me njė plan tė qeverisė pak kohė mė parė, pėr tė rritur numrin e studentėve me rreth 10% nė njė hark kohor disavjeēar, plan ky qė u kundėrshtua fort nga akademikė, me frikėn se rritja e sasisė mund tė dėmtonte cilėsi. Tė gjitha kėto debate dhe shifra lidhen me njė vend qė ka pothuajse trefishin e popullsisė sė Shqipėrisė dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, njė nivel shumė herė mė tė lartė zhvillimi ekonomik dhe financimi universitetesh. Vlen shembulli i Suedisė, meqenėse ėshtė konsideruar si njė ndėr vendet mė tė zhvilluara dhe reformatore, duke qenė edhe e para nė Evropė qė pėrqafoi epokėn e internetit dhe teknologjisė sė informacionit. Sidoqoftė, Suedia ėshtė vetėm njė nga shembujt e shumtė.

Sllovenia, njė vend i ngjashėm me Shqipėrinė pėr nga pėrmasat dhe background-i historik, numėron vetėm 3 universitete publike. Sllovenia karakterizohet nga njė ekonomi dinamike dhe ėshtė ndėr vendet me tė zhvilluara nė grupin e anėtarėve tė rinj tė BE. Vitin e shkuar, pas shumė pune u vendos qė tė hapej njė universitet i katėrt, privat, por si fryt i bashkėpunimit me sektorin publik dhe me financim tė pėrbashkėt. Nė Slloveni, reforma arsimore konsiderohet si relativisht e ngadaltė dhe planifikohet hapja e universiteteve tė reja nė tė ardhme, pėr tė cilat sigurisht qė duhen vite tė tėra pėr t‘u projektuar dhe krijuar nė kushtet e njė vendi normal.

Sigurisht qė mund tė thuhet se nėse Suedia do drejtohej nga udhėheqėsit tanė legjendarė akademikė (e kam fjalėn pėr Prof. Dr. Politikanėt Albanicum), numri i universiteteve do tė trefishohej brenda njė mandati qeverisės (duke pasur parasysh qė pėr fat Suedia ėshtė pak mė e zhvilluar se Shqipėria). Nė rastin e Sllovenisė, qeveritarėt tanė mbase do mjaftoheshin vetėm me dyfishimin e universiteteve si fillim, duke marrė shkas nga zhvillimi jo aq i madh sa Suedia.

Shqipėria, apo mė saktė qeveria shqiptare, ndjek njė strategji ambicioze, atė tė fenerit ndriēues tė Evropės. Mjafton njė VKM pėr tė hapur universitete tė reja, pėr tė rritur apo dyfishuar numrin e studentėve. Ndėrsa numrat rriten nė mėnyrė galopante, koncepti, madje dhe fjala cilėsi, janė bėrė gjithmonė e mė tė huaja pėr universitetet shqiptare. Absurditet dhe ēoroditje pa fund... Welcome to Myzeqeja University!





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio