Studentet.info
Lajme : Hapja solemne e Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė nė USHT
Kyqur 18-09-2007 2:53:12 (2018 Lexime)


Hapja solemne e Seminarit Ndėrkombėtar tė Albanologjisė nė USHT

TETOVĖ, 18 SHTATOR- Nė amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė, nė mėnyrė solemne u bė hapja e Seminarit tė Parė Ndėrkombėtar tė Albanologjisė. Nė kėtė manifestim madhėshtor, ishin tė pranishėm Kryeministri i RM-sė, z. Nikolla Gruevski, nėnkryetarėt e qeverisė Ymer Aliu dhe Zhivko Jankulovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Sulejman Rushiti, Ministri i Kulturės, z. Arifikmet Xhemaili, akademik Rexhep Qosja, kryetari i PDSH-sė, z. Menduh Thaci, Kryetari i PPD-sė, z. Abdylhadi Vejseli dhe fytyra tė shquara tė letėrsisė, gazetarė etj.




Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti bėri hapjen solemne tė Seminarit, me c’rast tha: “Kėtė takim tė dijetarėve, albanologė tė vendit e tė huaj, e bėn tė mundur Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe besojmė qė do tė jetė tradicional.

Ky seminar mbahet nėn patronatin e Kryeministrit tė Maqedonisė dhe me ndihmėn e qeverisė dhe ministrave gjegjės tė saj, dhe kjo dėshmon se nė kėtė vend po hapet hapėsirė pėr dijen dhe pėr kulturėn pavarėsisht prej etnive, sepse nė fund tė fundit, dija dhe kultura janė tė mira universale dhe u takojnė tė gjithė popujve.” Fjalė rasti mbanė edhe Kryeministri z. Nikolla Gruevski, Ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Sulejman Rushiti, Ministri i Kulturės, z. Arifikmet Xhemaili, Drejtori i Seminarit, prof. dr. Qemal Murati, Prorektori i Univeristetit tė Tiranės si dhe autori i “Nobelistėt e letėrsisė”, Avni Spahiu, libėr ky i paraparė nė kuadėr tė edicionit botues tė Seminarit.

Veprimtaria Seminari Albanologjik, qė organizohet pėr herė tė parė kėtė vit nė Tetovė, ėshtė fryt i bashkėpunimit nė fushėn e kėrkimit shkencor ndėrmjet Universitetit Shtetėror tė Tetovės, tė Tiranės dhe atij tė Prishtinės, e nė tė cilin do tė shpėrfaqen, pėrmes njė debati shkencor, rezultate, teza, pikėpamje a metodika studimore nė disa fusha tė studimeve albanologjike.
Seminari do tė zhvillohet nė Ohėr, nga 17 deri 23 shtator, nė Qendrėn e Kongreseve tė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”.

Pjesėmarrės nė seminar janė specialistė tė fushave tė ndryshme albanologjike nė gjuhėsi, letėrsi, histori, etnokulturė. Nė kuadėr tė Seminarit, pos ligjėratave, do tė zhvillohen edhe njė varg aktivitetesh si pėrurime librash, kurs i gjuhės shqipe pėr tė huajt etj.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio