Studentet.info
Opinione : Institucionet nuk kanė rrota partiake
Kyqur 21-09-2007 8:45:23 (1655 Lexime)

Institucionet nuk kanė rrota partiake

Ylber LILI

Tė shkruash dhe sidomos tė analizosh tė bėrat dhe tė pabėrat e politikės ditore ėshtė katėrcipėrisht e pamundur t'u bishtosh objekteve, subjekteve, shkaqeve, pasojave, logjikės, alogjikės, racionalitetit, irracionalitetit e kėshtu mė radhė. Megjithatė, nuk do tė thotė se mbetesh peng i kėtij vargu tė gjatė kundėrthėniesh. Mjafton tė provojmė qė pėrmes fakteve tė vijmė deri tek tė vėrtetat ose tė pavėrtetat. Kur ndodh pėrplasja e kėtyre dy nocioneve, kur shteron rrahja e mendimeve, apo debateve, shpifja bėhet vegėl e tė pavėrtetave, ndėrkaq e vėrteta nuk ka nevojė pėr avokaturė.
Kush janė tė vėrtetat dhe e anasjellta e kėtij nocioni? Sigurisht pėrgjigja nė kėtė rast i ngjan njė pemė me shumė degėzime. Ta ilustrojmė; sherri pėr ndėrtimin e Bibliotekės sė Tetovės qė ka gjeneruar banalitete pėrplas dy nocionet e lartpėrmendura. E vėrteta ėshtė se nė kuadėr tė ministrisė sė Kulturės nga buxheti i qeverisė janė aneksuar shuma parash qė kanė kaluar nė bankėn e ndėrtimit tė bibliotekės universitare nė Tetovė. Nė kėtė pikė oponenca politike(BDI-ja) nuk gjen asnjė presje pėr ta mohuar kėtė tė vėrtetė. Por, dardha e ka bishtin prapa!


. Parė nė planin politik ndėrtimi i institucionit nė fjalė, por edhe i tė tjerave qė janė punė e kryer shkon nė llogari tė partisė e cila tregoi vullnet politik, konkretisht PDSH-sė. Gjykuar nga ky rrafsh, oponenca pėr hesape tė saj politike pėrdor strategji pėr ta zvarritur dhe penguar njė projekt tė kėsaj natyre. Kjo ėshtė njėra anė e medaljes, sepse nga ana tjetėr flitet se ndėrtimi i Bibliotekės do tė hidhte nė erė njė tjetėr projekt me shuma tė majme eurosh qė ėshtė ekskluzivitet i komunės. Shikuar nga ky aspekt sherri pėr ndėrtimin e Bibliotekės mes ministrisė sė kulturės dhe komunės sė Tetovės nuk mund tė justifikohet nė emėr tė ligjit, por duhet shikuar nė disa plane.
Sė pari ēdo lloj justifikimi nga ana e Komunės nuk pėrputhet aspak me logjikėn elementare tė tė pėrceptuarit. Biblioteka universitare ėshtė njė investim kapital pėr shqiptarėt dhe si e tillė, tė gjitha alibitė e tjera janė aspak produktive.
Sė dyti rreth ngecjes sė kėtij investimi madhor pėr shqiptarėt zėrat komunalė qė flasin nė emėr tė ligjit duhet tė jenė mė seriozė dhe tė mos prodhojnė banalitete. Tė jeni tė sigurt nė muret e asaj biblioteke nuk do tė gdhendet emri i Xhemailit, as i Likės, apo kujdoqoftė tjetėr. Sė treti nuk ėshtė koha e pėrplasjeve tė kota pėr vetė faktin se Biblioteka Universitare nuk shndėrrohet pronė e asnjė subjekti politik, por do tė shėrbejė si trashėgimi brezash. Ky definicion ėshtė praktikisht i vėrtetuar. Fjala bie. Themelimi dhe ndėrtimi i Universitetit tė Evropės Juglindore ishte projekt i PDSH-sė. Ishte i tillė deri nė ditėn ku frenat nė dorė i morėn kuadrot universitarė. Ēfarė nuk u tha pėr atė projekt, ēfarė nuk u voll ndaj krerėve tė saj si arkitektė tė kėtij institucioni tė lartė arsimor, akademik dhe shkencor. Tė jemi korrekt, emrat janė tė skenuar nė fondin e sharjeve dhe fyerjeve, personazhet janė gjallė dhe shėndoshė, madje aktualisht janė mbartėsit e procesit akademik dhe shkencor nė atė Universitet. Nė kėtė rast e vėrteta nuk ka nevojė pėr avokaturė, ndėrkaq zhurmuesit e tė pavėrtetave sot e kėsaj ditė janė ne konflikt mė moralin e tyre. Gjithsesi, ēėshtja themeltare ėshtė gjetiu: UEJL-ja rezultoj se nuk ėshtė pronė e PDSH-sė, pėrkundrazi..... Pra, mirė apo keq varet nga gjykimi, ky institucion ėshtė lakmues edhe pėr vendet e zhvilluara, sikundėr UEJL-ja sot e mot mbetet nė funksion tė studenteve, akademikeve , shkencėtarėve, pra tė gjithė shoqėrisė sė kualifikuar. Po ashtu kanali i tretė nė gjuhėn shqipe pavarėsisht se u krijuan si rezultat i vullnetit politik tė PDSH-sė, nuk ishte projekt i ndėrtuar me rrota partiake, ai u la atje, ēėshtje tjetėr sesi u menaxhua me vonė nga oponenca aktuale.

3. Tė vijmė tek aktualiteti! Biblioteka universitare e Tetovės, Instituti Albanologjik, Teatri i Tetovės, zyrtarizmi i fakulteteve qė forcoi pozitat dhe kredibilitetin e USHT-sė janė projekte ku nuk tolerohet asnjė inat, apo meskinitet partiak. Vetėm nė kėto segmente nuk ka vend pėr demagogji, pėr qaramani, pėr akuza dhe alibi. Pse? Nėse do isha pjesė e oponencės do t'i kėrkoja hesap vetes pėrse me kaq vonesė po instalohet logjika e institucionalizmit. Por, nuk do tė guxoja nė emėr tė oponencės tė sabotoja pėrparimin, dijen, kulturėn, arsimimin e kėshtu me radhė. Ndoshta nė mėnyrė tė sforcuar, por do ia shtrėngoja dorėn kundėrshtarit politik tė paktėn pėr hir tė interesave madhore. Do ta merrja njė kurajo tė tillė edhe pėr njė tjetėr fakt, ngritja e institucioneve tė specializuara arsimore, kulturore dhe akademike rrit kredibilitetin dhe prestigjin e njė kombi, dmth bėn tė mundur ndėrtimin e sistemit tė vlerave, sikundėr pėrmes kėtyre urave krijohet statuja e qėndrueshme civilizuese dhe pėrparuese. Sot e gjithė ditėn mbetem idhtar se nė kėto hapėsira ka kualitete nė tė gjithė komponentet, fatmirėsisht me institucionet autoktone ata nuk mbeten "gjeni" tė vetmuar. Plejada e universitetit tė Prishtinės, tė Tiranės dhe kohėve tė fundit tė dy universiteteve tona, apo djem dhe vajza qė kanė mbaruar studimet nė kryeqytetet e Evropės nuk e kanė makthin e mykjes sė diplomave tė tyre. USHT-ja dhe UEJL-ja ėshtė kthyer nė njė "kantier" profesorėsh, pedagogėsh, hulumtuesish, ekonomistėsh, filozofėsh, juristėsh e kėshtu mė radhė. Me Institutin Albanologjik merr fund edhe shtegtimi i kuadrove tė talentuar dhe tė sprovuar nė fushat e tyre. Gjithashtu edhe Teatri i Tetovės duhet parė nga dy dritaret e dylbive, e para si institucion tejet i rėndėsishėm pėr artin dhe kulturėn shqiptare dhe nga ana tjetėr si strehės ku talenti shpėrblehet. Dikush mund tė thotė janė arritje tė PDSH-sė. Sigurisht, topi se luan! Megjithatė kėto institucione nuk janė karantinė, simpatizantėsh dhe partizanėsh tė kėsaj partie, por kualitetesh pa ngjyrime. Kjo ėshtė esenciale!

4. Edhe dy fjalė pėr bibliotekės e Universitare. Pa dashur aspak tė reduktoj rolin e pazėvendėsueshėm tė institucioneve tė lartpėrmenduara, Bibliotekėn e klasifikoj nė rend tė parė. Troē muhabeti ėshtė nevojė imediate, domosdoshmėri dhe trashėgimi pėr tė gjithė ne pa dallim bindjesh politike. Libri nuk refuzon askėnd, ai u pėrket tė gjithėve. Ndoshta kjo qasje nuk ėshtė sugjestive, por efektin e kryen. Tė paktėn jep kushtrimin; shqiptarėt nuk i kanė kusur askujt qė tė mbeten pa bibliotekė. Pazaret dhe inatet politike janė minore para kėrkesės imediate tė shqiptarėve pėr lexim dhe kulturim. Prandaj sabotatorėt duhet t'i japin udhė kėtij problemi madhor se ėshtė turp!. Ta ilustrojmė: del ministri i kulturės, na dėfton paratė, projektin, vendin e ndėrtimit dhe jep kushtrimin o burra ta ndėrtojmė sa me parė se mos na avullojnė paratė. Si pėr ironi tė fatit tė adhuruesve tė librit, autoritetet komunale shpejt e shpejt "qėndisin" ndonjė kartė pėr shtyp me fraza bla,bla,bla. Ēfarė paradoksi! Mirė oponenca politike ėshtė marrosur fare, por edhe ajo kategori, e cila fle me libėr nė shtrat i ėshtė mekur zėri. Ēudi! Si pėrfundim, autoritetet komunale dhe karikuesi i saj - kupola e BDI-sė duhet qė inatin politik ta kursejnė pėr diēka tjetėr. Qė tė mos e zgjasim, unė e kuptoj shqetėsimin e BDI-sė, e cila nė mėnyra iracionale, alogjike, pa asnjė shkak kėrkon t'ju kundėrvihet projekteve ku arkitekte ėshtė PDSH-ja. E ky nuk ėshtė patriotizėm! Dallimi nė kėtė rast ėshtė thelbėsor, demagogėt periferike elektrizojnė masa izolioniste, ndėrsa patriotėt me koncepte bashkėkohore ndėrtojnė institucione tė pėrhershme. Pėrkundėr kėtij fakti, jam i bindur, si i thonė - i vė duart nė zjarr se themelet e Bibliotekės se Tetovės nuk do tė ndėrtohen mbi rrotat partiake, ajo do tė ēimentohet dhe fortifikohet nė shėrbim tė tė gjithė shqiptarėve. Banorėt e saj do tė jenė tė pėrhershėm brez pas brezi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio