Studentet.info
Opinione : VARRTARĖT PSEUDODEMOKRATĖ TĖ LIRIRSĖ SĖ NJERIUT
Kyqur 25-09-2007 5:28:47 (1515 Lexime)

VARRTARĖT PSEUDODEMOKRATĖ TĖ LIRIRSĖ SĖ NJERIUT

Mr.Bashkim Aliu


Lindja e shtetit mė tė rij nė Ballkan- Kosovės ndiqet nga njė varg anomalish dhe pengesash, duke u nisur nga ato mė thelbėsore qė rrezikojnė tė ardhmen e tij, si qė ėshtė rasti me politikėn ruse qė orvatet ta kthen ndikimin e saj nė politikėn botėrore dhe marrjen e vendimeve nė llogari tė fatit tė njė populli tė shtypur dhe terrorizuar nga forca mė e errėt e Ballkanit dhe e historisė mė tė re tė njerėzimit Sėrbisė, e duke vazhduar, qė do tė thotė se ende nuk kanė vazhduar, me ato primitive tė tipit tė kufizimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut tė karakterit fetar, me pretekstin naiv se mos mendojė Evropa se ne jemi “muxhahedin’” apo se duam tė ndėrtojmė shtet islam nė Kosovė.
Qeveria e Kosovės, kėtė Ramazan, ua dha muslimanėve dhe opinionit pėrparimtar demokratik brenda dhe jashtė Kosovės, mesazhin mė tė keq dhe dhuratėn mė tė idhėt pėr iftar, atė tė ndalimit tė ushtrimit tė njė tė drejte tė garantuar nga tė gjitha aktet ndėrkombėtare dhe Evropiane tė tė drejtave tė njeriut, gjegjėsisht ndalimit tė mbajtjes sė mbulesės pėr vajzat muslimane nė shkolla.


Po qe se do tė folnim me gjuhėn e shkencės, do tė pyetnim:Vallė, a nuk ėshtė mėkat tė privosh njė vajzė nga shkollimi pėr shkak se ajo ushtron njė tė drejtė tė saj tė garantuar nga konventat ndėrkombėtare, gjegjėsisht pėr shkak se mban shami?! Kush do ta mbajė pėrgjegjėsinė nėse ajo vajzė nuk pranon ta heq mbulesėn, sepse ėshtė bindje e saj, sikur qė shqiptarėt nuk pranojnė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė, sepse kanė tė drejtė historike, jurudike dhe humane qė tė jenė tė pamvarur, dhe pėr kėtė shkak qeveria e vendit tė saj ose e pėrjashton nga shkolla nėse veē ka filluar mė herėt, apo nuk e len qė ta fillojė shkollėn?! A nuk ėshtė kjo thirrje pėr lėnie tė vajzės shqiptare muslimane analfabete dhe nė injorancė, ndėrkaq nga ana tjetėr me hipokrizinė mė tė madhe bėhet thirrje pėr shkollimin e femrės shqiptare. Si do tė shkollohet, kur asaj organet shtetėrore ia mbyllin dyert e shkollimit dhe e privojnė nga tė drejta tė saja tė garantuara me aktet mė tė larta ndėrkombėtare.
Zvarritja e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe zgjatja e bisedimeve tė palėve pėr Kosovėn, nxorri nė pah gjumin e thellė nė tė cilin kishte qenė elita politike kosovare pas intervenimit tė NATO-s, gjegjėsisht pas vitit 1999. Gjatė gjithė kėsaj kohe, elita politike kosovare vetėm paska pare ėndėrra tė mira se si do tė rrejdh qumsht e mjaltė kur do t’ua sjellin tjerėt pavarėsinė, e jo se ata vetė duhet tė punojnė pėr ta arritur atė.
Krahas kėsaj, qė kur ėshtė themeluar qeveria e pare e Kosovės sė pas luftės, ka qenė vetėm cak kritikash dhe symbol i servilitetit, apo promotore e politikės “tė shohim ēka do tė thonė tjerėt”. Vetė nuk a mund tė merr kurrnji vendim, e me kėtė shihet se nuk e ka bė mall edhe popullin nga vota e tė cilit janė zgedhur, por karierėn e tyre politike janė munduar ta ndėrtojnė me hyzmet hakikat ndaj UNMIK-ut dhe puthje tė dorės sė kryeadministratorit.
Si opinioni i brendshėm po ashtu edhe faktori ndėrkombėtar janė paditės tė qeverisė kosovare pėr korrupsion tė pėrmasave shqetėsuese, gjė qė tregon pa pjekurinė e tyre pėr tė bėrė politikė dhe pėr tė ndėrtuar shtet. Me kėtė, ata i bėjnė njė shėrbim extra qeverisė sė Beogradit, e cila nė mes tjerash, thirret edhe nė paaftėsinė e institucioneve tė Kosovės dhe korrupsionin e lartė, pėr ta mohuar tė drejtėn e shqiptarėve pėr tė bėrė shtet nė Kosovė. Dhe ja, edhe njė hallkė tjetėr e zinxhirit tė turpit dhe dėshtimit tė qeverisė kosovare:Ndalimi i mbajtjes sė mbulesės sė trupit nga ana e vajzave muslimane nė shkolla. Kjo e shton dyshimin edhe ma tepėr, se a thua qeveria kosovare din ēka bėn dhe ēfarė potezash luan, a ėshtė e vetėdijshme pėr pasojat e veprimeve tė kėtilla sharlatane dhe pėr imazhin e shtetit tė rij qė duam tė gjithė ta krijojmė? Me siguri, kjo ėshtė edhe njė argument plus se ata as qė kanė haber me tė drejtat e njeriut dhe ende nuk janė liruar nga komplekse tė vlerės sė ulėt. Megjithatė, edhe kjo ndalesė nuk do tė mund tė jetė fajtor kujdestar pėr moszgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe gjendjen e rėndė ekonomike tė popullatės nė Kosovė, si dhe as qė do ta mbulojė korrupsionin dhe paaftėsinė e qeverisė kosovare aktuale pėr tė udhėhequr.

Mendoj se shkaqet kryesore tė vendimeve tė kėtilla tendencioze dhe jo njerėzore, janė dy: 1) Klasa politike kosovare, ato qė janė ashtu si janė, realisht janė njerėz tė cilėt kur kanė qenė tė vegjėl kanė vėnė shamia tė kuqe nė qafė dhe janė bėrė pionierė tė Titos. Kjo ideologji ka pjellur vazhdimisht te ata ndjenja antifetare dhe i ka orientuar kundėr fesė. Kjo do tė thotė se ata e kanė urrejtur Jugosllavinė si neokolonizatore tė Kosovės, por ideologjinė komuniste dhe qėndrimin e saj ndaj fesė, e kanė miratuar dhe pėrmbajtur fuqishėm; 2) Pėrralla se perendimi ėshtė i krishterė, dhe ne pėr tu afruar me tė, duhet tė mos tregohemi fetar, e disa kanė shkuar edhe mė larg sa qė kanė thėnė se duhet ndrruar edhe fenė.
Na do ose jo perendimi, ėshtė produkt i mendjeve jo tė rregullta dhe subjekteve tė dėshtuara tė cilėt nuk kanė ditur tė udhėheqin me popull, dhe kėtė paaftėsi janė munduar ta kamuflojnė me muhabete tė kėtilla boshe.
Perėndimi ėshtė shumėngjyrėsh, edhe pse tradicionalisht ėshtė i krishterė. Mirėpo, sot nė perendim ke ateist, besimtar, krishterė, muslimanė, budist etj. Nga ana tjetėr, perėndimi e ka kaluar periudhėn e mostolerancės fetare, ashtu qė nė shoqėritė perendimore ėshtė krijuar njė hapėsirė solide e lirisė fetare. Sė kėndejmi, pretekstet e fshehjes ė fesė nga perėndimi janė tė zymta dhe pa domethėnie.
Perėndimi qartė ka treguar se ēka nuk don:Nuk don njerėz tė korruptuar, udhėheqės tė dėshtuar, elemente kriminele, etj, ndėrkaq tė gjitha kėto janė te klasa politike e jot e njerėzit fetar.
Ėshtė vėrtet interesante, njė virus i njejtė vazhdimisht e sulmon klasėn politike shqiptare nė tė gjitha trojet tona etnike. Kėshtu, nė Shqipėri sa herė qė ish kryeministri shqiptar nuk kishte me ēka t’i mashtrojė shqiptarėt pėr gjendjen e rėndė ekonomike, sajonte probleme qė ta tėrhek vėmendjen e opinionit. Ai u vėrsulej ashpėr dhe bėnte si i pėrdhosur kundėr disa organizatave islame me pretekst se ato e bėjnė financimin e tyre elementeve ekstremiste nė vend dhe janė nė lidhje me grupacione tė cilat merren me terrorizėm ndėrkombėtar. Mirėpo, edhe kjo nuk i ndihmoi, sepse popullata e pa se prej tij nuk del gjė, pėr atė edhe e rrėzoi nė zgjedhjet e fundit parlamentare nė Shqipėri. Pra, sikur u shkon pėr dore kėtyre tonėve qė fajtor kujdestar ta kenė muslimanin dhe fenė nė pėrgjithėsi.

Pėrndryshe, mbajta e mbulesės nga ana e vajzave muslimane, bie nė tė drejtat themelore tė ushtrimit tė fesė, e drejtė ko e miratuar nė aktet mė relevante ndėrkombėtare dhe evropiane.
Kėshtu, nė nenin 18 tė Deklaratės sė pėrgjithshme mbi tė drejtat e njeriut, thuhet:”Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirin e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare”.
Nė nenin 9-Liria e mendimit, ndėrgjegjes dhe fesė, pika 1 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut thuhet:”1.Secili ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, tė ndėrgjegjes dhe tė fesė; kjo e drejtė nėnkupton lirinė pėr tė ndryshuar fenė ose bindjet, si dhe lirinė pėr tė shfaqur fenė e vet ose bindjet qoftė individualisht, qoftė sė bashku me tė tjerė, publikisht ose privatisht nėpėrmjet kultit, arsimit, praktikave dhe kryerjes sė riteve”.
Pseudodemokratėt kosovarė e kanė humbur drejtimin nė prag tė bėrjes sė shtetit tė mė tė rij nė Ballkan. Qė nė agim tė ditės sė shumėpritur nga gjithė shqiptarėt, ata lėshuan tym tė zi nė horizont duke mos respektuar as tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut. E me kėtė nuk fitohet besim tek evropianėt se kėta farė demokratė na qenkan hakikat demokratė, por administrues tė paaftė tė cilėt nuk dinė tė udhėheqin.

Deklaratat e tipit se me kėtė parandalohet tentimi pėr tu krijuar pėrshtypja se nė Kosovė pėrgatitet shtet Islam, pėr atė edhe ndalohet mbajtja e mbulesės nė shkolla, vetėm se e devalvojnė personalitetin dhe institucionin e atyre tė cilėt e thonė kėtė.
Po ashtu, nga ana tjetėr, veprimet e kėtilla tendencioze qė bien ndesh me thelbin e demokracisė, dhe deklaratat qė dėgjohen aty kėtu nė viset shqiptare nga disa mediokritete se nė me kėto poteza e fitojmė simpatinė e evropianėve krishterė, ėshtė akuzė e rėndė pėr vetė evropianėt. Do tė thotė se deklaratat e kėtilla paushalle i paraqesin evropianėt si jo tolerant, fanatik dhe ekstremist fetar, kundėrshtues tė dialogut ndėrfetar etj. Ndėrkaq, tė gjitha kėto, Evropa energjikishtė ėshtė duke i luftuar.
Nėse duhet tė jemi tė pėrcaktuar pėr integrimet euro-atlantike, si qė bėrtasin gojėn plotė politikanėt tanė, atėherė kjo duhet tė pėrfshijė ēdo sferė, gjegjėsisht nėse vendin e kemi nė Evropė dhe nė miqėsi me SH.B.A-tė, klasa jonė politike duhet ta dijė se nė kėto vende qė i kanė shndėrruar nė “kible” tė tyre, edhe pse dyshojė se kanė kible tjetėr jashta interesit material, pushtetit dhe korrupsionit, shkollat janė pėrplotė vajza muslimane me mbulesa. Shkollat e Washingtonit, Londrės e Brukselit nuk i kanė privuar vajzat muslimane pėr shkak mbulesės si qė ka vepruar qeveria e Kosovės, qė do tė thotė se busolla nuk i punon, “kiblen” nuk ua ka treguar, ndėrkaq vetė ata nuk dijnė ta gjejnė, sepse janė analfabet.

Bashkim_aliu@hotmail.com
www.bashkimaliu.com




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio